Pas valës së protestave që ka filluar tek komuniteti i gazetarëve dhe shoqërisë civile kundër iniciativës së kryeministrit për të rikthyer shpifjen si vepër penale, Sandri është kundërpërgjigjur me një deklaratë në “emër të gazetarve të TV Klan”:
“Të nderuar shpifës dhe shpifëse me pagesë.
Kam 24 orë që dëgjoj dënglat tuaja, rreth rikthimit të shpifjes si vepër penale. Unë në fillim nuk kam pasur besim tek kjo qeveri dhe kam qenë skeptik, se ky do ta kthente pas Shqipërinë, por tani, pas dy vjetësh, jam plotësisht i bindur se Doktori ka lënë pasardhës të denjë.
Ju që bëni sikur keni ankesa për shpifjen si vepër penale, jeni një tufë plehrash, që kërkoni të konsideroni vepër penale, faktin pse kam fallsifikuar unë një copë letër për të marrë një copë tokë. Ajo u quakërka vepër penale, kurse ju që thoni Sandri ka grabitur toka, nuk doni të merreni të pandehur.
Unë jam nga ata njerëz që kam bërë burg për shkak se shpifja quhej vepër penale, dhe atëhere isha i ri dhe pa vizion për të ardhmen.
Doktori më futi në burg se kishim shkruar se tanket e ushtrisë po iknin drejt veriut, në kufi me Kosovën. Por sapo dola nga burgu, e kuptova që shteti kishte të drejtë dhe shkova i kërkova të falur Doktorit. Ai më mori me vete në një udhëtim në Kinë dhe patëm kohë që t’i shpjegohesha dhe të më mirëkuptonte pse isha nxituar që kisha sharë qeverinë. Që atëhere se kam bërë më kurrë atë gabim dhe nuk do ta bëj sa të jem gjallë.
Ju që sot dilni rrugëve e bërtisni për këtë, jeni një tufë k…që s’keni provuar as burg dhe as punë. Ju jeni mësuar të merrni rrogën duke ja fut ndonjë shkrimi kot aty dhe dukeni si intelektualë. Mediat tuaja nuk kanë qenë kurrë konstruktive dhe nuk kanë ndihmuar në zhvillimin e Shqipërisë.
TV Klan është e vetmja media që është gjithnjë në anën e progresit dhe zhvillimit, duke ndihmuar qeverinë në çdo hap që hedh, edhe pse shpesh nuk kuptohet nga populli dhe sa herë mbështesim ne qeverinë, ajo rrëzohet.
Jemi ne ata që kemi ndihmuar qeverinë t’i tregojmë ku të investojë, ku të hapi rrugë të reja, ku të ndërtojë fshatra turistike, ku të japë leje për pallate etj. Kjo është media e vërtetë, media që nxit zhvillimin dhe mbështet qeverinë të ecë përpara. Ju jeni një tufë parazitësh, që meritoni më shumë se sa burg, që të vini mend.
TV Klan do të jetë në krah të qeverisë në këtë nisëm dhe do të dënojmë çdo gazetar apo punonjës të kolektivit tonë, që do të tentojë të mbajë qëndrim kritik me qeverinë ndaj këtij akti madhor, që do t’u japë fund akuzave që më bëni mua dhe qeverisë për korrupsion.
Sandri!”.
Z Frangaj,jeni shum I apasionuar,per te xhvatur pronat private dhe ato publike..Por te jemi koshient,se menyra se si ja arrin qellimit, per mua do te mbetet nje mister..Jam I bindur,se natyra juaj si nje grabites I famshem I pronave, nuk ka kufii.juve zoteri keni aftesine
ti terhiqni pas vetes Kryeministrat, me shum se mvartesit e tyre..Neqoftese do te jet e vertete se dhe kryeministrin Rama e keni future ne xhep,do mbetesh model “klasik” unikal ne bote;; vetem per te vjedhur pronatt..
Hahaha, sa shume shpifesa paska!
Q..robt..!! Ti rruni trapin Rames..se sa te jete ne anen time. e ka te sigurte opoziten..!!!
mbyllja te ishte jo “Sandri” por “te fala Sandri -t “
Thone qe Sandri ka dhe nje prone ne Korce tek Konsullata e Rumuneve, do te jete mare edhe me drogmene. Te jete e vertete c,do gje ben vaki me kete myteber te perkedhelur nga qeverite qe ju ri ngjitur si muti pas kepuceve……….