Të dashur miq!
Sonte dua t’u flas për 8 dhjetorin. Është e vërtetë se unë nuk e mbaj mend 8 dhjetorin e ’90-s, se prindërit e mi atëhere nuk më flisnin për demokracinë, por di t’u them si do jetë 8 dhjetori i 2015. Do të jetë një ditë e bukur, e ëmbël dhe e shumëdëshiruar për të gjithë. Unë do të jem aty për ju, me mendje dhe zemër nga ju.
Bashkë me mua do jetë dhe Doktori. Ka ditë që përgatitet për këtë. Më merr shpesh në telefon dhe më reciton vjersha të gjata, se do të bëjë prova për të ruajtur intonimin e zërit. Unë përpiqem t’ia mbyll shpejt, të mos kalojë kurrë mbi 12 minuta, se kam frikë kushedi se ç’ndodh pastaj.
Më ka kap një farë ankthi nga kjo gjë, pas telefonatave të gjata. Nuk dua ta shkoj as në mendje, por sidoqoftë po kaloi 12 minuta, më kap makthi.
Bashkë me Doktorin do të jetë dhe Luli. Nuk kam folur kohët e fundit me të, por jam e sigurt se ai po bën gjënë e duhur, po pi vezë dhe po trajton fytin që të mos i iki zëri në momentin deçiziv. Pamvarësisht të metave që ka, unë do ta ndihmoj atë të eci përpara. Siç e dini, ai kaloi me sukses një betejë të madhe zgjedhore në qershor të këtij viti dhe pati një fitore të shkëlqyer brenda humbjes formale, pasi askush nuk guxoi ta kontestojë më si kryetar partie, pas atij rezultati. Se, siç thonë dhe të vjetrit, e keqja nuk ka fund, mund të dilte dhe më keq.
Në miting do të jenë dhe tre garuesit për Forumin Rinor. Edhe pse e vetmja zonjë që është në garë është e treta, unë i uroj asaj suksese dhe e këshilloj të shmangë debatet televizive deri në fund, se nuk i dihet si ja marrin për ters. Të ketë kujdes sidomos nga emisioni i Roland Qafokut, se do ta hutojë me shifra dhe ajo akoma nuk ja ka marrë dorën shifrave si Kunati, që nuk hutohet në raste të tilla.
Por, më shumë rëndësi ka fakti që më 8 dhjetor, në shesh do jeni ju. Nëse ju jeni aty, ajo është fitorja jonë e madhe. E di që u kemi lodhur e zhgënjyer, e di që shpesh kemi tjetërsuar vullnetin tuaj, por jeta i ka këto.
Më 8 dhjetor ne duhet të jemi aty për të shmangur provokimet e kësaj qeverie kriminale. Dhe me këtë rast dua t’u jap dhe disa udhëzime. Kujdes para mitingut dhe pas mitingut, sidomos ju që vini nga rrethet. Nëse tentoni të urinoni në ndonjë cep muri, apo poshtë urave të Lanës, bëni kujdes, pasi Erion Veliaj i ka lyer muret me një bojë që ua kthen urinën mbrapsht. Të gjithë këtë e ka bërë Erion Veliaj, për të sabotuar mitingun e 8 dhjetorit dhe për të na paraqitur si parti katunarësh, që nuk dimë se ku të urinojmë.
Ju lutem bëni kujdes. Nëse shikoni një mur me bojë të çuditshme, shmangni urinimin, se mund t’ua kthejë mbrapsht dhe ju lag. I vetmi mur që aktualisht nuk është lyer me këtë bojë është ai i SHQUP dhe këtë e ka bërë kastile, që ju të urinoni aty, por dhe këtë duhet ta shmangni.
Porosia ime kryesore mbetet shmangia e mureve të lyer me bojë hidrofobe, dhe urinimin poshtë urave, pasi mund të fotografoheni dhe të paguani gjoba të shtrenjta. E gjitha bëhet për të sabotuar mitingun. Bëhuni të fortë dhe përballojeni këtë regjim Stalinist, që luan dhe me arsyet biologjike të funksionimit të një organizmi. Mos e ndotni 8 dhjetorin. Mezi ju pres t’iu shikoj, nofullshtrënguar dhe ballin lartë.
E juaja, Grigja!
Hajde ,urinim te mbare ne 8 dhjetor.
Po me urinue mbi Grifshen cka behet !!!!!!!!!!!?????????
Psikopate femer cfar turpi dhe cfar niveli i ulet. Fshihu moj legene sharlatane se do jet me mir per pjellen tende se le nam , po qesh gjith bota me ty. Ishe me mir kur ishe ndertuse e suksesshme rrije me ndertusin dhe i fusje nji teke te benci.