Ditët e fundit zërat për “kthimin e Babës” kanë dalë hapur. Jozi në një intervistë të saj ka bërë thirrje publikisht të kthehet sërisht Doktori në krye të Partisë. Kjo e komplikoi shumë situatën, pasi sipas Kunatit tani dhe Doktori duhet të jetë vënë në pozitë të vështirë.
Pas një konsulte të shpejtë që bëri Kunati, i rezultoi se e vetmja mënyrë që kjo zhurma “Duam Babën” të fashitej, ishte të bënin sikur ishin të gjithë me babën dhe të gjithë të babës. Për këtë ai porositi disa drejtues të PD-ës të jepnin deklarata në këtë frymë.
I pari foli Aldua:
“Unë mendoj se Doktori është në krye të partisë dhe na udhëheq çdo ditë me shembullin e tij. Jam shumë i kënaqur që dhe kur nuk kemi ndonjë udhëzim para ndonjë mbledhje të Grupit, Doktori del një orë më parë në konferencë shtypi dhe na orienton”.
Ristani: Unë mendoj se është thirrje e panevojshme, biles e dëmshme për shëndetin e Doktorit. Ne Doktori na duhet për idetë e tij dhe ato i kemi përditë.
Ed Halimi: Mua nuk më ka munguar Doktori në asnjë moment. Për çdo fjalim që kam mbajtur, për çdo dalje në konferencë shtypi, jam konsultuar me të. Nuk besoj se ka dikush ndonjë udhëheqës që konsultohet më shumë se ne, me Doktorin.
Alibeaj: Më duket pak qëllimkeqe si thirrje, se duket sikur do të tregojë që Doktori ka ikur. E vetmja që ka ikur është dashuria e Jozit për Lulin.
Arbiola: Ua, kush tha që ka ikur Doktori! Ai më tha javën e kalua që je veshur shumë bukur, kështu vishu gjithmonë.
Pamela: Doktori është ylli ynë i karvanit. Me të në krye do ta flakim nga zyra Edvin Ramën në mitingun e radhës. Këtë radhë e fala, por nuk e fal më.
Grigja: Unë mendoj që diçka që përhumbet në koshiencën e njeriut, shfaqet papritur në formë absurde, duke u inkorporuar në një realitet të ri, i cili nuk disponon atë afrimitet me gjendjen që përjeton njeriu që i atribuon vlera të tilla dikujt tjetër. Për këtë arsye nuk e gjej me vend përfshirjen në një debat të tillë. Do ti sqaroj fansat e mi me një videomesazh.
Kunati i kënaqur nga reagimet pozitive të drejtuesve të PD ja tregoi të gjitha Rulit.
-Është shumë interesante, i tha. Të gjithë janë në një zë dhe një ide, që nuk ka nevojë të bëjmë thirrje “Duam Babën” siç bën Jozi.
-E vërtetë është djalo, i tha Ruli, por Luli është në hall në këtë rast. Ajo Jozi e ka menduar mirë këtë punë, se Luli nuk thotë dot “Dua Babën”, se duket sikur thotë “Dua vjehrrin”.
Edhe Haxhi Qamili i pare keshtu marshoi nga Durresi ne Vlore me thirrjen e tanishme “dum baben”.
Ndryshimi eshte se ata donin sulltanin e Turqise per babe; keta duan sulltanin e vetshpallur te Shqiperise Saliun.
“Duan baben “se me ate vodhen e u pasuruan horrat….se nuk ka si te jete ndryshe. Po i shalla zhduken ca me ate dekriminalizimin dhe ta marri ne dore PD Eduart Selami.
E papare fjalia e fundit, me me shume se nje vektor ?
Edhe Eduard selami nje lloj muti esht,e si Sali gomari.
AHAHHA PROTESTAT E LULIT DHE SHKERDHENIT ”DUAM BABEN” SRB