Pse deputeti “Kaubojs” hoqi dorë nga makina e Al Paçinos

19 Nëntor 2015, 20:20Antena TEMA

Siç kishte njoftuar vetë kur u bë deputet, “Kaubojsi” kishte blerë makinën e Al Paçinos, me të cilën luan tek filmi “Kumbari”. Makinën e ka blerë për 80 mijë euro në një ankand në Romë. Ditët e fundit ai është parë të shkojë në Kuvend jo me makinën e Al Paçinos, por me një veturë tjetër të tij. Ja si i përgjigjet ai interesit të gazetarëve për këtë vendim.

“Unë kisha digju që kulegët e mij deputetë ishin mafioza dhe kriminela dhe vendosa të vij në parlament me makinën e Al Paçinos. Ajo është makina kur Al Paçino në film shkon takon Papën. Është shumë e famshme dhe më ka zili gjithë Italia.

Por kur erdha në parlament ditën e pare, çfarë nuk më zunë sytë. Kishin të gjithë makina mbi 100 mijë euro. Nuk u besova syve.

-Këta kulegët e mi deputetë, thashë, qenkan të paparë. Unë jam biznesmen 20 vjet, këta me makina të shtrenjta. Unë blej makinën e njeriut më të famshëm në botë si mafioz, 80 mijë euro, këta të gjithë mafioza anonimë me makina nga 100 mijë euro.

Atëhere vendosa të mos e marr më makinën e Al Paçinos.

Arsyeja e parë përse nuk ja vlen ta marr në parlament është, se ai ai është burrë i njohur, mafioz me nam, dhe e ka shit makinën 80 mijë euro. Këta nuk i njohin as në katundet e tyre, dhe i kanë makinat mbi 100 mijë euro.

Arsyeja e dytë është se, Al Paçino është bërë i njohur në gjithë botën se ka drejtuar një mafia që ka mundur shtete, kurse këta kulegët e mi janë ca shtetarë që duan të konkurrojnë mafien. Dhe kështu që nuk dua ta fyej makinën.

Kam dhe një arsye të të tretë që dua ta bëj publike, se nuk e mbaj dot. Kur vendosa të bëhem deputet, duke ardh nga biznesi, mendova se do t’iu tregoja këtyre deputetëve si të bëheshin të pasur. Tani po e kuptoj se unë kam nevojë të mësoj si të bëhem i pasur.

Por, kryearsyeja është se me kushtet që po vë PD për ligjin e dekriminalizimit, kam frikë se do shtojnë dhe pikën se kush ka blerë makina nga mafiozë të njohur, duhet të lërë mandatin. Miku im Bylykbashi më siguroi se këtë pikë nuk e shtojmë, se Doktori ka mbajtur tre vjet makinën e një vrasësi nga 1997 deri më 2000, por unë nuk i zura besë. Mbi të gjitha nuk dua të telendiset Al Paçino në parlamentin shqiptar, duke më parë mua të bëj analizat e shurrës, për të vërtetuar jam apo nuk jam mafioz, kur dihet që të gjithë nejrëzit që shikonin makinën e tij e bënin shurrën në pantallona nga frika.

Për gjithë këto arsye nuk ja vlen që unë të vij në parlament me makinën e Al Paçinos, pasi është fyerje për një mafioz që e adhuron gjithë bota, të konkurrohet nga disa mafiozë që i njohin vetëm kryetarët e partive”.

2 komente në “Pse deputeti “Kaubojs” hoqi dorë nga makina e Al Paçinos”

  1. Pirxh pirxh se lirohesh says:

    Al Pacino eshte aktor e jo mafioz, mos
    Ke dashur te thuash Al Kapone?

    1. genci says:

      sigurisht qe ka ngaterruar Al Kaponen me Al Pacinon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje