Genc Pollo ka kohë që po përpiqet ta bindë Bashën se ai pa Pollon nuk hap dot dyert në Perëndim. Dhe këtë radhë e gjeti fabulën. Në Bruksel mbahet SpeakUp3, një Konferencë e BE për Ballkanin Juglindor dhe Turqinë, lidhur me lirinë e shtypit dhe problemet e medias në rajon.
Pollo e mori me nge. Sapo mori vesh për Konferencën, i shkroi një email të gjatë Lulit për rëndësinë e saj dhe se si aty mund të denonconte Edi Ramën. I vetmi problem ishte që PD duhet të paguante shpenzimet e Pollos, pasi mezi kishte rregulluar të ishte i ftuar. Biles për ta bindur Lulin që kjo kishte shumë rëndësi, shtoi që nga qeveria nuk është ftuar askush.
Më në fund arriti tek vendi ku mbahej konferenca. Filluan të flasin komisioneri Hann dhe zv. kryetarja e Parlamentit Europian, Lunaçek.
Fjalimet e tyre ishin të përgjithshme dhe në disa raste përmendin Turqinë si problem për lirinë e shtypit dhe arrestim botuesish.
Pollo nis Twitter nr.1: Konferenca e BE SeakUp3. Dënohet arrestimi i botuesve të medias, Becchetti, kryeredaktor i Zaman etc…Rama- Meta në fokus si dhunues të medias.
I kënaqur doli në kafe. Kërkoi kafe të zezë me qumësht, dhe u soll nëpër holl. Nuk po i fliste njeri. Hyri prapë brenda. Po fliste Lunaçek. Po përmendte problemin e kontrollit të medias në Turqi. Pollos i shkrepëtiu një ide.
Të nisë Twitter nr.2: Konferenca e BE SeakUp3. Në fokus kontrolli i mediave. Rama- Meta kontrollojnë shumicën e mediave në Shqipëri….
Kjo e kënaqi më shumë.
-Tani kanë për t’u çmendur, tha. I vura përpara.
Ndërkohë i çoi një sms Lulit: “Shiko pak Twitter-in tim. Nxirr dikë në konferencë për shtyp”.
Doli sërish jashtë. Kamarieri kishte nxjerrë disa lëngje frutash dhe fruta të freskëta. Mori një gotë dhe filloi ta pijë gjithë qejf.
-Ça të shkruaj ndonjë gjë tjetër, tha me vete. Ju kujtua tradhtia e Sandrit. I shndritën sytë.
Twitter nr.3: Konferenca BE SeakUp3. BE e shqetësuar për lirinë e medias në Ballkan dhe Shqipëri. Rama- Meta po blejnë median, Klan TV, leja 13 kate, Laguna Blu etj….
Hyri sërish brenda. Po fliste Remziu. Zakonisht ua jepte fjalën turqve, se ata kishin probleme. Po jepej një sekuencë filmi ku tregohej se si një pronar i ri gazete në Turqi disa ditë para zgjedhjeve, kishte marrë kontrollin në redaksi dhe i kishte nxjerrë në rrugë gazetarët kritikë.
-E gjeta, tha me vete.
Twitter nr.4: BE SpeakUp3. BE e shqetësuar për kontrollin e biznesit mbi median. Rama- Meta transferojnë “Ça thu” tek TV Klani…BE në alarm….
Ndërkohë nga Tirana i mbërrin mesazh nga Luli.
“Të falenderoj për punën që po bën aty. Këtu po pritet me shumë interes. Nuk e dinim që mund të bënte kaq punë vizita jote atje. Hallall lekët e biletës.”
Pollo u kënaq. Doli sërish tek holli i kafes. I zuri syri drejtorin e ri të AMA-s në Tiranë.
-Nuk kam shkruar për këtë, tha, dhe ju kujtua Endira e tij, që tani duhet të ishte bashkë me të këtu.
Twitter nr.5: BE SpeakUp3. BE e shqetësuar për Endirën. BE ndjen në ajër mungesën e saj në Bruksel. Rama- Meta kanë uzurpuar AMA.
Më në fund erdhi dreka dhe pjesmarrësit dolën të gjithë të hanë. Duke hapur telefonat, të gjithë po shikonin Twitter-in e Pollos.
-Ku i degjove këto, se nuk i tha askush aty Brenda, i tha një gazetar.
-Po ku di unë mo burrë, se nuk isha Brenda, i tha Pollo. Po në shqip i kam bërë, nuk i kuptojnë keta të huajt, mos u mërzit. Kam marrë biletat nga PD, po nuk mi kanë paguar lekët dhe thashë ta kem të sigurt që mi jep Luli kur të kthehem, se duket që i kam bë punë.
-A, shumë mire, i tha gazetari. Futi dhe një Twitter që ke takuar komisionerin Hann, se ishte ai burri që u ngatërruat pak më parë duke hyrë për në tualet, që nuk i le radhën.
– Mirë e ke, tha Pollo, dhe ja nisi të shkruajë prapë.
Twitter nr.6: BE SpeakUp3 në Bruksel. Takim me komisionerin Hann. Rama- Meta nuk duhet të na provokojnë, se kur të më kujtojnë mua duhet ta bëjnë në brekë…
-Të pëlqen, i tha gazetarit?
-Ky është Twitteri më i saktë, i tha ai, se të pashë që ishe lagur qëparë kur dole nga tualeti pas komisionerit Hann.