Enno telashe me protokollin e festës, nga Saliu tek Salianji

11 Dhjetor 2015, 19:41Antena TEMA

Enno me dy “n”, u caktua të bënte ftesat për 25 vjetorin e themelimit të PD, meqë është sekretar Organizativ i saj. Luli i tha të bëjë kujdes për forumet ekzistuese të partisë, por të ftojë dhe disa themelues të PD.

Siç e ka zakon në raste të tilla, Enno me dy “n” thërret Kunatin që t’ia specifikojë detyrën.

-Duhet të organizosh ti eventin, i tha Enno, me kompaninë tënde .

-Patjetër, i tha Kunati, po problemi është se gjysmën e kompanisë e kam fut në Këshill Kombëtar dhe u duket vetja udhëheqësa.

-Duhet të konsultohemi dhe për ftesat, i tha Enno, se unë nuk i njoh këta themeluesit.

-As unë nuk i njoh, tha Kunati, se kur erdhëm unë e Luli në PD, i kishin zbur shumicën.

-Më kërkoi kjo Grida ta fusja tek lista kryesore, tha Enno, po ata të degës së PD në Durrës më thonë që familja e saj ka qenë me Partinë e Punës atëhere.

-Po s’ka problem, i tha Kunati. Fute në vend të Ferdinand Xhaferrit, se nuk e kupton njeri nga zëri. E ka më të trashë kjo.

-A, shumë mirë të shkoi mendja, tha Enno. Po këtë Erlën si ta prezantoj?

-Atë vëre në vend të motrës, se e ka pas themeluese të PD, tha Kunati.

-Kemi problem me motrën e kësaj, tha Enno, se ajo është më shumë me Ramën se me Doktorin.

-Hajd o burrë, fute në vend të motrës se nuk u bë qameti, tha Kunati. Kështu e kanë këto gocat e reja. Nga inati i motrave bëhen me kundërshtarin. Ja dhe kjo Laura këtë hall ka. Motrën e ka pas me PD, por është me Ed Ramën tani, se do t’i përkthejë dhe librin ai. Vetë është bë me PD.

-A, sa mirë që ma kujtove, tha Enno. Po e shënoj dhe këtë. Tjetër kë kemi? Ky Ed Halimi ka qenë themelues?

-Ka qenë, por ka qenë themelues i FRESH në “Qytetin Studenti” në vitin 1992, tha Kunati. E mbaj mend kur kam qenë unë me PS, që e kujtonim gjithnjë.

-E mire, po vë këtë Ristanin, tha Enno.

-Ky ka qenë me PS, tha Kunati, po vëre në vend të Rusmajlit, se ai ka qenë themelues, por e kemi nxjerrë komunist. Ky që ka qenë komunist, po e bëjmë themelues.

-Këtë Belindin, ta vë nga Forumi Rinor, i tha Enno?

-Vëre se dha prova të forta, tha Kunati. Ai për dashurinë fal jetën, por për bunkerin fal dashurinë.

-A, kjo qenka e fortë shumë, tha Enno me dy n. Do ta vë citat tek zyra.

-Kam dhe një merak, tha Enno. Ta pyes këtë Rulin një herë për listen, se ai është themelues i PD dhe i mban mend më mirë.

-Pyete patjetër, tha Kunati.

Enno me dy na ja tregoi Rulit listën dhe arsyet përse disa persona ishin në vend të të tjerëve dhe kërkoi mendimin e tij.

-Mirë u ka shkuar mendjo djalo, tha Ruli, me këto zëvendësime. Vetëm kujdes, se me këto ritme do zëvendësoni ndonjë ditë Saliun me Salianjin, dhe do na bëni ndonjë dokumentar “Nga Saliu, tek Salianji”

2 komente në “Enno telashe me protokollin e festës, nga Saliu tek Salianji”

  1. Doris Fuck says:

    Nga gjatesia jane tamam. Po Saliani eshte me qytetar, me simpatik, me elokuent, me I shkolluem, me , me, …..me kar-izmatik.

  2. durim says:

    Po Jorin perse nuk e kishin vene ne rrjeshtin e pare . Po ta shikoje ne tv ishte tere nerva. Te mos flase Jori eshte e rende shume . shume larg Doktorit dhe Bashes ishte dje . Sot priteni kur ti shkoje ne zyre dhe te ankohet se une po konsumohem shume dhe nuk po me vleresoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje