Deklaratat më pikante të 28 Nëntorit

28 Nëntor 2015, 19:00Antena TEMA

Në Kosovë sot pati protesta të mëdha të opozitës, në të cilat pati disa zhvillime që do mbahen mend gjatë.

E para: Protestat mbaheshin nën moton “Për Republikën”, dhe flamuri që përdorej ishte ai i Shqipërisë. Albin Kurti i futi dhe një të sharë flamurit të Kosovës, duke e quajtur “lara- lara”. Me sa duket plani i opozitës ishte që të balancohej “Zajdenica” serbe me një shqiptare, si e vetmja mënyrë për të balancuar zhvillimet për ruajtjen e integritetit të Kosovës

E dyta: Një udhëheqës i “Vetëvendosjes”, deklaroi se Adem Jashari është mësuesi ynë i madh. Pas kësaj, qeveria Mustafa, nën drejtimin e Thaçit, nisi verifikimin e diplomave të “Vetëvendosjes”.

E treta: Pasi protesta përfundoi me sukses dhe nuk pati asnjë incident, Policia e Kosovës, e inatosur që ishte përgatitur kot për luftë, i futi një të arrestuar Albin Kurtit, me qëllim që të realizonte planin e arrestimeve.

E katërta: Të pyetur nga gazetarët, dy liderët e tjerë të opozitës, Hajrandinaj dhe Limaj, ruajtën gjakftohtësinë në komentet për arrestimin e Kurtit. “Unë dhe Ramushi jena arrestu nga dy here, tha Limaj, e Albini deri më tash ka pas qenë arrrestu vec një herë prej shkive. Mendoj se i vynte dhe një arrestim prej Hashimit e Isës. Tani jemi krejt njëlloj”.

E pesta: Mbështetjen më të fuqishme për Albinin e kanë ofruar qytetarë të Shqipërisë, shumica e të cilëve në fakt, më qejf kanë 29 Nëntorin, që ka qenë dhe festë e Jugosllavisë.

E gjashta: Zhvillimet e sotme hedhin poshtë thashethemet se pas çdo rrëmuje në Kosovë ka gisht UDB dhe Baton Haxhiu. Ky i fundit sot gjendet në Vietnam dhe përsëri Kosova u bë rrëmujë.

E shtata: Lulzim Basha ka uruar Adem Jasharin për ditëlindjen nga shtëpia e Azem Hajdarit, bashkë me Berishën dhe ka garantuar kosovarët, se me aq sa kishte parë ai me sytë e vet, dosja e Adem Jasharit ishte e pastër, pasi nuk kishte vrarë asnjë serb dhe nuk do shkonte kurrë në Hagë, sikur të ishte mbet gjallë, ndryshe nga Ramushi dhe Fatmiri, të cilëve ua ka bë dosjen e plotë.

E teta: Sali Berisha ka deklaruar se arrestimi i Albin Kurtit është një shërbim madhor që i bëhet kombit shqiptar, pasi një lider opozite i arrestuar, është një lider i shpëtuar, një lider i bekuar, një lider i uruar, që do të rritet e do forcohet, do piqet dhe në fund do dalë nga burgu si kryeministër. “Unë ju garantoj ju, se të njëjtën gjë unë bëra ndaj mikut tim Fatos Nano dhe ja arrita qëllimit ta bëj kryeministër dhe pas kësaj nuk u ndamë më kurrë bashkë nga njëri tjetri”, tha ai.

3 komente në “Deklaratat më pikante të 28 Nëntorit”

  1. Luan Baci says:

    Nje “shaka” e madhe: “E pesta: Mbështetjen më të fuqishme për Albinin e kanë ofruar qytetarë të Shqipërisë, shumica e të cilëve në fakt, më qejf kanë 29 Nëntorin, që ka qenë dhe festë e Jugosllvisë.”, ku vlen te nenvizohet:”… shumica e të cilëve në fakt, më qejf kanë 29 Nëntorin, që ka qenë dhe festë e Jugosllvisë”.

    O “I nderuari” gazetari I Temes, 29 Nëntori nuk eshte me qejf, eshte date reale historike e rrjedhur si realitet I clirimit te Shqiperise ne ate date dhe nuk ka lidhje fare me Jugosllavine se na qenka cliruar Jugosllavija. Megjithate kjo mbetet “nje shaka” e Berishes si te gjitha “shakate” e ketij sharlatani antishqiptar.

  2. Taulanti/Tirane says:

    Shaka pa pike kripe,por qe I eshte derdhur nje shishe me leng helmues…shume me teper se idiot eshte artikullshkruesi

  3. K.F says:

    Dihet qe Baton Haxhiu dhe Blendi Fevziu ferkohen me njeri-tjetrin ndaj kane shkuar ne Vietnam per ta lyer me pak Napalm, po me kete Albin Kurtin kete islamikun dhe gangesterin e pagdhendur c’keni qe e mbroni me kaq pathos pse e arresuan? Kaq te trashe jeni o gazetaruce te kuptoni qe perpara ligjit jane te gjithe te barabarte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje