Incidente në takimet e Bashës me policët pas protestës

17 Dhjetor 2015, 18:27Antena TEMA

I kompleksuar nga dhuna mbi policët prej demonstruesve të PD, Basha shkoi në fund të protestës, të takonte disa policë, në vend që t’u kërkonte ndjesë.

-Kam ardhur t’iu përgëzoj, tha Basha, dhe t’iu siguroj, se Partia Demokratike nuk do të lejojë kurrë t’u preket qoftë dhe një fije floku.

-Faleminderit, i tha shefi i policies, i cili foli i pari. Mua asnjë qime floku s’më kanë prekur vezët, se kam kapele, por jam bërë i gjithë, gjithë vezë, siç e shikon.

Basha u hutua nga përgjigjia dhe i zgjati dorën një polici në krah. Ai e tërhoqi dorën pas.

-Çfarë ke, i tha Basha, të vjen frikë të më japësh dorën?

-Jo, me vjen keq, por e kam pis nga vezët, tha, nuk dua të të bëj pis.

-Ah, e kuptova, tha Basha. Por ju duhet ta dini se ato vezë nuk ishin për ju, por për qeveritarët që janë strukur si minj në parlament. Ata duhet të dilnin këtu përballë popullit dhe të përballeshin me ta.

-Mirë ata, po dhe ti mund t’i kishe përdor këto vezët për fytin, i tha një polic, se të paktën s’do të ikte zëri.

-Kjo është gjuhë e Edi Ramës, i tha Basha.

-Jo, tha polici, unë jam nga koha jote këtu si polic, e them për të mirën tënde.

-Sidoqoftë unë kam ardhur këtu t’iu përshëndes dhe t’iu them se Partia Demokratike nuk ka asgjë me policinë dhe kërkon ta shikojë atë të qetë dhe të sigurt.

-Por kur e pakseni në program këtë, ç’na lodhe kot sot, i tha shefi. Aq vetë sa kishe ti, i kishe mbledhur në oborr të SHQUP-it dhe s’kishte nevojë as për polici.

-Të thashë zotëri, që nuk e kam me ju, e kam me ata qeveritarët që janë brenda në parlament. Ju gabimisht e keni pësuar prej atyre.

Ndërkohë që flisnin me njëri- tjetrin, Enno filloi të bërtasë nga turma.

-Ma vodhën, ma vodhën, zoti polic kapeni….

Turma u hap dhe një burrë i veshur me kostum firmato ju vërsul policëve.

-Më vodhën orën, tha, e kisha “Cartier”, bën dhjetë mijë euro, ju lutem bëni diçka….

-Mos na prish bisedën, i tha Luli, se po flas unë me këta.

-Do ta gjejmë, i tha polici, se pak vetë jeni, i kemi filmuar të gjithë, mos u shqetëso.

-Më duhet patjetër, se e kam pas dhuratë, tha Enno, që ngrinte zërin.

Luli u vu në siklet, përshëndeti policët dhe u largua.

Enno, që i kishte humbur ora, vazhdonte t’u lutej policëve të kapnin hajdutin.

-Ik në Komisariat se ne nuk lëvizim dot, i tha shefi, se jemi në gatishmëri. Shko bë denoncim zyrtar.

-Jo shef, se nuk e kam me letra, i tha Enno, se ma kan pas dhuruar, ndaj dua ta kapni tani.

-Tani s’kemi ku ta gjejmë, i tha polici, por kujdes tek mitingu i radhës kundër varfërisë, eja me një orë fallco, që po erdhi hajduti të ta marrë prapë, ta kapim.

Enno u dëshpërua shumë. Ndërsa u nis të ikte kokulur, pa që shokët e vet kishin rrethuar Lulin, i cili po u thoshte se më datë 21, nëse ka parlament, do dalin përsëri të protestojnë kundër varfërisë.

-Do vij se s’bën, tha me vete Enno, se tani jam dhe unë i varfër, se s’kam orë.

5 komente në “Incidente në takimet e Bashës me policët pas protestës”

  1. Treviso says:

    Bravo Lulo
    Po pasuron programin e Portokallit dhe te Al pazarit per naten e vitit te ri.

  2. K. F says:

    Ketij Lulit i erdhi radha per ndonje presh ne bythe qe te te marre vesh si behet politike, se ketej nga PD e heq tradita me duket kur jane arrogante dhe budallenj?!

  3. abc says:

    Ahahaha Mero do i ket humbur vertet se nuk eshte shume i zoti ai. Para ca ditesh e pash te tegu me gruan,dhe ky i jepte karroces se femijes dhe gruaja po i ngrinte pantallonat, Ennos hahahaha po i kishte nga ato me rripa lart,,,,ajo aq shume ja shterngoi sa iu futen ne bythe ennos hahahaha po pse tha enno nje fjale qe jane keq hahahaha dhe ashtu iku si femi palaco duke shtyre karrocen hahahaha.

  4. bbbbbbbb says:

    Bukur,por e verteta eshte qe keta hajvanet e PD jane totalisht fallco por te veshur e mbathur me firmato

  5. zhaneta Spaho says:

    Protesta kunder varferise me arka me ushqime!!!???? Njerez hajdute, kriminele gati te zbrasin koburet ne pritje te incidentit me te vogel!!!! Verberia politike e Lulit dhe e Saliut qe kane elektorat vetem injorante te paskrupullt…ka bere qe te shnderrohen ne palacio karnavalesh…prisni “zoterinj legena”, te bejme festat e fund vitit pastaj nga shkurti festojme karanavalet tuaja!!! Turp per ate Shqiperi ku e ka katandisur vehten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje