Supermbesa arrin fitoren e parë në PD

16 Nëntor 2015, 20:36Antena TEMA

Supermbesa arriti fitoren e parë në PD. Ajo arriti të tërheqë nga gara Gretën, pas akuzave që i bëri për silikonin. Suksesi i saj ka detyruar aktorët e tjerë që janë në garë, të ndryshojnë fjalorin dhe programin politik.

Saljani: Lajmi për tërheqjen e Gretës nga gara, nuk më shqetëson, pasi unë nuk e kisha konkurrente. Unë kam qenë i qartë qysh në fillim se modeli i të riut të PD, duhet të jetë i riu që bën libër qysh në gjimnaz dhe që thyen rekordin, duke shkruar më mirë librin se sa statuset në Facebook. Natyrisht që nxit çdo të ri që të respektojë gjithë jetën mësuesen që i mëson librin, por sidomos atë që i shkruan librin. Po ashtu, modeli i të riut tonë të PD, është i riu aktiv, që ka mendimin e tij për  futbollin, p.sh për ndeshjen Shqipëri- Serbi, të riun që nuk është racist dhe që i do popujt fqinj, të riun aktiv, që jep mendime për secilin kandidat në garë dhe që mbi të gjitha është kundër operacioneve plastike, silikonit etj, përveç rasteve kur ke ndonjë shenjë të shëmtuar në fytyrë. Unë këtë model e kam pasur qysh në fillim dhe ndaj mendoj se nuk kam qenë në garë me Gretën.

Enri: E mësova lajmin për Gretën, por në fakt nuk jam i shqetësuar. Modeli im nuk ka qenë kurrë Greta, po Gerti, ai që e mori forumin në ditë të vështira kur PD ishte në pushtet dhe të rinjtë kërkonin të gjithë punë tek Doktori. Tani që jemi në opozitë, nuk ka shumë rëndësi se kush e merr forumin, por rëndësi ka që kryetari të mos jetë objekt debatesh për silikonin, por për opinionin e tij. Kështu që të dashur miq, nëse doni një model, ai është Gerti (Bogdani) jo Greta.

Oriela: E dija që do humbiste dhe ishte normale. Një njeri që ka hy në PD nga Flamuri, nuk mund të rikandidojë pa kaluar nga zyra e Kunatit. Të paktën unë kaq gjë e kam bërë, ndaj nuk mund të krahasohem me të.

Lizandri: Kjo garë nuk është për femra në krye të forumit rinor, se jemi në opozitë. Opozitën e bajn tropojanët, s’mund ta bëjnë këngëtaret. Këngëtaret na duhen për koncerte kur të vijmë në pushtet.

Belindi: Nuk e kuptoj si duan të marrin forumin rinor të një partie që drejtohet nga i madhi Lulzim Basha dhe të kenë modele të tjera në kokë. Të jesh udhëheqës i rinisë së PD, duhet të jesh së pari luajal me kryetarin e PD dhe të mësosh nga rruga e suksesit të tij. Politika nuk është tallava, por një këngë profesioniste, që dijnë ta këndojnë ata që fillojnë një herë mësimin nga mbajtja e isos.

2 komente në “Supermbesa arrin fitoren e parë në PD”

  1. Se kuptoj pse merreni me nje parti te skaduar. Duhesh te kish dale jashte ligjit me KOHE. Ish kryetari kriminel hajdut, kryetari actual hajdut kriminel. Skemi kohe te merremi me ate parti kriminelesh e hajdutesh. Zoti I ndeshkofte, moren ne qafe familje te tera, qe nga piramidat, Gerdeci, mbytjet ne det, zhdukjen e personave, vrasjen e shume personave, 21 Janarin, etje etj……pa fund… ne te semes shkofshit Sali krimineli e Lulzime kurva.

    1. LIKE XUMARAJA says:

      Saliani? Kush, kush mo, ai qe rjep studentet ke shkola e Labinotit ne Tirane. Hahaha, edhe rinine e PD na e mori Labinoti I Elbasanit? Hajde pune sume, hajde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje