Pse dështoi sulmi me vezë kundër Edi Ramës në Kuvend

4 Dhjetor 2015, 21:53Antena TEMA

Kunati kishte marrë vendimin që gjatë kohës që Rama të paraqiste projektbuxhetin në Kuvendin e Shqipërisë, të qëllohej me vezë nga deputetet gra. Për këtë u morën masat e duhura. Sapo filloi seanca, dy prej deputeteve, një e shëndoshë nga Vlora dhe një shumë shumë simpatike nga Cërriku, shkuan tek SHQUP dhe morën vezët.

Kunati po priste aksionin por hiç. Në fund nuk ndodhi asgjë. I alarmuar Kunati kërkoi raport nga Flamuri, se çfarë kishte ndodhur.

Ja si ja shpjegon Flamuri.

“Para se të hynin në sallë, për shkak të kontrollit të rojeve, i futën vezët poshtë fustanit, duke i kapur me qese, tek kapset e korseve dhe duke ecur gjithë siklet.

Ushtari i Gardës që po çuditej nga ecja e tyre, i bëri shenjë shokut t’i shikonte.

-Le se do jenë me ato, i tha ai tjetri, do jenë në siklet.

Dy deputetet hynë në sallë, u ulën në karrrige dhe i sistemuan sërisht vezët mes këmbëve.

Por këtu ndodhi i gjithë problemi. Edi Ramës i doli një aktivitet tjetër dhe do t’i duhej të fliste dy orë më vonë. Ato të dyja nuk lëviznin dot nga vendi.

Më bënë shenjë mua, u thashë mos lëvizni. Panë nga Doktori dhe ai u tha mos lëvizni.

Pas dy orësh Edi Rama u kthye dhe nisi të flasë. Pasi kaloi disa minuta, Paloka, që kishte gati skemën, u ngrit të tensiononte situatën.

-Ulu Palokë, i tha Rama, mos bë si gjel, se nuk ke as respekt për pulat. I ke vënë të ngrohin vezë.

Në këtë moment, të dyja deputetët lëvizin nga vendi të shqetësuara dhe njërës i ranë dy kokra vezë në tokë.

Ishte deputetja e Vlorës.

Çuditërisht vezët nuk u çanë. Kjo shkaktoi shumë çudi. Vrapova t’i marr dhe t’i shifja çfarë ndodhi që nuk u çanë. Lëvorja e tyre ishte krisur, por nuk ishin çarë. I rrotullova në tokë dhe rrotulloheshin pa problem. I trokita në dysheme dhe sërisht nuk u çanë. Ishte e pabesueshme. Ato ishin zier nga nxehtësia e trupit të dy deputeteve, që i kishin mbajtur mbi dy orë mes këmbëve.

Kjo ishte e çuditshme.

Ja bëra me shenjë deputetes tjetër të Cërrikut, që është shumë, shumë e bukur dhe elegante, dhe i thashë hapi pak këmbët, nxirr dy vezë dhe provoji.

E bëri dhe ajo. I njëjti rezultat. Biles asaj i ishin zier më shumë.

Kështu nga vezë tani ato ishin kthyer në sende të forta dhe nuk mund t’i përdornim.

Të çuditur se si ndodhi kjo, pyetëm njerëz që marrin vesh nga bujqësia, siç është zoti Ruli, që ka qenë ministër Bujqësie.

-Është fenomen i njohur në partinë tone, tha. Zoçkat kanë aftësinë të bëhen klloçka dhe klloçkat e martuara, kanë aftësinë të sillen si zoçka.

6 komente në “Pse dështoi sulmi me vezë kundër Edi Ramës në Kuvend”

  1. Silvi Hysenbregasi says:

    Po ky Fevziu ka ndonje rol ne kete historine e vezeve, apo e ben per te ruajtur Grida Dumen?

  2. Gopisti i Madh says:

    Hahaha. O Mero, po ato vezen e zjejne pa problem fare. Ato ziejne, madje e skuqin, pa problem edhe salçiçen!

    1. Saliu says:

      O Gopisto, ato sallam e salcice kane tere diten neper mbathje, kesaj radhe e bene prove me veze se i urdheroi kunati, si koqe qe eshte. Pa une gjithmone ju kam thene, sallamin keni ju tuajin, te tjerat…i ka Partia.

  3. rrufeja says:

    TE MARRTE E MIRA,O BAZE, SE KU TE SHKON MENDJA.

  4. booooo says:

    Sa histori bajate….

  5. lili says:

    baze ofeta as me ne as me ata esht thenje popullore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje