Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Fevzos në Komitet

5 Dhjetor 2015, 21:01Antena TEMA

Gazetari: Si ka ndodhur përmbysja e komunizmit në Shqipëri?

Fevzo: Po si t’u them, isha unë me nja dy shokë, u nisëm nga Fakulteti drejt rrugës poshtë për tek Liceu, aty qëndruam nja dy orë dhe e rrëzuam. U thashë dhe atyre shokëve mos u trembni se s’kanë çfarë na bëjnë. Dhe në fakt ja dolëm

Gazetari: Çfarë ndodhi më pas?

Fevzo: Po unë mendova të krijojmë Partinë Demokratike. U thashë Pashkos dhe Berishës, biles më kujtohet dhe Imamit, të bëjmë një parti. Mos është herët më thanë ata? Jo jo, iu thashë. Dhe e bëmë. Unë nuk shkova se kisha një punë, po ata shkuan tek shtëpia e Pashkos. Të nesërmen më raportuan që e bënë.

Gazetari: Si i hyre gazetarisë?

Fevzo: Po e kam pas gjithnjë pasion, por pasi u shpall pluralizmi, i mblodha ca shokë të mi dhe u thashë: Ejani të krijojmë një gazetë. Në fillim hezituan, po pastaj më dëgjuan.

Gazetari: Si vazhduat më pas?

Fevzo: Më pas kur isha 23 vjeç themelova një gazetë tjetër, e cila ishte më e madhja në vend, Aleanca Demokratike. Ose e dyta më duket. Po po e dyta. Isha drejtori më i ri i gazetës në historinë e shtypit shqiptar. Mund të bëjë dhe Roland Qafoku një libër për këtë.

Gazetari: Si e ke njohur Berishën?

Fevzo: Po atë ditë që përmbysëm komunizmin erdhi dhe ai, por po rrinte mënjanë. I thashe eja dhe ti me ne.

-Po unë jam mjek, tha, dhe më ka dërguar Xhelil Gjoni këtu se mos plagoset njeri.

-Eja mo burrë, i thashë, se për katër ditë bie komunizmi dhe ne do krijojmë partinë tonë. Më dëgjoi dhe erdhi.

Gazetari: Po Gazideden?

Fevzo: Atë e kam njohur nga Doktori. Nuk ishte burrë i keq aq sa thonë, por nuk ishte dhe i mirë aq sa thonë. Me mua është sjellë mirë, po me shokët e mi nuk është sjellë mirë. Ka bërë plot shërbime të mira, po ka bërë dhe punë jo të mira.

Gazetari: Pse u prish Doktori me Rugovën?

Fevzo: Po me sa di unë, dhe këtë e kam nga amerikanët, ma ka pas thënë Bill Klintoni atëhere, jo në fakt Xhejms Rubini, kur ishim në Drenicë me helikopter, se ata të dy kishin kontradikta të forta lidhur me duhanin. Doktori e kishte këshilluar të mos e pinte, se do t’i shkaktonte tumor të mushkërive dhe nuk do arrinte pavarësinë e Kosovës, ai nuk e dëgjonte. Këtu u ndanë dhe Doktori i tha do bëj Demaçin në vend tënd, se ai do rrojë më shumë. Dhe në fakt i dolën parashikimet.

Gazetari: Si lindi emisioni Opinion.

Fevzo: Lindi nga emisioni e “E Diela debat”. E Kam pas në TVSH më ‘97. Pastaj i thashë Sandrit hap një TV që të vij ta bëj emisionin aty. Në fillim hezitoi, se nuk kam lekë tha. Po hape një here, i thashë, se do vijë Doktori në pushtet, do të japë Kinostudion, toka, fshatra turistikë, tendera, do bëjmë lekë. Më dëgjoi dhe doli i fituar.

Gazetari: Sa e keni rrogën?

Fevzo: Shiko, rrogën e kam aq sa paguaj sigurimet shoqërore, por kam të ardhura të mëdha nga pronat dhe nga fakti që jam person i rëndësishëm. Unë kam tetë gjysha, nga katër që kanë zakonisht njerëzit dhe përfytyro gjithë trashëgiminë e tyre. Plus unë marr shumë shpërblime për PR nga miqtë e mi. Ata që rrijnë me mua paguajnë një “Fee”, me qëllim që të ndjehen mirë.

Gazetari: Edhe Baton Haxhiu ka pagu me shku me ty në Vietnam e Tajlandë a?

Fevzo: Jo, jo këtë radhë e kishte gratis nga unë se kishte harxhime të tjera.

4 komente në “Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Fevzos në Komitet”

  1. Silvi Hysenbregasi says:

    Fiks fare shkon per Fevzo koranin kjo antene. Njeri me te shpifur qe na ka denegjeruar Fisin se ky Bledi Fevziu nuk ka, jo vetem per kete fakt, por edhe se permes mashtrimeve dhe flirteve me pushtetin na grabiti gjithe pronat e familjeve tona te shume vuajtura. Ju e dini se Blendi ka qene 1200 deri vone….

  2. rozi says:

    Me qi moj mize me qi tha kali ,dhe qelloi me bisht mizen qe ngordhi ne cast.I ka ardhur dita dhe nata ketij matrapazi te gazetarise.ketij kllouni.Pa fevzon nuk jetojme dot por duhet nje kale qe levizi bishtin,se gjer tani ka vetem mushka.

  3. sopiqoti says:

    Tani qe emisioni ” O P I N I O N.” ka hyre ne periudhen e plakjes.mendimet e Fejzo vlejne per ti bere P A C E .

  4. Elsa Demo says:

    Blend Fevziu, Blend Korani, Blendi Mavria thuaj qe per ty o mavri duhet te dashurohet gjithe Shqipria. Ik o plaku Mere me gjithe opinionin tend qe bie ere shure kriminelesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje