Komentet e para për shortin e Europianit

12 Dhjetor 2015, 21:17Antena TEMA

Edi Rama: Një nga mënyrat që të sigurojmë kualifikimin në grup, është që opozita të lërë mënjanë protestat, të miratojmë reformën në drejtësi dhe kështu të jemi të qetë në Qershor, të shikojmë ndeshjet. Ndryshe do ketë zgjedhje dhe opozita do mbajë përgjegjësi jo vetëm për humbjen në zgjedhje, por dhe për eleminimin.

Lulzim Basha: E vetmja mënyrë që Kombëtarja jonë të fitojë, është të ketë një qeveri teknike, dhe kështu askush nuk ka për ta privatizuar fitoren e ekipit Kombëtar. Me këtë qeveri, vështirë se fitojmë.

Ilir Meta: Unë mendoj se i kemi gjithë shanset, me pak qetësi dhe dashuri dhe ndonjë impuls të ri gjatë ndeshjeve, t’i fitojmë ato dhe të kualifikohemi. Por kjo nuk do të thotë se humbja duhet përjetuar si fundi i botës, pasi jeta vazhdon.

Sali Berisha: Kombëtarja jonë nuk duhet t’i japë shanse Edvin Ramës të dalë e të lëvdohet me djersën e tyre. Ata duhet t’i bashkohen revolucionit tone, pasi vetëm me një Shqipëri pa Edi Ramën ka kuptim fitorja e tyre. Një fitore me Edi Ramën në krye është fitore e mafies.

Pandeli Majko: Nuk jam i sigurt kush do fitojë, po ose Shqipëria, ose Zvicera do fitojë, dhe në të dy rastet Kosova do dalë e fituar.

Taulant Balla: Jam shumë i lumtur me këtë short. Ose Shqipëria, ose Rumania do fitojë, unë jam në rregull.

Ditmir Bushati: Ky është një grup i rrezikshëm nga pikëpamja diplomatike, pasi shqiptarët dhe zvicerianët kanë lojtarë të përbashkët, shqiptarët me rumunët kanë minoritet të përbashkët, dhe duket sikur e kemi të gjithë inatin me Francën, ndaj duhet të shkojmë në stadium me tre lapsat me ngjyrë të Edi Ramës, të dukemi miqësorë.

Xhani De Biazi: E kisha një lutje për djemtë e ekipit tonë kombëtar, mos me sha askënd nga nëna në ndeshjen me Zvicrën, pasi mund të na shkaktoni sherre brenda ekipit tonë.

3 komente në “Komentet e para për shortin e Europianit”

  1. Na bashkoj kenga popullore says:

    Shum e fort,bravo

    1. andro-meda says:

      Thënia më e bukur i shkon Pandeli Majkos.

  2. Na bashkoj kenga popullore says:

    Shum e fort,bravo,e forta e fortave,komenti i De Biazit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje