Hartohet plani i veprimit për Mitingun e 8 Dhjetorit

7 Dhjetor 2015, 19:23Antena TEMA

Luli mblodhi sot në selinë e SHQUP, drejtuesit kryesorë të PD për të hartuar planin e veprimit në miting. Ai kërkoi mendimin e të gjithëve për mënyrën se si duhet të veprohet nesër. I pari e mori fjalën Doktori.

-Më 8 dhjetor është dita finale e revolucionit demokratik, i cili do të përmbysë këtë qeveri. I bëj thirrje Edvin Ramës të qëndrojë në zyrë, se aty do të përballet me demokratët që do ta hedhin nga dritarja. Demokratët nuk ja falin kurrë 21 Janarin dhe katër të vrarët në bulevard. Sot ka ardh dita të marrim hak për ta, duke e varur kokëposhtë nga dritarja dhe duke i kthyer dinjitetn karriges së kryeministrit.

-Duhet një plan për këtë, tha Luli, që të duket e besueshme. D.m.th si duhet të sulmojmë Kryeministrinë? Se unë nuk kam qenë as këtu më 14 Shtator dhe nuk di se si keni vepruar atëherë.

-E mbaj mend unë, tha Kaçi, se isha në zyrë. Se Doktori nuk ishte në krye të turmave, ngaqë ishte kthyer në zyrën e tij. Unë isha në zyrën time dhe e mbaj mend skemën. Ata mbanin në krah arkivolin e Azemit, dhe po i drejtoheshin derës. Nanon e mori Garda dhe përmes tunelit e nxorri. Unë u hutova se po shikoja nga dritarja ku kishin ndërmend ta çonin. Kur papritur, hapën kapakun e arkivolit, nxorrën kallashët dhe filluan të qëllonin. Dhe nesër mendoj ta bëjmë të njëjtën gjë.

-Unë mbaj mend datën 13, tha Imami. Unë isha ministër Shteti dhe e kisha parkuar makinën pas Kryeministrisë, nga ana e Piramidës. Ata ju turrën makinës me shkopinj dhe pishtarë ndezur, duke plasur në fillim një molotov tek xhami i thyer. Pastaj u zhyt në flakë. Më 14 pastaj unë kisha frikë, nuk shkova më.

-Po të flasë ndonjë nga këta të PD, tha Luli, se ju keni qenë të PS atëhere.

-Nuk ka njeri nga Kryesia që ka qenë më 14 Shtator, tha Aldua. Unë atëhere isha në Qipro.

-Unë isha jashtë shtetit, tha Halimi, se kur kam qenë në Forumin Rinor të PS, më patën premtuar që kur të vijmë në pushtet, do të bëjmë gjykatës. Dhe shkova të mësoj anglisht. Kur erdha unë kishte ndodhur ngjarja.

-Unë kam qenë në SHBA, tha Selami, dhe e kam ndjekur me shqetësim ngjarjen. Nuk besoj se ka qenë gjë e mirë.

-Po kush mund ta mbajë mend tamam, tha Luli?

-Përveç meje dhe Ben Imamit që kemi qenë ministra socialistë, se mban mend dot njeri më mire, tha Kaçi, se ne i kishim përballë.

-E mbaj dhe unë, tha Genc Pollo. Ne kishim dhe një plan B. Nëse nuk do ta merrnim dot pushtetin me vrasjen e Azemit, kishim në listë dhe Ylli Vejsiun.

-Po ti ça mendon, i tha Rulit? Si e mban mend këtë ngjarje?

-Çfarë të të them djalo! Po e bëmë si më 14 shtator, ka shumë telashe. E para, duhet njëri që duhet vrarë sot, që ta varrosim nesër. Këtë s’kemi kohë ta bëjmë, tha, dhe pa nga Doktori të sigurohej. E dyta, na duhen katër tanke. Por me sa di unë, dhe këta s’kemi ku t’i gjejmë, tha dhe pa nga Imami. E treat, na duhet një mencë për demonstruesit që do rrijnë 24 orë të armatosur, por me sa di unë SHQUPI e ka të mbyllu restorantin, tha dhe pa nga Kunati. Ai tundi kokën në shenjë pohuese.

E katërta, nëse rikthehemi të gjithë ku kemi qenë më 14 shtator, në Kryesi mbetet vetëm Doktori, se ne të tjerët kemi qenë me palën tjetër.

Dhe ç’është më e keqja, dhe nëse vritet diksh nga ne, kam frikë se më shumë gëzohet populli, se sa revoltohet, dhe shkon gjaku dëm.

5 komente në “Hartohet plani i veprimit për Mitingun e 8 Dhjetorit”

  1. ramiu says:

    Ndize sali se po nuk fitove prangat gati te jane bere kupa te eshte mbushur dhe po derdhet ket her do bjesh mrena DEGJO A I VRARE SE RE MRENA SE POPULLI NUK TE DO ME EDHE LULI SHPETON NGA TY

    1. Krye Gopisti says:

      Neser Saliu hyn brenda! Me gjithe benevreke. Ne nje qeli me ish prokurorin e plepave GIU.

  2. System says:

    Sarkazem e qelluar si ne 21 Janar dhe 14 Shtator!

  3. ii says:

    Fejton kuptimplot.

  4. ATDHE, ME THUAJ KU JE! ? says:

    PRA :PARTIA DEMOKOMUNISTE SOCJALENVERISTE SHQIPTARE!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje