Kuqua sqaron arsyet përse Ed Rama është racist

18 Dhjetor 2015, 19:00Antena TEMA

Në Kuvendin e Shqipërisë pati një debat mes Gencit dhe Ramës. Genci u përbetua se ka qenë një adhurues i At Zef Pllumbit, ndërsa Rama në përpjekje për ta sqaruar, ju drejtua me epitetin “Kuqo”, që i thërrisnin gjithë shokët dhe miqtë e tij, në kohën që tradhtoi Doktorin.

Pas kësaj pati shkëmbime akuzash, duke e akuzuar Ramën për racist.

Debati vazhdon nëpër portale dhe televizone.

Në sqarimin e tij public, Genci akuzon Ramën se akuza është e qëllimshme dhe e mirëmenduar si raciste.

“Të dashur miq!

Të gjithë ishit dëshmitarë të akuzës raciste që Edi Rama bëri ndaj meje, duke mu drejtuar në parlament si “Kuqo” dhe jo me emrin tim Genci. Edhe pse përpiqet ta kalojë si alabak këtë sulm, në të vërtet ai është një sulm racist, i mirëmenduar, që synon të minojë karrierën time politike.

Së pari, epiteti “Kuqo” është përzgjedhur për të më identifikuar mua me një pinjoll të komunizmit, sikur babai im ka qenë një nga mbështetësit ideologjik të Enver Hoxhës në histori. Është e vërtetë që babai im është autor i tekstit të historisë zyrtare të Shqipërisë komuniste, por ai ka bërë detyrën. Përpjekja për të më etiketuar mua si “Kuqo”, d.m.th si i “kuq”, tregon ligësi nga ana e Edi Ramës, pasi ai do të dëmtojë karrierën time në PD. Se kush është i kuq në PD, e di vet PD-ja, s’ka nevojë të na e tregojë kreu i PS, ndaj ky vlerësim merr konotacion racist.

Së dyti, racizmi që Edi Rama shfaq në këtë rast, ka të bëjë me tiparet antropologjike, kryesisht të nordikëve. Kryesisht gjermanët, polakët dhe estonezët kanë tipare të ngjashme me mua, pra kuqalashë me pika dhe flokë bjond. Urrejtja që Edi Rama ka me ta, ka të bëjë me faktin se unë me Lulzim Bashën kemi dalë së fundi në foto me Merkelin dhe ai është xheloz për këtë. Ai po ashtu e ka këtë racizëm si një refleksion antiperëndimor që ka me veten, kur shikon se Evropa nuk e mbështet në rrugën e tij antidemokratike. Duke më thënë mua “Kuqo”, që ngaj si gjerman apo estonez, Edi Rama ka fyer me racizmin e tij, pjesën më të mirë të Evropës dhe këtë nuk kemi për t’ia falur kurrë.

Së treti, në Shqipëri ka një konotacion negativ fjala “Kuqo”, pasi lidhet dhe me periudhën e miqësisë sonë me kinezët, në kohën e komunizmit, kur kinezëve u flisnin me zhargon fyes “Kuqo”. Nëse e mendon mirë këtë gjë tani, meqë i vetmi kinez në Shqipëri është ambasadori Lu, unë mendoj se Edi Rama duke më thënë mua “Kuqo”, e ka dhe me ambasadorin amerikan, edhe pse ai duket esmer. Kjo gjë tregon përsëri thelbin e tij antiperëndimor.

Së fundi, kam dhe diçka personale. Në shumë tavolina dhe biseda private, ai paska thënë “që Genci është “kuqo”, nuk kam çfarë t’i bëj, se “kuqo” është, por nga ka ngjarë, se Stefanaqi ishte brun”. Me këtë ka dash të krijojë dhe idenë se unë jam fëmijë i paligjshëm, duke shkuar kështu deri në historira perverse private kundër meje.

Për gjithë këto arsye, unë ngul këmbë se sulmi i tij racist, duhet dënuar dhe në takimet e radhës që unë do të kem me zonjën Merkel dhe me autoritetet e tjera të Bashkimit Evropain, do ta ngre këtë si një çështje të rëndësisë së veçantë.”

Deklarata e Gencit u shpërnda menjëherë në media dhe shumë portale të opozitës filluan ta citojnë si kryevepër.

Ruli, që po e lexonte me vëmendje reagimin e “Kuqos”, e mori seriozisht dhe i bëri telefon.

-E lexova këtë reagimin tënd djalo, i tha, po nuk ma mbush mendjen.

-Pse, i tha Pollo? E vërtetë është. Ai kot nuk më thotë Kuqo, se e ka inatin me nordikët.

-Po të jetë kështu, i tha Ruli, Doktori që ka sharë Cacin, e paska kunjën me Obamën!

6 komente në “Kuqua sqaron arsyet përse Ed Rama është racist”

  1. petrit Zela says:

    Qe jeni nje kuqo I mdyre,as qe behet llafe; Por qe i je ngjitur si
    m..pas kepuces Berishes kete nuk mundesh dot ta mohosh..Dhe qe je nje hajdut,qe ke qene antar,i bandave Berishiane,dhe kete nuk mundesh dot ta kundershtosh..Po ato milionat e erove,qe ke depozituar ne bankat e Qipros,a I ke pjestuar me familien?? Te gjith mijte e kanaleve te zeza
    komuniste e dijne; Qe jeni nje hajdut klasik,se I keni bere krimet pa zhurm,dhe nen hijen e vetvetes…

  2. FLAMUR_VLORE says:

    HAAHAH kuqo me shume se saliu ska

  3. BUJARI JU DEGJON says:

    E verteta qendron gjithmone “e fshehur” …
    Edi Rama sapo ishte kthyer nga nje tur ne Jug…
    Qe nga Palasa deri ne Konispol,nuk do gjeni fshat pa nje qen me emrin “Kuqo”… ? ? ?

  4. Abc of democracy says:

    I vetemi gazetar qe shkruan kete rubrik eshte profesional dhe me kultur per mua
    90% e “gazetareve” te temes u mungon niveli gazetaresk, njohurit mbi drejteskrimit te gjuhes shqipe, etika e gazetarit, respekti per lexuesit,…

  5. I.lir says:

    Rama mund ta kete patur dhe me te thelle arsyen pse i thote Gencit, Kuqo. Mbase di ate fjalen e urte popullore ” kuqua me i mire ka vrare babane ”
    Fute dhe kete ne deklaraten tende Genco dhe sqaroje se ti nuuuuk je i tille. ?????

  6. E kini par “KUQON” kur diskuton ne parlamemet ? Vrejeni mire se levizja e duareve i ngjan bishtit te “KUQOS” .Po cili
    Kuqo ka bisht? Kuqo quhet edhe kau qe leron token ,po i tille “KUqua”Pollo nuk eshte. Kuqo quhet edhe kali ,po perseri Pollua i till nuk eshte. Po “KUQO” quhet edhe qeni qe leh ter diten ham,ham,ham e pushon kur i hedhin nje cope buke…. Ky eshte POllua “KUQO” …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje