Kunati kishte kohë që nuk fliste me Zenin, që nga gara e Forumit Rinor. Por sot në mesditë u gëzua kur e mori.
-E dëgjova Ramën, i tha? Duhet të reagojmë patjetër. Duhet të mbushim portalet që ai ka sulmuar veriun.
-Po pse, çfarë ka thënë, pyeti Kunati?
-Ka thënë diçka me nënkuptim, por duhet ta bëjmë copë që po sulmon veriun.
-Po çfarë nënkupton, pyeti Kunati?
-Ta shpejgoj më gjatë, i tha Zeni. Kemi të dhëna që ka një muaj që po gërmojnë në hipoteka, kush nga miqtë e mi ka toka të rregjistruara në jug. Kanë nxjerrë gjithë tokat në emër të Rafit, nga Vlora në Ksamil. Në fakt më tha një miku im atëhere, mos i vërë të gjitha në emër të Rafit, vëri në dy emra, dhe ashtu bëra. Në Ksamil i vura 15 hektarë në emër të Rafit dhe 15 hektarë në emër të Çimit. Por dhe ato i kanë gjetur më duket.
Pastaj i kanë hyrë tokave në Orikum, në Dhërmi, dhe asaj faqes së malit në Sarëndë, deri tek Kanali i Çukës. Duan të më trembin këta miqtë e mi që të më diskretitojnë. Duhet të reagojmë patjetër. Duhet ta paraqesim si luftë Veri- Jug.
Kunati po e dëgjonte në heshtje.
-Më dëgjon apo jo, e pyeti Zeni?
-Të dëgjoj, të dëgjoj, i tha Kunati, po unë vet jam nga jugu dhe se bëj dot këtë, se do më thonë “po ti çke, ti je nga jugu?”.
-Duhet ta bësh, i tha Zeni, mos ki komplekse, se po të jetë ashtu, është njësoj sikur babi të mos e mbronte Lulin për “Rrugën e Kombit”, se mund t’i thoshin po ti çke, ai e ka vjerrin nga jugu.
Kunati u trondit. Zeni po i kujtonte nderin. Duhet ta bënte patjetër.
-Mirë, i tha, do flas me Lulin dhe do bëjmë një deklaratë.
E zgjoi Lulin nga gjumi dhe i tregoi situatën.
-Po, ta bëjmë urgjent, tha Luli. Nuk thua shyqyr që kanë nevojë për ndihmë, t’u gjendemi pranë.
-Por si ta bëjmë, i tha Kunati, se ai thotë, po duan të më marrin tokat në bregdet dhe duhet të mbrohemi se po na sulmojnë se jemi nga veriu.
-Pyet një herë Rulin, i tha Luli, se ai merr vesh nga këto punë, por deklaratën bëje sa më shpejt.
Kunati e bëri deklaratën për përçarje very- jug dhe ja nisi për mendim dhe Rulit.
-Mirë e paske bërë djalo, i tha Ruli. Me sa di unë banorët e Himarës, Dhërmiut, Vunoit dhe Qeparoit janë veriorë të zbritur aty në kohë të Skënderbeut, dhe ju keni shkuar tek toka e stërgjyshërve tuaj. Aq më tepër që Doktori është Skënderbeu i dytë dhe ju takon t’i pushtoni për herë të dytë ato brigje.
Saga e hajduteve nga Veriu vazhdon me rritme te larta duke perlare cdo gje qe i del perpara Zenit dhe dosave dhe gicave te tij nen ombrellen e kapterit Irfan H bytha…