Meqë nesër është e dielë, dhe sipas zakonit, banorët e “Lagunës Blu” mund të qëllojnë me vezë vilën ekzistuese të Sandrit, ky i fundit ka marrë një sërë masash, që sulmi të mos përsëritet.
E para, ka hapur me shpejtësi gropën ku do bëjë ndërtimin e ri, kështu që pritet që protestuesit të tërhiqen tek gropa e re, dhe jo tek shtëpia e vjetër.
E dyta, ka marrë masa ta rrethojë shtëpinë ekzistuese me rrjet nejloni dhe të fillojë ta lyejë, me qëllim që vezët të mos depërtojnë më.
E treat, ka porositur kryeministrin t’i lërë një patrullë policie 24 orë në dispozicion tek vila ekzistuese, me qëllim që të mos afrohet askush nga protestuesit. Për të bërë dallimin nga policia Breçani, që është policia private që hap gropën, Policia e Shtetit do rrijë brenda në veturë, që të mos ngjajë si 21 Janar.
E katërta, ka vendosur pas një takimi me Fevzon, që nëse sulmi përsëritet, atëhere do të ndodhë një gjë që do të trondisë vendin dhe mbarë opinionin publik. Fevzua i është zotuar se nëse ndodh përsëri ajo që ndodhi të djelën e kaluar, ai do t’i lërë mënjanë gjithë punët e rëndësishme, panairin e librit, udhëtimet jashtë shtetit, bisedat telefonike me burra shteti, dhe do ulet të shkruajë një libër për “Lagunën Blu” dhe historinë e saj, dhe do mbajë një qëndrim të ashpër ndaj protestuesve.
-Po më detyruan të shkoj deri këtu, ata do t’i bëj të turpërohen gjithë jetën me atë libër, i premtoi Fevzo.
Sandri e falenderoi, po ju lut që ta bënte të shkurtër, që të kishte mundësi ta lexonte.
E pesta, i ka kërkuar Jarit të rrijnë dy prokurorë dhe dy gjykatës të gatshëm, një në Kavajë dhe një në Tiranë, për çdo rast, nëse i duhet ndonjë vendim gjykate tjetër kundër protestuesve.
Pasi mësuan rreth planeve të Sandrit, protestuesit hoqën dorë nga protesta me vezë dhe vendosën që herë tjetër të përdorin shishe me benzinë.
na myten maloket!
hajt ne bythe e keni, doni edhe fshat turistik ju fshataret e pasunuem
e fatmuto ashtu osht
po ik kruje po ta mbajti