Hotel Tirana fiton papritur një thesar sendesh të shtrenjta

14 Dhjetor 2015, 18:14Antena TEMA

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në hotel Tirana sot paradite. Pasi mbaroi Konferenca Gjyqësore, pastrueset e hotel Tiranës konstatuan se poshtë karrigeve kishte ora të shtrenjta, unaza, varëse floriri dhe byzylykë. Në fillim pastruesja e parë mendoi se i kishte rëndë dikujt dhe e futi në xhep, por kur pa që ishin shumë, u shqetësua dhe thirri menaxherët e hotelit.

Ata mblodhën gjithë sendet e gjetura dhe i vunë në një kuti tek recepsioni. Pasi ambasadori amerikan tha gjate konferences se “oret tuaja kushtojne me shume se vetura ime”, dyshemeja u mbush me ore, varese dhe byzylykë te shtrenjte. Pra, i kishin hedhur gjithe gjerat pertokë.

Sapo njerëzit u shpërndanë dhe ambasadorët që ishin aty ikën, në holl të hotelit ja behën sërish shumë gjyqtarë dhe gjyqtare, që kërkonin sendet e humbura.

Pasi panë të shqetësuar se salla ishte pastruar, u drejtuan tek recepsioni.

Më i shqetësuar dukej Xhin Xhoni.

-Shiko pak mos ke gjetur një orë “cartier”, një byzylyk “cartier” dhe dy unaza floriri, i tha recepsionistit.

-Kam gjetur, i tha recepsionisti, por duhet të bësh një deklaratë personale që janë të tuat, me qëllim që ta çojmë në polici.

-Leje, tha Xhini, se nuk i dua fare. Mos trego as që i kërkova.

Pas tij, i dyti ishte Titi.

-Shif o vllai mos ma gjen pak orën time, se ajo është dhe fallco, duket sikur është e shtrenjtë.

-Ta jap, i tha recepsionisti, por duhet të bësh deklaratë që është e jotja.

-Lere fare, tha, se sa u zgjodha dhe anëtar KLD-je sot.

Kështu vazhdoi lista me radhë dhe çdo gjyqtar që kërkonte stolitë, nuk pranonte të nënshkruante që ato ishin të tijat.

Si përfundim, gjithë pasuria i mbeti hotelit.

Pas kësaj, menaxheri i hotelit propozoi t’i ekspozonin përditë nga një send të gjetur në recepsion dhe të mbanin shënim kush do vinte ta merrte.

-Dakord shef, e bëjmë, i tha recepsionistja, por do dalin pronarë të bizhuve, gjithë shoferat e gjykatësve, motrat, vëllezërit dhe kunatat e kunetërit e tyre.

-Po më mirë t’i marrin ata, tha menaxheri, se nuk i dihet , ndodh që ndonjëri dhe mund të mos ua japë dhe shpërndahet pasuria.

2 komente në “Hotel Tirana fiton papritur një thesar sendesh të shtrenjta”

  1. astArit metaj says:

    po nuk iku nishani dhe,kld, ,,,,,,

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    MOS i gezofshin
    Shpirti i te vrareve
    Nga kriminelet e liruar
    I ndjekte pas gjithe jeten
    Si mallkim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje