Ja tetë vendet ku dështuan sulmet e ISIS në Tiranë

22 Nëntor 2015, 19:06Antena TEMA
Ja tetë vendet ku dështuan sulmet e ISIS në Tiranë

Në një njoftim urgjent të orëve të fundit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka njoftuar hartën e re ku ISIS ka anuluar goditjet në Shqipëri, pasi ka dështuar për shkak të punës së organave tona të sigurisë.

Në njoftim thuhet:

“Burime të sigurta të shërbimeve tona sekrete, pas një pune të palodhshme në mbrojte të qytetarëve, ka arritur t’u japë atyre një hartë të re, ku ISIS është sprapsur nga objektivat e tij për të kryer sulme terroriste.

Këshilli i Sigurisë është i lumtur të njoftojë se sot ISIS ka pasur plane për të sulmuar Shqipërinë në tetë pika të ndryshme, por sulmet janë anuluar.

Pika e parë ka qenë “Bregu i Lumit”. ISIS kishte vënë në shënjestër barakat e romëve tek “Bregu i Lumit”, si dhe disa shtëpi afër tyre. “Bregu i Lumit”, siç i thërrasin ndryshe rrjedhës së mesme të lumit të Tiranës, është një zonë me banorë ende të pastabilizuar, të cilët kanë refuzuar të bëhen bashkëpunëtorë të ISIS dhe për këtë qëllim, ISIS i ka shpallur ata armiq dhe i ka vënë në shënjestër për t’i ekzekutuar. Sot sulmi u shmang me sukses. Kundër ISIS u moblizuan jo vetëm shërbimet tona sekrete, por në bashkëpunim me Zotin lart në qiell, bëmë të mundur daljen nga shtrati të lumit të Tiranës dhe i fshimë nga faqja e dheut, gjithë banesat e romëve aty dhe shtëpitë rrotull, në atë mënyrë që ISIS u tërhoq me turp nga sulmet. Bashkëpunimi ynë me Zotin tregoi që ISIS është i pafe dhe armik i Zotit.

Objekti i dytë i sulmit ka qenë hyrja e autosdradës Tiranë-Durrës. Terroristët donin të sulmonin në një pikë nevralgjike, ku ndahen rrugët e Veriut nga ato të Perëndimit dhe Jugut. Por, dhe këtu plani dështoi. Shërbimet tona të sigurisë edhe me ndihmën e Zotit, arritën ta bëjnë të pakalueshëm këtë aks.

Objekti i tretë i sulmit ishte lagjia “Don Bosko”. ISIS e ka në objektiv këtë lagje, edhe për shkak se ajo ka marrë emrin e një prifti italian. Lagjia është e mbipopulluar dhe nuk ka asnjë xhami. Shërbimet tona të sigurisë u njoftuan për sulmin dhe e bënë atë të pamundur. Rruga që nga “Unaza e Tiranës” deri në fudn të “Don Boskos”, u bë e pakalueshme nga ujrat dhe ISIS u detyrua të tërhiqet me turp.

Objekti i katërt i sulmit ishte “Qendër Kamzë”. Duke qenë se Kamza popullohet kryesisht nga banorë nga Veriu, ISIS kishte ndërmend të bënte akt terrorist në qendër të qytetit, për t’i kujtuar Mziut se, përveç rrugës “Berisha”, duhet dhe një rrugë me emrin ISIS. Por dhe këtu forcat tona të sigurisë, në bashkëpunim me Bashkinë e Kamzës, ja dolën ta ndalojnë sulmin, duke e mbushur me ujë dhe duke e bërë të pakalueshme qendrën e Kamzës.

Objekti i pest i sulmit ishte “Pallati me Shigjeta”. Edhe aty ISIS ishte i fokusuar tek pjesa e tregut të Gabit, e cila tenton të fyejë kryesisht imazhin e racës rome. Forcat e sigurisë, sa u vunë në dijeni, bllokuan zonën duke e mbushur me ujë dhe duke e bërë të pakalueshme. Shumë rroba të tregut të Gabit, ato që janë kryesisht firmato, do t’iu shpërndahen si ndihma banorëve pas përmbytjes.

Objekti i gjashtë i sulmit ishte “Komuna e Parisit”. Aty parashikohej dhe atentati më i madh në gjithë Tiranën, pasi ajo është komuna simbol i Parisit, në Tiranë. Edhe aty synohej të kryheshin disa sulme në kafenetë e lagjes. Të pasigurtë se cila kafene ishin planifikuar të sulmoheshin, forcat e sigurisë, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, arritën ta bllokojnë rrugën nga fillimi në fund, për të shmangur çdo lloj atentati.

Objekti i shtatë i sulmit ishte Ura e Mifolit në Vlorë. Ajo është ura kyç që lidh Vlorën me pjesën tjetër të Shqipërisë. Terroristët synonin ta izolonin qytetin e pavarësisë. Por ndërhryja e shërbimeve tona bëri të mundur rritjen e Vjosës, daljen e saj nga shtrati dhe bllokimn e urës. Terroristët dhe këtu u tërhoqën me turp.

Sulmi i tetë dhe më i frikshmi është që ai parashikohet të zhvillohet në ndeshjen e femrave Shqipëri- Francë, që do luhet në Tiranë. Forcat tona të sigurisë po konsultohen me shërbimet e motit më të specializuara në botë që të sigurohen a do ketë shi a jo atë ditë, me qëllim që të anulojnë ndeshjen dhe t’i nxjerrin huq terroristët.

5 komente në “Ja tetë vendet ku dështuan sulmet e ISIS në Tiranë”

  1. tfgs1 says:

    objekti i 9-te,marmida e ZIKES.
    Ketu sigurimi shqiptar nuk mundi nuk arriti te mbroj ”objektivin”,ISIS e beri kolotrypida-n e Zikes nga XXXL ne tourbo………..

    1. cervelo says:

      ketij tfg-se ia ka fuck cervelon keta te isis se per dhjame dashi …..me duket se sheh endrea dereziu(mavria).

  2. Lexues says:

    Bravo autorit. Kisha kohe qe nuk kisha lexuar nje artikull me humor te holle tipik anglez dhe me lot kam qesh. Jo lot ne menyre figurative, por me LOT haahaaa. Nga nje fytyre serioze qe kisha kur fillova ta lexoj kalova ne te qeshur, sidomos te pjesa kur shkruhej “ne bashkepunim me Zotin”. Bravo!

  3. Ubs says:

    Jeni bo tamam mihane! Hajde seriozitet hajde… Nqs du ne qesh ziti Baze, lexoj RD dhe zerin e popullit. Shikoj tv klan apo top channel…

  4. Ubs says:

    Jeni bo tamam mihane! Hajde seriozitet hajde… Nqs du me qesh zoti Baze, lexoj RD dhe zerin e popullit. Shikoj tv klan apo top channel…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje