PD analizon shkaqet e dhunës nga ana e qeverisë mbi protestën

8 Dhjetor 2015, 19:09Antena TEMA

Pas përfundimit të protestës së 8 Dhjetorit, Partia Demokratike doli me një deklaratë të ashpër kundër përdorimit të dhunës në protestë, në të cilën dënonte qeverinë për qëndrimet e saj provokative dhe bënte thirrje për vazhdimin e revolucionit.

Deklaratën e lexoi vetë Luli:

“Partia Demokratike dënon me gjithë forcë sulmin e sotëm mbi Kryeministrinë. Qeveria e kryeministrit Edvin Rama, me qëllime të caktuara dhe të mirëmenduara, lejoi që protestuesit të futeshin në perimetrin e ndaluar nga “Rregullorja e Bulevardit”, “Rregullorja e sheshit” dhe “Rregullorja e gardhit”, me qëllim që ata të kryenin një krim.

Jo vetëm kaq, por protestuesit nuk u penguan as fizikisht, kur sulmuan derën kryesore të Kryeministrisë dhe thyen dritat e mbulesës së derës.

Partia Demokratike ka të dhëna të sigurta se Edvin Rama kishte lënë pranë tre drerëve të vitit të ri, që kishte vendosur anash derës, thika me helm, çadra pistoletë dhe revolverë elektrikë, me qëllim që t’i merrte turma dhe të sulmonte Kryeministrinë.

Të gjitha këto gjeste provokative të qeverisë, na detyruan që të tërhiqemi nga sulmi mbi Kryeministrinë, pasi na u duk provokativ, dhe të shkojmë pranë Ministrisë së Brendshme.

Edhe këtu u ndeshëm me provokimin e qeverisë. Ata e kishin maskuar me rrjeta Ministrinë e Brendshme dhe meqë shumica e protestuesve tanë, ishin nga zona të thella të veriut, ata ju turrën Ministrisë së Transporteve, duke menduar se ajo është Ministria e Brendshme. Me këtë rast i kërkojmë ndjesë zotit Haxhinasto për shkatërrimin e zyrës së këshilltarit të tij, por i bëjmë me dije, se për sa kohë ai do rrijë në koaliconin e qelbësirave, do durojë dhe pasoja të tilla.

Në finale demonstruesit ju turrën bunkierit të Tan Shkrelit, para Ministrisë së Brendshme. Për të treguar se nuk kemi punë me persona konkretë, por me parime, i pari që u hodh mbi bunkier, ishte Belind Këlliçi, dhëndri i tij, që udhëheq forumin rinor. Kjo, për t’u treguar të gjithëve, se në rrugën tonë ne nuk njohim miqësi e farefisni.

Disa protestues, të cilët kishin marrë me vete sëpata apo ura zjarri, nuk i kishin marrë ato qëllimisht, por i kanë mjetet e punës së përditshme, dhe meqë kanë lënë punët në mes, kanë marrë mjetet me vete.

Duke nxitur këto provokime, qeveria e Edvin Ramës, i ka hequr shanset vetes për të mbijetuar gjatë në këtë vend, pasi tani që sulmuam simbolin, nuk kemi më problem të sulmojmë dhe vet qeverinë.”

Luli e lexoi deklaratën me patos para drejtuesve të PD pas mitingut, për të marrë miratimin e tyre.

-Ka ndonjë njëri ndonjë, pyetje tha?

-Kisha unë diçka djalo, i tha Ruli. Kjo puna e protestës sonë u bë si revolucioni kulturor në Kinë. Mao Ce Duni premtoi revolucion kulturor, dhe bëri revolucion të vërtetë, duke bërë masakër, duke vrarë gjithë kundërshtarët politikë. Ndërsa Doktori premtoi dje masakër përmes revolucionit demokratik, dhe përfundoi në revolucion kulturor, duke treguar nivelin e lartë kulturor të elektoratit tonë.

6 komente në “PD analizon shkaqet e dhunës nga ana e qeverisë mbi protestën”

  1. Dashnori i Lulit says:

    Eh more Rulo! Jeni pisa, I vute maloket ne dite pushimi te shkaterrojne bunkerin me pune vullnetare! Kush jane bashkepuntoret e ketij pislleku: Sali Rok Berisha, Ndregjon Kari dhe Lul Gomari.

  2. merodhjeri says:

    Të dhëmbi ty torre çpuarja e bunqerit?!

  3. Baxhanakun snjof tthem un tyja says:

    shuko bunkeri eshte simbol komunist or ti dhe PD esht parti e punes nuk ka fjal do tju djegim tgjithve. nuk lejojm qeverin e bijve te kuq ne jami e ardhmja Perpara

  4. Tani says:

    Sa injorante qe jemi ne shqiptaret. Jam I sigurte qe qytetaret dhe Tironsat nuk shkaterrojne qytetin. Fajin e ka Basha me saliun qe nuk jane mesuar pa pushtet dhe para.

  5. Kaqaki Junior says:

    Ky ishte vandalizem puro, moren ‘yrrnek’ nga Vetfundosja!

  6. edit says:

    Nuk pyet me populli per bajga berishjane. ……grup ordineresh…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje