I dashur Doktor!
E lexova me vemendje reagimin ndaj emërimit të djalit tim tek Lojërat e Fatit. Janë ca vese që vdesin me shpirtin dhe ti nuk mund ta lije të të ikte ky rast, ndaj të falenderoj shumë.
Unë u përpoqa nën mësimet e tua ta edukoj djalin dhe ta mësoj si të çaj në jetë, por ai nuk më ka dëgjuar kurrë. Kur nuk zinte dot të dashur kur ishte i ri, i kam pas thënë, “provoje një herë me ndonjë kushërirë sa të mësohesh”, se s’u bë qameti, po ai nuk pranonte, se ishte djalë me namuz.
Pastaj kur mbaroi studimet jashtë shtetit dhe u kthye në Shqipëri i thashë të rregullon babi në punë si sekser, se e njoh kryeministrin, por s’më dëgjoi. I thashë mos t’i përkushtohej punës dhe zanatit që kishte mësuar, se siç e dimë unë e ti, s’ka parë njeri hair nga zanti, as unë dhe as ti i mjekësisë. Të dy politika na ka mbajt gjallë, por s’më dëgjonte. I thashë puno si sekser, kap ndonjë biznesmen që do tendera, toka në bregdet, tek Gjiri i Lazit, në Vlorë, shiko vëri ndonjë gjobë këtyre që kanë marrë konçesione hidrocentralesh dhe rafinerish nafte, p.sh në Cërrik, por ai donte punën e vet.
Pastaj erdhi puna që do martohej me një vajzë që donte, dhe e kundërshtova. I thashë shiko ndonjë që ka studio ligjore se e lidh unë me kryeministrin dhe u marrim përqindje për çdo firmë që hedh kryeministri, por nuk më dëgjoi, shkoi u martua me atë që i ishte fiksuar.
Kaloi kështu mbi 10 vite punë të përditshme profesionale, dhe ishte aq i njohur në fushën e tij të IT, sa ti e emërove drejtor të IT për 6 vite, edhe pse mua më kishe ngrirë si bashkëpuntor.
Tani duan t’i ngarkojnë një punë të bezdisshme të formalizojë lojërat e fatit, duke i futur në rrjet për shkak të zanatit që ka. I thashë mos e prano këtë punë. Ka lezet siç kanë qenë kur i kishte në dorë djali jot, ku gjysma ishin pa licencë dhe bëje para sa të doje. Nuk më dëgjoi dhe vazhdoi përsëri.
Tani të besoj se kur rriten fëmija prishet shtëpia. Mua s’më ka dëgjuar asnjëherë sa herë kam dashur t’i them të lërë punën dhe zanatin e tij dhe të bëhet sekser, ashtu si ty s’të ka dëgjuar kurrë, sa herë i thoshje mos u merr me demontim se do vrasësh njerëz, mos u merr me shitje tokash se do na telendisësh, mos u merr me gjoba për koncesione rafinerish se do detyrohesh t’u kthesh lekët, e sa, e sa raste të tjera. Por fëmijët s’të dëgjojnë, s’ke çu bën.
Ç’të të them tjetër i dashur Doktor. Atë që të bën fëmija s’ta bën Perëndia. Nuk di a të kujtohet kur para tre vjetësh hape me gërma të mëdha RD, se djali im kishte shtypur tre dele me makinë, nga të cilat, dy shpëtuan dhe një humbi jetën. Të kujtohet me siguri. Djali e kujton dhe sot dridhet nga makthi. Unë i them, “të keqen babi mos u mërzit”, wshtë aksident teknolgjik, gjëra që ndodhin, djali i Doktorit vrau 26 vet dhe plagosi 200 të tjerë e si thotë njeri gjë, vetëm i qajnë hallin”. Po ai akoma dridhet nga frika dhe i del ajo delja në gjumë. Djali jot e bën gjumin top, dhe s’ka faj, se s’ka shtyp asnjë dele.
Që ta mbyllim këtë muhabetin e djemve, duhet thënë se kemi dhe ne pak faj. Mua në kohë të lirë gjithë jetën djali më ka parë duke luajtur shah, duke lexuar ndonjë libër, ose duke ikur në ndonjë hotel me kazino, dhe ja ku përfundoi, inxhinier IT për lojra fati. Yt bir të ka parë gjithmonë duke folur, kë të vrasësh, kë të zhdukësh, kë të qërosh dhe përfundoi zbërthyes fishekësh e bombash. Kemi dhe ne fajet tona.
bravo filip,artikull i qendisur per merak!
Shume pergjigje burrnore. Balle per Balle.
Krimineli Berisha perflet cdo njeri, por Filip Cakulli e ka gozhduar.
Shpresojme qe Familja me e urryer ne Shqiperi te perfundoje ne Burg, perndryshe ai do i haje perseri Socialistet nje nga nje, duke filluar me Blushet e Kompani qe shiten kollaj.
Dje keto hidheshin si akuza, sot hidhen per humor. Nuk ke faj Filip se nuk ke si ta justifikosh qe yt bir do jete mjelesi i lojerave te fatit.
E ka mire Filipi qe dardha, nen dardhe bie. E kane te lidhur fatin si familje, me kazinote: cdo dite i biri fiton leke nga to, i jati i luan ne kazino.
po tamam dardha nen dardhe …edhe i biri filipit fix si i jati qe e ka ber “Fix Fare” mjet perfitimi…duke ju bere presione miletit …per ca para…mjere ata qe skan su te shohin dhe te kuptojne se ku po rrukullisemi cdo dite …
Eshte mero autori o njerez, ka marre rolin e filipit. Mos lini nam, akoma nuk jeni mesuar me antenen
Jane kara o iTe fala nga j
Je i madh Filip ?
Ke faj që nuk e ke detyruar djalin të dëgjojë. ?
Pershendetje Filip!Nje ironi kaq therrese dhe realiste njekohesisht,nuk kam lexuar ndonjehere…..
Po “hajduti”… s’ka faj?
Ky shkrim duhet botuar nga te gjithe mediat shqiptare.
Nuk merr vesh ndryshe Sali Berisha.
Ka hyre ne cdo familje si lugat.
Ore Filip,ai djali yt ka faj,per ato qe nuk te ka degjuar te bente paudhesite qe i rrefenje,po ai qe i ka bere te gjitha paudhesite,nuk ka faj.Ah more Filip Cakuli,e bere si atij qe i vodhen lopen e qe te gjithe e ngarkonin me faj,ndersa ate qe e vodhi,nuk e beri askush fajtor.
Po ke pare ti se Saliut i p[elqen ky kendveshtrimi yt i gjerave.Kete rradhe me siguri e ke te “shenuar” emrin ne listen per ne kryesi te partise dhe ne listen per deputet.
Me ne fund te shkriu Saliu.
Je i madh Filip Cakuli!
A jo more jo, thua e lexon ndonjë Prokuror (megjithse e di që e kanë shumë të vështirë) këtë letër për këto delikte të vogla që ka bërë ky djali i këtij burrit, që rastësisht vrau 26 vetë në Gërdec dhe plagosi 200 e ca të tjerë, mes të cilëve dhe fëmijë.
Shume mire ia ke kthyer qenit plak
Po ku degjon doktor trapi o Lipe_ C-lodhesh kot me ate paranoiak …._
Pas 25 vjetesh qe dr.mortja shperfytyroi,kuseroi,plackiti deri ne asht dhe kriminalizoi dhe perdhunoi nje shtet te tere,ne syte e tere njerezise ,jashte e Brenda Shqiperise,,,me duket nje perkedhelje e padobishme gjuha (ndonese plotesisht e sakte )e Filipit.
Me mostren brekedhjere ben dobi vetem nje gjuhe tjeter,,,ajo e shpates se Damokleut,dmth e ndeshkimit te pameshirshem te ligjit.KAQ.
zoti filip gomarin duhet ta goditesh nga koka sepse po e godite nga bythet thote c,jane keto daulle qe po bien
qe te besh gjumin top ,duhet te hedhesh ne ere baxhanakun e babit , e jo te shtypesh nje dele…
Eh mor adash,po djali i doktorit ka një hall të madh,por asnjeri nuk ja qan.Harruat kalin që ja rrëmbeu Sadija?
haha
Bravo. Nuk kam lexuar ndonjehere shkrim me te bukur se ky.
O Zymbo.Ke tallur b… me doktorin per 25 vjet dhe vazhdon akoma.Budallaleqet e tij kane sherbyer dhe si burim humori.E ke prishur ne kete shkrim qe ka guxuar te krahasosh Zhanin me ate mongolo sllavin,Gjithnje ke bere nga njegabim te vogel.
Shiko, shiko se ç’paske hequr o z.Filip. Berisha të ka patur pranë në partinë e tij, të caktoi edhe kandidat për deputet. Pastaj të ngriu si bashkëpunëtor, por ama djalin ta paska bërë drejtor, për gjashtë vite. Helbete është inxhinier i zoti. Zakonisht fëmijët e zotë, që studjojnë në përëndim, pak si vështirë të kthehen, nëse punësohen atje sipas profesionit. Djali yt është kthyer, tonët jo, sepse Berisha përballë të cilit qëndruam gjithmonë, afërmëndësh të na i fuste në punë, pale drejtorë, ndërka djalin tënd e bën edhe Berisha, që të ka ngrirë, edhe Rama që të ka shkrirë. S’ke ç’bën, do ta kalosh edhe këtë vështirësi. Sukses djalit!
o Lipe, po ca merresh me ate plak matuf, qe ka pjelle nje race te tere te qelbur…
O lipe o legen sa gjoba I ke vene ketij populli me ate fiks faren. Burre palaco. Po mos u merzit se pas veshit e ke…