Videomesazhi i fundit i Grigjës për tjetërsimin...

27 Nëntor 2015, 18:42Antena TEMA

Pas humbjes së thellë në Durrës, duket se Grigja ka vendosur të kalojë situatën depresive në stilin e Call Center. Ajo ulet çdo natë para kompjuterit dhe bisedon me fansat e saj në stilin “Je vetëm…kërkon të flasësh me mua…rri para kompjuterit dhe flasim”.

Kështu, ajo ka bërë disa postime të fundit në rrjete sociale me këtë stil.

Ja postimi i saj i fundit, i cili flet rreth tjetërsimit në tërësi.

“Të dashur miq…Sot ishte një ditë shumë e keqe. Shiu dhe moti keqasocojnë në mënyrë perfekte me atë çfarë dhe politika ofron sot për ju, një braktisje dhe shpërfillje. E ndjen këtë kur je në krevat dhe aty poshtë ngrohtësisë së jorganit, ti ende nuk ke fuqi të vendosësh, nëse ja vlen ta lësh atë gjë të ngrohtë aty dhe të dalësh jashtë, apo të kthehesh në krahun tjetër. Në këtë sens e shikoj dhe sot apatizmin e opozitës dhe mbështjelljen e saj me jorgan. E përfytyroj Lulin çdo mëngjes poshtë jorganit të ngrohtë që hap sytë dhe mendon se çfarë do bëj sot. Kjo është një pyetje ekzistenciale për të. Ai përpiqet të sjellë në mendje kë do thërrasë në zyrë, kujt do t’i shkruajë deklaratën për shtyp, çfarë do thotë, si do ta presë Doktori këtë, a do flasë dhe ai vetë,…dhe dilema të tjera.

Ndërkohë që tek koka e krevatit i ofrohet çaji i ngrohtë i mëngjesit dhe një kafe, plus racionin e mëngjesit, ai e vuan këtë dilemë. Ka shumë punë deri tek ngrënia e mëngjesit dhe kafja. Ai duhet të çohet, të shkojë në dush, të pastrohet dhe të kthehet tek mëngjesi. Pastaj e pret puna…I sillen sërisht në mendje ato që duhet të bëjë. Përballë ka një qeveri shpirtkazëm, që ja bën çdo ditë e më të vështirë jetën.

I kuptoni dilemat e tij? I kuptoni dilemat e opozitës? Vihuni pak në vend të tij, përfytyrojeni veten poshtë jorganit ngrohtë në mëngjes, me dilemat e tij për t’u ngritur a jo? Është një dilemë njerëzore.

Unë them se atë dilemë e kemi të gjithë çdo mëngjes. Unë sot ndenja gjatë në krevat pasi sa herë që mendoja që ja vlente të ngrihesha, aq herë mendoja se punët më të mira që kam bërë, i kam bërë aty ku isha dhe nuk çohesha. Është një instikt që njeriu duhet të besojë në momente krizash. Kështu, duke u përsiatur rreth shanseve që ke për të prishur rehatinë tënde dhe për të dalë në rrugë për të tjerët dhe frikës se të tjerët nuk të kuptojnë dhe të braktisin, shpesh herë bindesh, që nuk ja vlen. Dhe kur fiton ajo ndjenjë, njeriu kthehet sërisht poshtë jorganit dhe përpiqet të përdorë ngrohtësinë që ka aty.

Të dashur fansat e mi.

E di që ky u duket një shpjegim intim, por ne jemi njerëz të gjallë dhe duhet t’i ilustrojmë idetë dhe vullnetin tonë me gjeste reale. Kjo që po përpiqem t’iu shpjegoj është një dilemë normale që ne kemi çdo ditë, që unë kam çdo ditë, që unë përballem me të qyshkurse votat as mu vodhën dhe as mu refuzuan të jepeshin, por mu tjetërsuan. Shumë vet nuk e kuptojnë këtë. Dhe u duket si lojë fjalësh, por në fakt është e thjeshtë të kuptohet, është si ajo dëshira që ti ke për t’u çuar nga krevati dhe ndërsa harxhon fuqi të ngrihesh, merr vendim të heqësh jorganin, shikon nga dera e dushit, shikon ku i ke shapkat dhe robenshanin, pra në një moment kur ti bën gjithçka që të ngrihesh, kur konsumon gjithë veprimet, befas të tërheq diçka poshtë jorganit dhe shtrihesh prapë. Ky është tjetërsim. Pra, nuk është se ti nuk u ngrite, se nuk e pe dushin dhe rrobat që do vishje… Ti i bëre të gjitha këto, por këto pastaj u tjetrësuan nga një vullnet tjetër, në diçka tjetër.

Nuk di sa e qartë isha miqtë e mi sonte për ju, por thjesht desha të ndaj me ju këtë impresion timin për tjetërsimin në tërësi dhe tjetërsimin e votave të mija në veçanti, që në këto momente vetmie me vret shumë. Faleminderit që ekzistoni dhe më prisni mua të flas me ju çdo natë”.

7 komente në “Videomesazhi i fundit i Grigjës për tjetërsimin…”

  1. xhateli says:

    Po gjestet relae nuk janw kwto, qw pwrmend ti, moj Grifsha. Tregohu transparente, bwji gjestet vertet reale, hidhe jorganin nw fund tw kwmbwve, dil para fansave cullak ashtu sic je nwn jorgan, kur bwn atw punw, pastro gjenitalet e tua nga sekrecionet qw tw kanw marrw teposhte, vazhdo masturbohu dhe kwshtu nga gjestet ‘vertet reale’ fansat do tw tw kwrkojnw, do tw tw ndjekin kudo qw tw jesh dhe do dakordwsohen me ty, duke rene pwrmbys lakuriqwsine tende e te ta bwjne qejfin sic e kwrkon erospoltika e SHQUP-it.Fansave thuaju ato s’duken, ato bwhen nwn jorgan,ato qw bwhen nwn rrogoz nga erosolitika e SHQUP=it. Keto janw gjestet reale intime qw ti ke parasysh nw mesazhin tend dhe jo ato qw ti permend. Kwto janw gjysmake.Tamam ashtu sic je dhe vetw ti. Tw rrosh vetw, se mendja tw ka lwnw, packa se e mban kokwn te retw. Po hundwt do tw thyesh, ashtu sic ta thyen mw 21 qershor.

    1. Davidi says:

      Te paskan vajt w-te dem o daku

      1. anonim says:

        hahahahahahaha……………….

  2. Arber Iliri says:

    Eh c,me tjetersoi edhe kjo Grida, mu duk sikur po rrija me te poshte jorganit, ohooo, u prisha.

  3. Entela Resuli says:

    Fycke ti, fycke jot’ eme, kush te polli, kush te solli moj Grida Duma korridoreve te PD-se?

  4. Belina Budini says:

    Moj Grida Duma, moj zoge e malit, ci ke bere ketij Ed Ramit,
    More Henrin e genjeve, more Cilin e zbertheve,
    nxore pi… dole fushes, qe t’ia kallje Gjysh lahutres,
    Humbe, u plake, u frigove, nga kto zgjedhje,
    por thuaji Sales te te c’lodhe qe me Precin mos te bohet mendja pord..

  5. durrsakja si taterr says:

    hahahahahaha dashnorja Landit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje