Luli i ka vënë detyrë Kunatit të lexojë me vëmendje analizat e Fevzos, se përmes tyre do ndriçojë idetë e tij për të bërë opozitë. Dhe, Kunati e mori seriozisht këtë detyrë. Për disa ditë rresht, sa herë që Fevzo botonte një editorial, ulej dhe e lexonte. Ec e ec me shpresë se më në fund Fevzo do ta thoshte idenë e Lulit, dhe shkonte në fund. Por, në vend të përfundimeve, Fevzo pyeste në çdo fund shkrimi. Zakonisht shkrimet e tij mbyllen me frazën, “të shohim çfarë do ndodhë”, ose, “Një nga këto të treja do ndodhë”, ose “mbetet për t’u parë”.
I frustruar se ndoshta nuk e kuptonte Fevzon, shkëputi tre mbyllje të shkrimeve të tij dhe ia dërgoi Rulit si njohës i vjetër i Fevzos. (Më poshtë keni përfundimet origjinale të Fevzos për opozitën)
1.Qytetarët të arrestojnë në rrugë të korruptuarit e politikës! A është kjo protesta e ardhshme e PD?
…“A jemi gati rini t’i bëhemi barrikadë e pakalueshme korrupsionit në zyrat e kryeministrit, ministrave, kudo ku gjendet?
A jemi gati ta kthejmë në një ferr të vërtetë çdo minutë, çdo orë, çdo ditë të çdo të korruptuari në Republikën e Shqipërisë?”
Deklarata është konkrete dhe Basha duket se ka parasysh arrestimin qytetar, që mund të kthehet në një lloj drejtësie popullore, duke sjelle pastrim, por edhe shumë probleme në vend. A ka Basha pikërisht këtë parasysh? Pra bllokimin e zyrave të shtetit, goditjet me sende simbolike ndaj personave të akuzuar për korrupsion dhe ofendimin e tyre publik? Nuk di ta them këtë, por nuk është çudi që pikërisht kjo, të jetë strategjia e re e PD”.
2.Çfarë vjen pas protestës së opozitës?
…“Protesta të tilla janë shumë afër përplasjes dhe madje në disa raste në janar 2014 kjo ndodhi.
A do shkojë realisht PD drejt një skenari të tillë? A do mundohet ajo të bllokojë institucionet dhe të mos lejojë zhvillimet në Parlament apo hyrjen në zyrë të Ministrave dhe Kryeministrit? A do vijojë ajo me veprime konkrete, apo thjeshtë do mbajë në këmbë një seri protestash që më shumë vlejnë për të tonifikuar opozitën dhe konsoliduar atë se sa për një zgjidhje konkrete? Vështirë që t’u japësh përgjigje këtyre pyetjeve dhe vështirë se edhe vetë opozita e ka shumë të qartë këtë.
Blendi Fevziu”
3. A e bën dot këtë opozita?
“…Në analizën time, ka dy menyra per te ardhur ne pushtet. E para eshte te shndrohesh ne nje alternative bindshem superiore ndaj qeverise. Aq dukshem superiore sa t’i bindesh votuesit qe ndryshimi duhet te jete i forte dhe i menjehershem. Kjo pothujase s’ka ndodhur asnjehere keto vite ne Shqiperi.
I dyti, eshte te presesh derisa fryma e opozitarizmit te behet dominante ne shoqeri, qe ndryshimi te jete dimension i rendesishem qe e kerkon ajo vete dhe ku opozita thjeshte te shtyhet para nga opozitarizmi i popullit. Kjo e dyta ka ndodhur në të gjitha rastet e rotacionit ne Shqiperi.
Cila nga këto të dyja do jetë rruga e opozitës shqiptare? Kjo mbetet për t’u parë. Vetëm se e para varet nga ajo vetë, ndërsa e dyta, varet më shumë nga kundërshtari”.
Ruli pasi i lexoi idetë e Fevzos për të ardhmen e opozitës, i ktheu përgjigje Kunatit.
-Mos u shqetëso djalo. Nuk të ka shpëtuar ndonjë gjë e madhe. Është duke thënë se ndeshja e radhës do të përfundojë ose me fitore, ose me barazim, ose me humbje. Të shohim çdo ndodhë.