10 vajza nga Kosova i kërkojnë ndihmë Fevzos

18 Nëntor 2015, 18:59Antena TEMA

Në profilin e tij në Facebook, Fevzo ka botuar një letër të dhjetë vajzave nga Kosova, që thotë se ja kanë drejtuar atij. Për të bërë më të qartë rëndësinë e letrës, Fevzo e ka postuar letrën me një shënim:

“Kjo leter duhet te na beje te gjitheve te reflektojme! Turp per ne.

Letër e hapur drejtuar gazetarit Blendi Fevziut, nga 10 vajza që përjetuan frikë dhe terror në rrugët e Shqipërisë.

Shqipëria rrezikohet më shumë nga shqiptarët se nga ISIS-I.

I nderuari, zt. Blendi Fevziu,

Edhe të hënën, si çdo natë tjetër kur shfaqet emisioni juaj, isha duke pritur të di se cila do të ishte tema e diskutimit. Kur filloi emisioni, vërejta që tema kishte të bënte me rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga ISIS-i.

Me keqardhje më duhet të them se rreziku që i kanoset Shqipërisë jeni vet ju, qytetarët e Shqipërisë.

Më poshtë po përshkruaj ngjarjen e cila na ndodhi me datën 15.11.2015, përkatësisht ditën e diel, në vendin tuaj…”

Dhe vajzat tregojnë historinë e tyre se ç’i kishte gjetur me një pijanec me motorr, tek Mrizi Zanave, deri në kufi me Kosovën.

Ministria e Brendshme, e cila kontrollon çdo minutë Facebook-un e Fevzos, se mos e kërcënon ndonjë militant i ISIS, për shkak të qëndrimeve të forta që ka kundër terrorizmit, sapo pa letrën, u vu në alarm. U lajmërua Policia e Lezhës që të konfirmonte ngjarjen dhe të niste një raport urgjent.

Policia pranoi se vajzat kanë bërë denoncim dhe vetura e tyre është shoqëruar në Komisariat, dhe pastaj është siguruar të ikin me shoqërim deri në kufi. “Vetura tjetër nuk pranoi të vinte në Komisiriat”, thanë ata.

-Ju lutem, lajmëroni Fevzon, i tha përfaqësuesi i Ministrisë, që vajzat janë mirë.

-Do ta njoftojmë, i tha shefi i Komisariatit.

Pastaj Ministria i hyri punës të shikonte a kishte bërë jehonë ky lajm në Kosovë. Duke parë gazetat e Kosovës, vunë re se disa gazeta e kishin lajmin dy- tre ditë para se të alarmohej Fevzo.

Pyetën ambasadën shqiptare në Kosovë.

Ambasada konfirmoi se qysh të hënën është njoftuar për ngjarjen dhe gjithçka është në rregull.

-Po ju lutem, njoftoni Fevzon që gjithçka është në rregull, i tha përfaqësuesi i Ministrisë, se ai është i shqetësuar, pasi ato ja kanë drejtuar atij letrën, si i vetmi njeri tek i cili kanë besim në Shqipëri.

-Po jo mo burrë, çfarë atij, na kanë telefonuar që atë ditë, dhe e kemi zgjidhur, i tha ambasadori.

-Të lutem shumë, njoftojeni Fevzon, se është i shqetësuar dhe ka thënë që kjo ngjarje është turpi jonë. Po ta marr vesh kryeministri shkarkon ministrin për kaq shqetësim të Fevzos.

-Dakord, po e njoftoj, i tha ambasadori.

Por për shkak se letra e vajzave kishte përmendur fjalët ISIS, dhe çdo shkrim në Facebook me këto iniciale përgjohet automatikisht nga NATO, në selinë qendrore të NATOS në Bruksel, u zhvillua takim urgjent për të përkthyer letrën në faqen e Fevzos. Ambasadori ynë në NATO u paraqit pranë Shtabit të Përgjithshëm dhe u shpjegoi se letra bën fjalë për një gazetar të shquar shqiptar, ku populli ynë, nga të dy anët e kufirit, kur nuk gjen dot derman nga qeveria e Tiranës, Prishtinës apo nga NATO dhe BE, i drejtohen atij, si shpresë e fundit. Në këtë rast po i tregojnë atij se ISIS nuk është asgjë çfarë janë shqiptarët dhe ai ka qortuar kombin shqiptar, duke thënë që ky është një turp i madh…

-Faleminderit shumë, i tha sekretari i Përgjithshëm. Na ke bërë një nder të madh, se për pak dërguam B52 të bombardonin zyën e tij, se na u duk që ka lidhje me ISIS.

-Më bëni dhe ju një nder, i tha ambasadori. Bëjini një telefonatë Ministrisë së Brendshme në Tiranë të qetësohet, se janë në ankth mos e konsideroni mungesë gatishmërie të shtetit shqiptar në luftën kundër ISIS, faktin që Fevzo quan më të rrezikshëm se ISIS, neglizhencën e policisë ndaj aventurës së këtyre vajzave. Ata duan t’iu sigurojnë ju, se do të bëjnë gjithçka është e mundur tani e tutje, që Fevzo të mos shqetësohet më për gjëra të tilla.

-Patjetër, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO. Do ta telefonojmë menjëherë.

5 komente në “10 vajza nga Kosova i kërkojnë ndihmë Fevzos”

  1. Psw says:

    Nuk e di kush i ben koordinimet me zyrat aleate por ne opinionin tim modest(te me fali Fevzo qe perdora fjalen “Opinion”) duhet lajmeruar edhe sekretari i Putinit ose DUMA ruse.
    Jo per ndonje gje, por si ka ardhur koha duhet patur teper kujdes me ekuilibrat gjeostrategjike.

  2. mimoza tufa says:

    fevzoja na kursen edhe pisten e bombarduesve sepse e ka tullen bosh nga brenda e piste nga jasht per zbarkim ajror

  3. O gopisto per kete qe ka bere fevzo e merito nje recitim special. Po kujdesu qe tja qash mir. Dhe ku je o burr se na mori malli… je i madh…

  4. arbeni says:

    Mos more Fevzo ,çfare na the keshtu more babai i opinionisteve!!!!Nje gje dua te di,po saliu gerdeci eshte ne dijeni?!
    Na rrifshin bythen si saliu,luli dhe Fevziu

  5. arbeni says:

    Mos more Fevzo ,çfare na the keshtu more babai i opinionisteve!!!!Nje gje dua te di,po saliu gerdeci eshte ne dijeni?!
    Nqse jo merreni ne telefon se gjynah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje