Kunati përgatit fjalimin e Lulit para punëtorve të ARMO

10 Nëntor 2015, 21:05Antena TEMA

Luli vendosi të dalë në bazë në Fier, dhe takimi i radhës ishte me punëtorët e rafinerisë së naftës.

Kunati kishte vendosur që në këtë tur, të godiste në dy drejtime kryesore, në privatizimet e gabuara që lënë rrugëve punëtorët, dhe në korrupsionin e qeverisë, që kanë lidhje me këta pronarë.

Kunati e kishte qarë fjalimin, pasi e kishte bërë fjalim tip për çdo rreth dhe ndërronte vetëm vendin ku shkonte Luli.

“Të dashur punëtorë.

Jam këtu mes jush, për të dëshmuar mbështetjen që Partia Demokratike ka për ju dhe vemendjen që ajo ka për problemet tuaja.

Ashtu si në çdo ndërmarrje tjetër, edhe tek ju, qeveria ka bërë një krim të rëndë. Ajo shiti pasurinë e këtij populli për një copë bukë, duke ua falur mafiozëve të lidhur direkt me zyrën e kryeministrit….

(Brohorima në shesh. Punëtorët thërrasin të ekzaltuar “Luli, Luli”…Dëgjohen diza zëra: “Ky po ja q.. robt Doktorit”)

Luli vazhdonte fjalimin.

Unë jam pranë jush, pasi e di mirë çdo të thotë që një kryeministër dhe familjarët e tij, miqtë e familjes së tij, të vjedhin dhe plaçkisin një ndërmarrje të tillë, që menaxhon gjithë pasuritë e nëntokës së naftës shqiptare. Unë e di mirë se çfarë revolte ndjeni ju për këtë akt të shëmtuar të qeverisë…

(Brohorima në shesh. “Luli, Luli”… “Të thashë unë që s’ka më lidhje me Shkëlzenin ky- i thoshte një punëtor, tjetrit- Po ja plas në fytyrë Shkëlzenit”.)

Unë më shumë se kushdo tjetër, e di mirë se çfarë marifetesh ligjore janë bërë për t’iu rrjepur ju, për të na rrjepur ne, për ta lënë këtë popull pa kafshatën e bukës në gojë. Ata që me studio ligjore që shkojnë deri në Azerbaixhain, po grabisin naftën shqiptare, një ditë do ta paguajnë….

(Entuziasmi arrin në kulm…Punëtorët filluan të qajnë nga gëzimi. “Ama mo vëlla se s’duam as rrogë, as bukë, vetëm që na kënaqe, ja plasi një herë në fytyrë atij Doktorit për çfarë na ka bërë”, ngriti zërin një punëtor…”Lere mo Doktorit po ky ja plasi dhe Argitës- u hodh tjetri- ky është burrë”)

Luli, i cili po fluturonte nga entuziasmi, pa nga Kunati. Ai ju afrua pak tek veshi.

-Kujdes, tha, se është fjalim tip dhe këta po kujtojnë sikur ti po sulmon Doktorin dhe Argitën për privatizimin e ARMO, ndaj janë kaq entuziastë.

-Ashtu, tha Luli i prerë në fytyrë! Po e mbyll me takt.

-Bë sikur buzëqesh, i tha Kunati, të mos kuptohet.

-Nesër ku do shkojmë?

-Në Rrëshen, do flasim kundër këtij koncesionit për Rrugën e Kombit.

-Ok, ma përgatit fjalim të fortë, i tha Luli.

 

2 komente në “Kunati përgatit fjalimin e Lulit para punëtorve të ARMO”

  1. Ujku i zi says:

    Ha ha ha. Kjo ishte me e bukura.

  2. ne punetor i ARMOS says:

    E lexova kete shkrim, por halli jone nuk eshte i tille qe te tallesh ti o patrioti im, se dhe une permetar jam si ty. por une si punetor i ARMOs, dhe ti si nje gazetar qe ke shkruajtu per ARMMON nuk duhet ta politizosh dhe as te besh shkrime per inat te ndonjerit. ajo qe kerkojme ne punetoret e ARMOS eshte nje ndihme qe duhet te na jepni. ate qe s’na e japin sindikatat e politizuara. se po mbushen kater muaj pa rroga dhe se kryeministri juaj i preferuar i kerkon pagesat e dritave dhe ujit etj, duhen paguar edhe shkollat e femijeve, por edhe duhet te hame. ne nuk kenaqemi me humorin bajat ne kete shkrim. duam rrogat dhe pune te punojme. megjithate falemindrerit sido qe ta kuptoni kete koment ju dhe fansat e gazetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje