Deputeti 3K sqaron të rinjtë "si te bëhen milionerë", në të ardhmen

9 Nëntor 2015, 21:03Antena TEMA

Deputeti 3K mblodhi sot të rinjtë e FRESSH, për të diskutuar mbi vizionin e tij për të ardhmen e rinisë shqiptare.

Përpara tij ishin një grup të rinjsh të FRESSH, që ishin mbledhur të dëgjonin dhe sidomos të mësonin nga përvoja e tij politike.

U ul hijerëndë në karrike, mbështeti dy duart mbi tavolinë, me një buzëqeshje që i lundronte shkujdesur mbi buzë duke mos e komanduar dot, dhe qeshi me vete.

-Ç’doni të dini nga mua? Ë ë ë ë, ç’doni të dini? Si ishte rinia ime? E mrekullueshme ka qenë. Hahahaha…

Të rinjt po e shikonin me vemendje.

-Kur isha sa ju, isha sekretar i Rinisë së Fakultetit, pastaj kur isha sa Joleza, isha anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Rinisë….

-Ç’domethënë kjo, e pyeti një i ri. Çfarë detyre është?

-Ha ha ha, nuk e dini ë. Domosdo, s’keni nga ta dini. Është si të jesh në Kryesinë e FRESSH sot, por atëhere kishte shumë rëndësi, se një Byro ishte.

Pastaj vendosa t’i përkushtohem naftës dhe shkova në Fier. Që aty më lindi dashuria për naftën dhe u thosha të rinjëve gjithnjë, se do vij një ditë që unë do ta drejtoj naftën shqiptare..Pastaj u bëra sekretar i Parë i Fierit për rininë.

-Çfarë detyre është kjo, e pyeti prapë një i ri?

-Hahahaha, nuk e di ë. Është si të jesh sot kryetar i FRESSH të Fierit, po atëhere një kryetar kishte.

Që atëhere u binda se ky popull ka nevojë të udhëhiqet. Dhe më në fund ja arrita kësaj dite. Sot po e udhëheq këtë popull dhe do ta bind që s’ka kush ta udhëheqë më mirë se unë.

Sot ju kam thirrur se do t’u jap disa materiale ti plotësoni, pasi kemi nevojë për ju që të shtojmë anëtarësinë dhe ti shpërndani këto formularë kudo. Do t’ua çojmë me email dhe ju duhet t’i printoni dhe plotësoni për gjithë shokët që njihni. Është një punë e madhe dhe serioze. Është një detyrë që ma ka ngarkuar mua kryetari i PS dhe duhet ta mbyllim me sukses. Aleatët e mi të vetëm jeni ju, se me këta të vjetrit nuk merrem dot vesh. Ju jeni ata që duhet të mësoni kapitalizmin shqiptar, dhe duhet të ndiqni shembullin tim “si të bëheni milionerë”

-Si të bëhemi zoti deputet, i tha një i ri, të bëhemi deputetë një herë?

-Jo biri im, i tha deputeti 3K, mirë është të bëhesh milioner një here, pastaj deputet, se bën më kollaj vota. Po u bërë deputet, bëhesh kollaj milioner, por unë po ju tregoj rrugën e vështirë.

-Të mbjellim hashash, u hodh një i ri tjetër, se ne e dimë që ju jeni pro.

-Jo biri im, s’keni moshë për punë ju, ju vetëm mund ta shisni. Porosisni prindërit për atë punë….

Ndërkohë që deputeti 3K fliste, u njoftua për dorëheqjen e minstrit Naço dhe me qetësinë që e karakterizon, vuri dorën në kokë, nguli vështrimin e përhumbur diku larg, qëndroi disa çaste pa folur duke krujtur kokën dhe pastaj shpërtheu në një të qeshur histerike.

-Ha ha ha ha ha ha …Po çdo të thotë kjo? Kjo është një broçkullë, ja ç’është kjo.. …

-Cila, zoti deputet, ju drejtua një i ri?

-Që paska ikur një ministër nga qeveria se nuk është i korruptuar! Broçkulla…

-Po ju si mendoni, e pyeti studenti, pse ka ikur?

-Hahahaha…pse ka ikur. Po dihet pse ka ikur. Nuk lë njeri të vjedh në këtë qeveri unë, ndaj ikin…hahaha.

3 komente në “Deputeti 3K sqaron të rinjtë “si te bëhen milionerë”, në të ardhmen”

  1. kurkushi says:

    3K= Koco-Kokedhima-Kurva.Kemi degjuar qe ka gra kurva por ky eshte burre kurve.

  2. Prologu i një vjedhjeje tjetër në emër të kombit_ says:

    Mos e shani Kocon, por shani Ramen, qe e ka kapur Koco prej me se 15 vitesh dhe e vjel ne menyre porfesionale. Qe nga rruget e Tiranes, qe i jepte Rama e deri tek vjedhja profesioniste qe i ben naftes shqiptare e aseteve te tjera.

    Bile gjithe zbulimet arkeologjike te Apollonise, vendeve te tjera antike dhe ikonave Koco Kokedhima ka bere nje bande me hajdute antikiteti, qe i paguan me rroge tek Albpetroli dhe kane mbi dy vjet qe vjedhin per llogari te tij.

    I sygjeroj prokurorise te kontrolloje katin e siperm te pallatit te Kocos, se do te gjeje antikitete e ikona te vjedhura ne permasa skandaloze.

    Por te nderuar socialiste te lodhur, KOCO KOKEDHIMA KA PER T’JU MARRE PARTINE SOCIALISTE dhe do te shenderrohet ne nje Sali Berishe te dyte.

    Prisni dhe shikoni.

    Mos thoni qe nuk ju thashe.

    Kur te ndodhe me coni e-mail: [email protected]

  3. vari teneqer says:

    Shkrim pa lidhje… ordinerllek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje