Koordinatorja për marrëdhëniet seksuale në PD, shpjegon qëndrimin për ndalimin e seksit me armikun

15 Dhjetor 2015, 18:10Antena TEMA

Ka bërë shumë bujë një projekt me katër pika e koordinatores për Marrëdhëniet Seksuale në PD, e cila i ka bërë ato publike në formën e një Kodi Etike. Mes tyre shquan pika që ndalon raporte dashurie mes opozitarëve dhe armiqve të tyre, pasi kjo gjë do të prishte moralin e partisë.

Meqë projekti i saj pati shumë bujë, ajo u detyrua sot të bëjë një shpjegim të ri për atë që ka thënë.

“Të dashur miq!

Sikundër e keni lexuar, unë i kam propozuar Partisë Demokratike një Kod Etike, i cili ndalon dashurinë mes demokratëve dhe socialistëve, apo çdo partie tjetër kundërshtare, në respekt të principeve publike që na afirmojnë çdo ditë si një parti e moralshme, që nuk kemi punë me partitë e krimit dhe korrupsionit.

Unë i kuptoj reagimet tuaja, të cilat nisen dhe nga rrethana konkrete të cilat tashmë kanë ndodhur, por unë nuk e kam fjalën për të kaluarën, por për të ardhmen.

Së pari, i kërkoj ndjesë kryetarit Lulzim Basha, i cili në rrethana të justifikuara, është martuar me një vajzë nga një familje komuniste nga Kurveleshi, të cilët i kanë qëndruar besnik partisë së tyre deri në vitin 2005. Por e vërteta është se Luli ka arritur ta kthejë vjehrrin, Kunatin dhe gruan me PD, dhe kjo është një dëshmi i supermacisë sonë. Sot demokratët njohin më shumë vjehrrin e Lulit, se babin e Lulit, më shumë Kunatin e Lulit se vëllain e Lulit. Ky është shembull për t’u marrë.

Po ashtu, dua t’i kërkoj ndjesë zotit Gerti Bogdani, i cili është martuar me një vajzë të shkëlqyer, por që prindërit e të cilës janë kushërinj të Ilir Metës dhe eksponentë të lart të LSI. Por, nga ana tjetër më vjen mirë që gruaja e tij, në zgjedhjet e fundit, sipas të dhënave që kam, votoi për PD.

Bëj me dije po ashtu se nuk kam asnjë mëri me Gridën, e cila e ka burrin socialist dhe ka qenë zyrtar i lart socialist në ambasada gjatë qeverisjes së Nanos, pasi ajo dhe në mos ka bindur burrin e saj, ka bindur plot burra të votojnë për PD.

Deklarata ime nuk kishte të bënte as me Belindin, i cili thonë se është i dashuruar me një vajzë nga familje socialiste. I vetmi shqetësim akoma, është se ndërsa Belidni u hodh si shqiponjë mbi bunkerin e vjehrrit, vazja u distancua nga veprimet e tij dhe mbrojti bunkerin e të atit. Kjo duhet parë. Nëse Belindi nuk arrin ta bëjë vjehrrin, siç e ka bërë Luli, pra demokrat, unë vazhdoj t’u qëndroj pikëpamjeve të mia.

Pika e dytë e rëndësishme që dua të theksoj, është se unë nuk jam kundër raporteve seksuale ilegale, mes burrave demokratë me gra socialiste dhe e kundërta, por ju këshilloj të bëni kujdes, se sot shkenca është zhvilluar dhe ndonjë burrë, mund t’u bëjë testin e ADN së fëmijës dhe pastaj do na turpëroni partinë, pasi do jetë fëmijë me baba socialist. Këtë kam parasysh kur them se duhet kujdes i madh në këtë pikë dhe duhet respektuar Kodi i Etikës, i cili duhet shpërndarë, bashkangjitur me një manual për mbrojtjen e sigurt gjatë marrëdhënieve seksuale me armikun. Gabimet tona nuk duhet t’i përsërisë më rinia demokrate.

Edhe pse idealet e partisë sonë nuk janë të transmetueshme në rrugë seksuale, ato përbëjnë gjithnjë rrezik të ndikohen nga emocionet e momentit dhe të na bëjnë të rrëshqasim në vend të gabuar.

Që të jem tërësisht e qartë, unë e ndaj këtë çështje në dy pjesë. E para, gjithë demokratët që janë martuar me socialiste, përfshi dhe kryetarin Basha, të trashëgohen dhe të angazhohen t’i bëjnë socialistët demokrate. E dyta, të gjithë ata që kanë raporte ilegale me socialistët, të marrin masa mbrojtëse gjatë seksit, të mos shumojnë farën e tyre. Aq më tepër që fëmija mund të bëhet dhe një hibrid. Siç dihet, në këtë vend ka një alergji të madhe, edhe për demokratët, edhe për socialistët dhe mendoni seç urrejtje mund të ketë për një fëmijë, që del si bashkim i të dyve.

E bëra këtë sqarim që të mos krijohen keqkuptime sikur unë jam kundër marrëdhënieve seksuale mes dy kampeve. Jam thjeshtë për kujdes, për etikë dhe për të qenë superiorë si parti.”

12 komente në “Koordinatorja për marrëdhëniet seksuale në PD, shpjegon qëndrimin për ndalimin e seksit me armikun”

  1. ILIRIA says:

    Ju kuptoj me se miri qe publikoni ne kete Gazete te tilla shkrime. Diku tjeter ne Europe do te ishte nje skandal i pa pare e i degjuar. Keto metoda jane perdorur ne Gjermanine naziste te para 70-te e ca viteve, ku cifutet ishin nje rrace e pa pranuar per rracen arjane. Deri ketu paskemi arritur qe Shqiperine tone te vogel ta ndajme ne Rraca e Parti politike, ku edhe gjeneza e tyre duhet te jete e llojit te “pershtatshem partiak”????????????

    Une mendoj se te tilla orvatje jane per tu denuar jo vetem publikisht e ne shtyp, por edhe penalisht. Mendoj se njerez te tille duhet te ndjejne se keto gabime thelbesore te menduarit jane nje helm Kobre per shoqerine shqipetare, ndaj dhe penaliteti duhet te jete shume i rende.

    Shqipetaret nuk kane nevoje me per metodat dhe mendesine e Shtetit Komunist i cili po ashtu mendonte e vepronte ndaj popullit te tij. I ndau shqipetaret ne komunist e te deklasuar. Shkurt , ai/ajo te penalizohet.

    1. pse says:

      Iliria..merre me humor dhe mos n’a trego se ç’ngjet ne bote…

  2. Mimi says:

    Dy here kam lexuar postimet e kesaj kordinatofe, heren e parepostonte nje foto me qen rugac dhe ne vend te japi ndonje ide ne fushen ekonomike sepse eshte pedagoge ne fakultetin ekonomik merret me qente dhe kete bemen tjeter per dashurite mes kundershtareve.Ku e keni gjetur kete cope idiote, e tmershme, kjo qe eshte liberalja me e madhe per veten e saj, per turp.

  3. Davidi says:

    Pjesa e Grigjes fantastike

  4. BUJARI JU DEGJON says:

    Mero,dhe fare kot nuk ishte reagimi i Koordinatores se seksit,sepse ajo me siguri ka degjuar per porosine qe na ka dhene Edi Rama neve Socialisteve:”T’i q… me radhe te gjithe Demokratet”… ?

  5. Edi says:

    Kjo Grigja esht kordinatorja per shtepit publike dhe qirjet neper benca dhe motele.

  6. Me vjen per te vjedhur nga leximi i sqarimit etik per “demokratci” nese pyesim demokratet kjo do te jet nje cmenduri e shpikur per te urejtur njeri tjetrin duke haruar se perkatesia politike munde te ndryshoj por etika dhe morali ngelin nese jemi njerez dhe e kunderta ,nese nuk jemi njerez.

    Grigja qenka e mire per regjisore te hororit me sex.

  7. Lennard says:

    Nuk ma merr mendja se e keni seriozisht.kam dijeni se disa nga femnat demokrate pallohen me socialiste

  8. Hapsan Tropoje says:

    “Une te dua ty po te duash Partine.”
    Gjejeni kush e ka thene kete shprehje, nuk tallem.O zot si perseritet historia, bravo Saliu na e ngjalle rinine komuniste prape.Nje ndihme e bogel, kete shprehjen me siper e ka thene nje i ri komunist qe vdiq i ri i ziu se kur ke kete mendje keshtu shkon per lesh, e vrane fashistet .

  9. Artan says:

    Pse ka dhe burrec kjo Grigja???

  10. Ada says:

    Ka harru Eduard Selamin qe e ka grun komuniste fare fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje