Sot ishte ditë e bukur dhe Jari vendosi të dilte shetitje nga Liqeni. Por, meqë ka harruar të ecë, thirri rojet dhe bëri makinat gati. Rruga nga Vila e tij për tek Kodra e Liqenit lidhet me rrugën ku kalojnë këmbësorët për shetitje nga Liqeni. E gjitha është rreth 500 metër rrugë.
-Shef, të provojmë të ecim me këmbë, i tha roja, se afër është. Kemi dhe rast t’ia palsim zemrën qeverisë, t’i themi që jemi të fortë.
-Jo jo, unë nuk jam stili i Doktorit, i tha Jari. Ai kur donte të mërziste Edi Ramën, hipte në majë të Dajtit mes dobërës dy ore, ose rrinte në ujë një orë. Unë kam stilin tim si ja plas zemrën kundërshtarëve. Duhet të ecim me makina.
-Si urdhëron, i tha roja, dhe bëri gati 4 makinat që shoqërojnë Jarin.
-Duhet të respektojmë njerëzit, tha Jari, të ecim ngadalë si ata.
-Dakord, tha shoferi.
Më në fund hyri në rrugën e mbushur me qindra njerëz. Shpejtësia ishte 5 km në orë, thuajse sa njerëzit që shetisnin.
Një grup femrash të moshës së mesme i hapën rrugën makinës së policisë.
-Qeka bo dhe ky Edi Rama si ato malokët e Salës, ja lëshoi njëra. Dalin policët gjujnë nga Liqeni me makina.
-Qyqa, qeka dhe një i madh tek makina tjetër, tek ai Benzi, tha tjetra. Kishte dhe femër brenda.
-Hajt moj Bukrie kshu shkoi mundi jonë, kot. Ne punojmë, këta shetisin me kurva nga Liqeni me makina, se nuk u del rruga të ecin me këmbë.
Jari e dëgjoi dhe u zu ngushtë. Donte të hapte xhamin ta shikonin që nuk ishte Rama, po ai. Por hezitoi. Duke ecur më poshtë, sërish një grup tjetër grash.
-Njëra nga ato ja nguli sytë Jarit dhe po e shikonte.
-Ua, ku e kam pa këtë tipin unë me! Është njëri që ka qenë kamarier tek “Flutura”. Kur është bo me Benz të mirë ky me! Qyqja, paska shit drogë më duket. Ky dukej dhe i urtë.
Jari u vu prapë në sikelt dhe e kapi një dëshirë të hapte dritaren dhe të prezantohej. Por sërish u frenua.
Më poshtë i zurën rrugën një grup gocash të reja. Ato bënin sikur nuk e shikonin makinën dhe nuk e hapnin rrugën.
-Bjeri borisë, i tha Jari shoferit.
-Jo shefo, këto dun t’i prekësh pak me makinë që të bëjnë si të nxehura e të hyjnë në muhabet.
Jari u skuq.
-Kush ti ka mësuar ty këto, i tha?
-Krenari kështu ua bënte, tha shoferi për ish- shefin e rojeve.
-Mirë mire, ec, tha Jari, bjeri borisë.
Shoferi i ra pak borisë dhe vajzat kthyen kokën të gjitha dhe ja ngulën sytë Jarit.
-Emo xhaje, s’të pëlqejmë nga pas, i tha njëra nga ato dhe ja bëri me shenjë me gishtin e mesit, duke e sharë.
-Ec pak më shpejt, i tha Jari, se qenkan të çmendura.
Ndërkohë para tyre u shfaq një grup pleqsh komunistë. Kishin vënë dhe shalla të kuq në qafë me rastin e 8 Nëntorit dhe po shkonin tek vendi ku u themelua “Debatiku”.
Sapo panë makinat e policisë dhe Benzin filluan të brohorasin “Edi Rama, Edi Rama”, “Parti Enver, jemi gati kurdoherë”…duke menduar që ishte eskorta e kryeministrit.
Shoferi që u vu në siklet, hapi xhamin dhe u tha.
-Ngadalë, nuk është Edi Rama, është Jari.
-Jo more, tha një nga pleqtë. Na kishin thënë që ky djali ka mbrojt shokun Enver me armë në dorë, por se besuam. Hallal qumështi i nënës. Jo si ai harrami jonë, që s’na lë as të mbajmë fotografinë e tij në varreza.
Shoferi e mbylli xhamin i turpëruar, ndërsa pleqtë përshëndesnin me grusht Jarin.
-Këta se hapin rrugën, i tha shoferi, po më mirë zbresim se nuk biem në sy mes tyre.
-Jo jo, tha Jari, se më shikojnë që do vë lule tek varret e anglezëve dhe më bëjnë gjëmën.
jari si gomari me mire mos jepni lajme per te e dine per te vdekur ne fakt ai ka vdekur me kohe
Epo kur ka dhe Jari eskort
Ti dhjesh mustaqet kesaj pune
Jari po bente prova qe ta dinte se kur te ngordhe si do hishte kortezhi qe do e conte ne Share.
PO LERE O MERO TE SHKRETIN GJYSEM NJERIU ESHTE MOS DO TA FUTESH NE DHE PARA KOHE