Kunati i shqetësuar nga sondazhi i Sandrit për figurat e PD

1 Dhjetor 2015, 19:00Antena TEMA

Sandri ka nisur një sondazh në faqen e TV Klanit tek emisioni Opinion, për të votuar kush janë figurat kryesore të opozitës. Kunati që po e vëzhgon me kujdes faqen, po hutohet dita- ditës me rezultatet që dalin. Ato që udhëheqin janë praktikisht katër gra, të katërta të afërta me Doktorin, dhe që nuk janë popullore në parti. Sondazhet e Kunatit nuk kanë asnjë përputhje me sondazhin e Sandrit.

Pasi e vrau mendjen gjatë dhe bëri dhe disa kërkime të tjera, zbuloi se sondazhin e manipulon Sandri për qëllimet e veta.

Filloi t’ia shpjegojë Lulit pse e bënte këtë Sandri.

-E bën se do të të tregojë ty, që je i zëvendësueshëm me secilën prej budallaqeve që ka caktuar Doktori në parti. D.m.th e bën që të të fyejë ty. Rezultatet tona nuk përputhen me Sandrin, plus që kemi të dhëna që Sandri i rregullon vet shifrat.

-Kjo është shqetësuese, tha Luli. Duhet të pyesësh dhe disa të tjerë se ç’mendojnë për këtë gjë.

Kështu, Kunati filloi të marrë dhe mendime të tjera.

Pyeti të parin Ben Ristanin.

-Si shpjegohet, tha, që këto femrat budallaqe i ka votuar më shumë Sandri, se ju?

-Po ça të them unë, i tha Ristani. Sondazhin e bën Fevzo. Ai për femrat jeton, ashtu e ka ndërtuar jetën.

Pastaj pyeti Ed Halimin.

-Si shpjegohet që ti ke gjithë këtë kontribut dhe njerëzit për shembull votojnë këto gratë kot të PD?

-Po ça të them unë i shkreti, tha Edi. Unë pyeta ku paguhet për këtë punë, po s’më treguan. Po di gjë kujt t’ia jap lekët, më thuaj.

Pas Edit, pyeti Aldo Bumçin.

-Si shpjegohet, i tha, aq inteligjent sa je ti, është dhe Jorida, dhe Grida, po sii shpjegohet që atyre u japin më shumë pikë se ty tek sondazhi i Sandrit?

-Po me sa di unë, tha Aldua, nuk është kriter inteligjenca, se po të ishte ajo, do dilte Flamuri i pari. Është punë grash.

Më në fund Kunati u kujtua për Rulin.

-Si mendon ti, i tha, çfarë mesazhi kërkon të japë Sandri me këtë sondazhin që nxjerr fituese këto gratë e tij?

-S’di ç’të them djalo, po kjo nuk është punë Sandri po punë Doktori. Doktori i ka dhënë porosi Sandrit bë sondazh dhe më nxirr të parët kryesisht njerëz pa koqe dhe budallenj. Pastaj Sandri ja ka kaluar porosinë Fevzos, që më ka thënë Doktori dua të bësh një sondazh dhe të nxjerrësh kryesorë njerëzit pa koqe në PD. Fevzo i ka rënë shkurt. Meqë i do pa koqe, po i zgjedh gra, se ato janë dhe budallaqe. Kështu fitojnë të gjithë, edhe Doktorit i bëhet qejfi, edhe Fevzo ua bën qejfin.

2 komente në “Kunati i shqetësuar nga sondazhi i Sandrit për figurat e PD”

  1. Silvi Hysenbregasi says:

    Fevzo- thuhet se ka njohuri te mira ne perceptimin e koqeve, pasi ka provuar shume, madsje me shume sesa mendoni per ato te Zhyljenit. Fevzo eshte gjysem femer-gjysem mashkull qe eshte klonuar ne krytje te Myzeqese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje