Trafiku në mbasditen e sotme pësoi një kolaps të menjëhershëm. Gjithë veturat që hynin në Tiranë nga Zogu i Zi, Pallati me Shigjeta apo nga Elbasani formuan radhë të gjata.
Shoferët i zuri paniku se mos kishte ndodhur diçka në Tiranë prej ISIS. Filluan të pyesin njëri-tjetrin dhe në fund u mor vesh që po ndodh diçka kundër dhunës. Kjo u kuptua sikur po protestohej kundër ISIS dhe ngjalli më shumë frikë.
Më në fund u sqarua që gjashtë gra dhe tre burra, ishin mbledhur në qendër të Tiranës dhe donin të protestonin kundër dhunës në familje. Po meqë binte shi hipën të 9 në një furgon dhe shëtisnin në bulevardin bosh, i cili ishte zbrazur për të respektuar protestën e tyre.
Kjo ngjalli shumë irritim tek shoferët e bllokuar dhe policia dhe bashkia dhanë shpjegimet e tyre.
Shpjegimi i policisë: Bllokimi u bë në një perimetër dhjetë herë më të madh nga sa kërkuan organizatorët, pasi Shqipëria është në alarm për sulme të ISIS dhe rregullorja e ka që duhet dhjetëfishuar perimetri i sigurisë kur ka rreziqe. Sipas të dhënave që ne kishim, njerëzit që do protestonin ishin njerëz me probleme të dhunës në familje dhe sipas disa informacioneve që kishte SHISH disa nga ata persona mund të përdornin ISIS kundër manifestimit. Për këtë ne bllokuam një territor të gjerë. Por kur pamë se pjesëmarrësit ishin sa e 100 e atyre që na kishin deklaruar, shkuam i mblodhëm të gjithë në një furgon dhe hapëm sheshin.
Sqarim i bashkisë: 700 punonjësit e Bashkisë kanë qenë sot në terren për të qenë gati të zmbrapsin përmbytjet që mund të ndodhin dhe nuk kanë lidhje fare me bllokimin e qendrës së Tiranës. Gjithë punonjësit e bashkisë janë në terren dhe në njoftimet tona paralajmëruese është thënë qartë, që duhet të shmangim lumenjtë, rrugët që përmbyten dhe stuhitë.
Kërkojmë ndjesë që nuk u paralajmëruam që të shmangni dhe daljet me makinë se do ketë protestë kundër dhunës në familje, por në Sheshin Skënderbej ishte errësirë dhe protestuesit nuk dukeshin.
Duke parë dhe numrin e tyre të vogël, herë tjetër do t’i ftojmë që protestën ta bëjnë tek salla e mbledhjeve të Bashkisë se del e tepron, ose në një furgon të Bashkisë.
90 MINUTA NGA QTU TEK 21, DHE ME KEMBE TA KISHA BERE DO VIJA ME SHPEJT, PTU NA DOGJET FREKSIONET.
Ojq kish mor lekt e Klosit e Veliajt me knu