Kunati hidhet në sulm pas problemeve me ujin në Bovillë

23 Nëntor 2015, 19:44Antena TEMA

Shirat e fundjavës kanë turbulluar ujëmbledhësin e Bovillës dhe Tirana po vuan krizën e fortë të ujit. Situata është dramatike sidomos në spitale, por dhe në familje të shumta, të cilat janë ndeshur papritur me këtë problem.

Kunati vendosi ta shfrytëzojë këtë rast për t’u hedhur në sulm në emër të opozitës.

Mblodhi me urgjencë disa deputetë të PD t’u shpjegonte situatën dhe të bënin gati fjalimet për në Kuvend.

I pari që ju shfaq ishte Aldua.

-Ti Aldo do ngrihesh dhe do akuzosh Erion Veliajn që në vend të na udhëzojë si të gjejmë ujë për të pirë dhe të larë, na udhëzon çdo mëngjes si t’i shmangemi ujit, shirave dhe përmbytjeve. Këtu s’kemi ujë në shtëpi, ai na thotë si t’i shmangemi ujit në rrugë.

-Patjetër, tha Aldua, e them unë, po kam hall mos e marrin për direktivë demokratët dhe sa herë bie shi, dalin e lagen nga inati i Erionit.

-Thuaj siç ta thashë unë, i tha Kunati, se nuk janë gjithë demokratët si ty. E kuptojnë ata.

-Dakord, i tha Aldua. Po e them .

Pas Aldos ju shfaq Flamuri.

-Dëgjo ti Flamur, i tha. S’do merresh më me Saimirin, po me Erionin. Do ta akuzosh që ka lënë popullin e Tiranës pa ujë dhe njerëzit nuk kanë me se të lahen.

-Or ti fol një herë me atë burrin, mos na jep udhëzime kot, i tha Flamuri.

-Po ça ka këtu për të fol me atë burrin, i tha Kunati.

-Po se sot është e hënë. Deri të shtunë që duhet të lahen njerëzit, ndoshta rregullohet uji. T’i themi ndonjë gjë tjetër.

-Po shko mor thuaj këtë, se nuk lahet gjithë Tirana të shtunë si ty, i tha Kunati.

-Mua më merr të keqen se lahem të enjte që kemi séance, i tha Flamuri, por thashë në përgjithësi.

I treti ju shfaq Ed Halimi.

-Ti duhet të ngresh një padi ndaj Erionit për cenim të së drejtës themelore për të pasur ujë në shtëpi, i tha Kunati. E drejta për ujë garantohet nga OKB. Duhet të ngresh patjetër një padi.

-Po mo padinë e bëj unë, tha Halimi, po duhet ta arsyetojmë ndryshe.Unë them ta shikojmë nga pikëpamja politike, si një tendencë e Veliajt për të ndalur ndonjë grevë urie të opozitës, ku lejohet vetëm uji. Me këtë akt, ai synon të shmangë grevat e urisë.

-Lere këtë pjesë se do ta thotë Doktori, tha Kunati. Ti vetëm ngri padi.

-Dakord, tha Halimi.

Pastaj radha i erdhi Jozit.

-Ti Jozi duhet të ngresh një akuzë të forte,…gjeje vet ti.

-Ca me thanë mar burrë, që ky Velija mban në punë në Ujësjellës njerëzit e Lulit . Veç kjo duhet me thane, po më vjen marre.

-E mire, mos fol fare, i tha Kunati.

Dhe në fund ju drejtua Rulit.

-Ca të themi ndonjë pikante për këtë punën e ujit?

-Ca të them unë djalo! Këta socialistët kanë atë parrullën, që nuk duan as ujë, as drita, vetëm të mos zihet Rama me Metën. Kështu që nuk bën fajde kjo mungesa e ujit, meqë ata duken mirë këtë javë. Këta demokratët në opozitë, kanë huq tjetër. Dhe kur kanë drita hedhin në erë shtylla, dhe kur kanë ujë prishin ujësjellësat. Kështu që e vetmja gjë që mund të thuhet është se Erioni ka sabotuar opozitën, se e ka prishur vet ujësjellësin dhe ne s’kemi çfarë të prishim këtë javë.

3 komente në “Kunati hidhet në sulm pas problemeve me ujin në Bovillë”

  1. msh says:

    Nuk thuhet Aldua por Aldoja.

  2. nasi says:

    Ne nje pike ska te drejte kunati se muli kur ishte ne fshat lahej dy here ne vit-kur vinte pranvera dhe hynte vjeshta

  3. rimii says:

    Me kujtohet para disa vitesh qe vetm per mungesen e ujit ne spital ne 4-5 ore eshte mbledhur urgjent bordi dhe ka shkarkuar drejtorin dhe stafin drejtues,mungesa per 2-3 dite eshte pa problem se eshte koha per te rilindur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje