Fevzo njofton për vendet dhe personat e rrezikuar nga terrorizmi në Tiranë

21 Nëntor 2015, 21:44Antena TEMA

Pas alarmit botëror se Tirana dhe Moska janë dy kryeqytetet më të rrezikuar nga terrorizmi islamik, Fevzo pati disa biseda të gjata telefonike me disa kryeministra të Evropës dhe shefa shërbimesh sekrete, dhe arriti të marrë një pamje të përgjithëshme të hartës së rreziqeve në Tiranë.

Sipas informacioneve që Fevzo siguroi, i pari që rrezikohet nga sulmet islamike është institucioni i presidentit të Republikës. Ushtarët e Shtetit Islamik, të cilët kanë mbajtur nën përgjim Tiranën, kanë marrë fotografitë e Bujar Nishanit dhe ai u ngjan si presidenti sirian Bashar Al Asad. Pamje e përpiktë e tij, ishte sidomos koha kur Bujari kishte dhe mustaqet. Pasi disa krerë shtetesh njoftuan Fevzon dhe ky i fundit Nishanin, ky i fundit i hoqi mustaqet me qëllim që të mos identifikohet. Por, me sa duket tani është vonë, pasi ai është shënjestruar si target për sulm nga terroristët. Dy nga imamët e xhamive radikale në Tiranë kanë gërmuar në biografinë e Nishanit dhe u rezulton se ai është një prej familjeve siriane, që Myfit Beu ka sjellë në Libohovë nga Siria, ku ka shërbyer ca vite si guvernator.

Nga gjithë familja, Bujari ka trashëguar gene të vërteta siriane dhe ngjan shumë me Bashar Al Asad. Kështu që në Presidencë është ndezur alarmi nr.1, pasi rreziku është maksimal.

Edi Rama është më pak i rrezikuar, pasi xhihadistët janë njoftuar se ai ka prishur një kishë në Dhërmi dhe kjo është parë me sy pozitiv. I vetmi dyshim që ata kanë është se vazhdon të ruajë lidhjet me Erdoganin, dhe se ky I fundit ka humbur besimin e tyre. Por hë për hë e kanë shtyrë sulmin mbi të. Për çdo gjë kanë vendosur të mbajnë lidhje me Koçon.

Ilir Meta është pastaj personi më i rrezikuar pas Nishanit, pasi është bektashi, një sekt që xhihadistët e quajnë të pafe dhe vepër të shejtanit. Bashkë me të, në listën e ekzektumit është dhe Baba Mondi, si dhe disa dervishë të teqeve të zonës Skrapar- Përmet, të cilët luten në periudha zgjedhjesh.

Nga media në krye të tabelës është Fevzua, për shkak se konsiderohet njeriu më i lidhur me botën perëndimore në Shqipëri. Ai ka miqësi me gjithë kryeministrat e Evropës dhe flet rregullisht me Obamën në telefon. Kohët e fundit është parë të ketë lidhje direkte edhe me Putinin. Për gjithë këto arsye asgjesimi i tij pa asnjë kusht, është në plan të parë të xhihadistëve.

Ndryshe nga Fevzo, i favorizuar  është Ylli Rakipi, pasi ky i fundit ka dekonspiruar një xhihadist të arratisur dhe për këtë mund të marrë si shpërblim që në zyrat e tij, ku sot ri OSHEE, nesër të vendoset Shteti Islamik. Babaramo akoma nuk është futur në listat e vdekjes, pasi duhet të sqarojnë nëse pjesa e parë e mbiemrit “baba”, ka të bëjë me fenë bektashiane, apo jo. Nëse ka të bëjë me fenë bektashiane do vritet, nëse jo, do t’i japin naftë falas dhe do ta bëjnë drejtor të TVSH.

Nga politikan kryesor në shenjestër është Aldo Bumçi, pasi konsiderohet si tradhtar, ngaqë është shkollar në Qipron turke dhe është bërë me Qipron greke. Pastaj nga Partia Socialiste pritet të ekzekutohet Ilir Beqaj, pasi dyshohet se mund t’u ngatërrojë ilacet ushtarëve pas luftës. Damiani mund të mbahet si specialist për transportin e naftës. Nga LSI i vetmi që mund të shpëtojë është Gjovalin Kadeli, pasi ai ka kaluar nga PS tek PD dhe në fund tek LSI. Kjo për ISIS është provë se ka vullnet për bashkëpunim.

Nga qytetet, më e rrezikuar duket Korça, pasi e kanë pasur thirrur Parisi i vogël dhe ka qenë republikë franceze. Pas saj vjen Shkodra, pasi rezulton e lidhur me Austrinë. Elbasani duket i preferuar dhe është jashtë zonës rrezikut.

Lista vazhdon.

6 komente në “Fevzo njofton për vendet dhe personat e rrezikuar nga terrorizmi në Tiranë”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Bën kabim o Mero
    E nxjerr në kazetë
    Se I ziu Fevz○
    E merr të vërtetë.
    ☆○☆
    Mëndja e gënjen
    Se është elokuent
    Kështu nesër deje
    Na del disident.
    ☆○☆
    Se kështu ka bërë
    Ky i Zi i Pist
    Ngrysi si Koran
    Gdhiu Opinionist.
    ☆○☆
    Frikë kam se Fevzo
    S’rri opinionist
    Po i hyn në qejf
    Dhe bënet Gopist!

    ? ?

    1. Davidi says:

      E drejte esht bere gopist ka ca kohe qe shkep Suelen

  2. Alma Mile says:

    Ky Blendo Fevziu eshte bere si ata qe tregojne… Si ka mundesi qe me gjithe keto pompime dhe subvencionime qe i behen nga mafia taketij Koranit te Myzeqese perseri nuk ngjit qe nuk ngjit ne zemrat e popullit te Shqiperise?!! Blendi Fevziu- sipas nje sondazhi te bere ne mediat shqiptare permes vleresimit te lexuesve nga komentet del njeriu me i uryer ne Shqoperi pas Berishes, Kokedhimes dhe Frangajt!

  3. Elsa Demo says:

    Ky Blenďi (Fevziu) ta shpif me jo vetem me ate koken e tij si bythe tigani, por edhe si fodull dhe supergrafoman. Ta shohesh kur vjen nga kopshti yne te ze diareja. Pa respekt dhe sens korani per kete sharlatan te demaskuar.

  4. Aliu i Prekazit says:

    Te drejte keni ju motrat islame, por Fevzo -koqja e kandarit te Sandrit- na duhet per te mbrojtur dhe per te triumfuar myslimanet ne Shqiperi. Ju e dini qe Fevzos i kane bere mutin ne koke ne vitin 1996 apo e harruar ate historine me Zhyljenin dhe Marselin?

    1. Tironci says:

      Na i trego pak keto dy historite se qenkan te bukura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje