I zemëruar që një deputet socialist i ka thënë se je bërë i pasur përmes korrupsionit, Fevzo vendosi më në fund t’i bëjë një letër të hapur Edi Ramës dhe t’ia numërojë të gjitha.
Në letër thuhet:
“Zoti Kryeministër!
Me gjithë respektin që kam për institucionin tuaj dhe ju personalisht, jam i detyruar t’iu kërkoj një shpjegim publik lidhur me akuzat e një deputeti tuaj, se unë jam bërë i pasur duke korruptuar pushtetarët, për të marrë leje ndërtimi në Tiranë. Në fakt, të gjithë e dinë që e kundërta është e vërtetë.
Po përpiqem të t’i kujtoj të gjitha dhe më thuaj të lutem ku të kam paguar.
Siç e dime, lejen e parë e kam marrë në vitin 2001 tek “Rruga e Elbasanit”. Atëhere ti ishe kryetar bashkie dhe unë kisha emisionin e 186 në TV Klan. Ti erdhe i ftuar në “Opinion” dhe pastaj ikëm për darkë me Sandrin. E mbaj mend si tani, kur Sandri po të lavdëronte për punët që bëje, dhe po të nxiste që të bashkëpunoje më shumë me Ilir Metën kundër Doktorit.
Ti kërkove mendimin tim dhe unë të thashë hapur që në këtë pikë dua të të kritikoj.
-Fol më, the ti, jam i hapur për kritika.
Atëhere unë ta thashë hapur. Të thashë që ti nuk duhet t’i lutesh Ilir Metës, ti je udhëheqësi i Tiranës moderne, dhe ai duhet të të lutet ty. Ti je e ardhmja e Shqipërisë.
E mbaj mend që e prite me rezerva, por unë kritikat i kam të hapura dhe nuk vras mendje.
Pas asaj, Sandri të tha se duhet rregulluar “Rruga e Elbasanit” dhe duhen prishur ca lulishte. Mbaj mend që ti the:
– Kanë pronarë dhe ka probleme.
Atëhere ndërhyra prapë. Të thashë janë prona e një prej 8 gjyshërve të mij, t’i kam bërë hallall. Biles po deshe unë bëj dhe një bllok pallatesh aty, që të ta zbukuroj Tiranën. Mbaj mend se si u ekzaltove dhe më the po ma bëre këtë, do ta di për nder për gjithë jetën. Dhe unë e bëra. Pra, e mbajta fjalën.
Pastaj mbaj mend kur Sandri u bë shumë entuziast nga kjo gjë dhe më tha të të thërrisnim për një drekë. Të thirrëm dhe të treguam se kishim ndërmend të ndërtonim tek palestra që na kishe dhënë për TV Klanin, për të të respektuar ty. Ti u kënaqe shumë dhe po fluturoje nga gëzimi.
Mbaj mend kur u kthyem në zyrë, Sandri tha se ti je shpëtimi i këtij qyteti dhe u munduam të pasqyrojmë sa mundëm në TV.
Prej atëhere, unë kam bërë përpjekje të mëdha për të pasqyruar vizionin tënd dhe për ta ngritur atë sa më lart. Bashkëpunimi ynë ka qenë perfekt. Sa herë ti kërkoje ndihmë për ndonjë ndërtim në Tiranë, unë të jam përgjigjur në të gjitha rastet, duke vënë në dispozicion pronat e mija dhe sa herë më është dashur të lavdëroj dhe të ngre figurën tënde, ti nuk më je mërzitur.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të PS. Mbaj mend Fatos Nanon në vitin 2004, kur më thirri mua dhe Sandrin dhe më tha: “O me mua, O me Ed Ramën”.
-Çfarë na jep, tha Sandri.?
-Ja të marrë Fevzua atë tokën pas “Hotel Dajtit”, tha Nanua, dhe më mbështesni mua për zgjedhjet e 2005.
-Atë na e jep Ed Rama, i tha Sandri, por po deshe, na jep 2 milion dollarë. Nuk pranoi Nano, dhe iku nga pushteti.
Po atë ditë mbaj mend se i thashë që 3 nga gjyshërit e mi kanë ca kullota në kodrat e Gjirit të Lalzit, nga ku duket deti.
-Mirë, më tha Nano, po të lidh me Sokratin. U lidha me Sokratin, por ai ishte njeri i ngurtë, jo elastik. Mi vizatoi pronat aty ku i kishin pas tre gjyshët në majë të malit.
Ja shpjegova qartë se ata duhet t’i kishin buzë detit, por atëhere kan pas frikë detin, se nuk dinin not dhe nuk kishin rroba banjo firmato. Sokrati nuk dëgjoi dhe nuk mi jepte . Atëhere i thashë do ikni nga pushteti. Dhe ashtu bëra. I hoqa nga pushteti. Kur erdhi Doktori, i shkova në zyrë dhe i thashë arsyen pse iku Nano dhe Sokrati nga pushteti.
-Ke të drejtë shumë, tha. Bëji dhe një herë hartat. I bëmë hartat dhe i rrëshqitëm nja 2 km drejt detit, derisa prona preku në ujë. Doktori u gëzua shumë dhe tha ma bë dhe vajzën pjesëtare aty, se e kam pas ëndërr. E bëra dhe atë.
Pra, gjithçka deri këtu me djersën e ballit dhe zotësinë time.
Pastaj erdhi 2007. Doli sërish puna e lejes tek “Klani” i vjetër ku do bëhej pallati i madh, dhe shtesa prej 7 katesh në pallatin me 8 kate të Sandrit tek Liceu. Ti më kërkove ndihmë, a i ngelej qejfi Sandrit sikur të mos ja prishje.
Të sigurova që nuk i ngelej qejfi.
Po ashtu më pyete nëse u ngelet qejfi që lejen tek “Klani” i vjetër për pallatin 25 katësh, t’ua jap duke ndryshuar dhe destinacionin e tokës së aneksit “Qemal Stafa”. Të sigurova që nuk na ngel qejfi. Dhe ti ashtu bëre.
Sandri atëhere ishte pak në vështirësi, se Doktori nga ana tjetër i kërkonte të mos të të mbështeste. Atëhere i thashë do ndajmë punët. Unë do zihem me Ed Ramën në sy të Doktorit, kurse ti mbaje mirë. Dhe ashtu u bë.
Një natë duke ndenjur në Sheraton me Doktorin, të bëra sms dhe të thashë: “Po nuk erdhe në emisionin tim s’ke për të shkel në Klan”.
E lashë telefonin në tavolinë para Doktorit. Ti i re ziles dhe ai pa që po flisja me ty. Bëra sikur u shmanga pak dhe e filluam bisedën shtruar.
Ti i re shkurt dhe më the:
– As më plas fare të vij tek ty, dhe e mbylle.
Unë vazhdova të bëja sikur flisja me ty, dhe e ashpërsova gjuhën duke të thënë deri bythq… Doktori u trondit shumë.
-Nuk flitet me shefin e opozitës ashtu, më tha.
-Do ta shkatërroj, i thashë po çfarë t’i bëj atij Arian Çanit që e merr tek “Zona e Lirë”.
Doktori u trondit shumë nga mënyra se si të trajtoja unë. I tha dhe Sandrit, “më kujdes, mos u acaroni kështu me Ramën”.
-Ashtu e do ai bythq… i tha dhe Sandri. Aty Doktori u bind se ne ishim me të. Ti të nesërmen dhe lejen dhe gjithçka u rregullua.
Pastaj erdhi dhe leja e fundit te PD. Aty kishim ca telashe se prona qe e ndarë me rrugë. I thashë Sandrit hallin dhe tha e regullojme me VKM me Doktorin dhe rrugët na i ktheu në pronë. Pastaj vendosa të të bëja thirrje për herë të fundit.
Të dërgova sms dhe të thashë po të jap dhe një herë dorën, dua të bëj një pallat të bukur tek lulishtja e PD, ta fshijmë nga faqe e dheut atë ndërtesë.
-Faleminderit shumë, më the, s’ta harroj kurrë.
Dhe prej atëhere zuri fill ndërtesa gjigande tek PD.
Prej atëhere nuk të kam ofruar më ndihmë për ndonjë ndërtim, por kam qenë korrekt.
Tani a mund të më thuash kush është i korruptuar këtu, unë apo ti?
Unë them se, ose jam unë i korruptuar, ose je ti, ose gënjen Braçja. Mbetet për t’u parë.
Interesant, nje shkrim per disa personazhe, sic i quan ai katunari, b….r, dhe asnje koment.
Ku qendron problem ketu?…
Eshte fiks keshtu lali. Bracja e ka gabim.
Kjo leter e shkruar nga Fevziu te ben te pyesesh: kush ia ka shkruar librat fevzos, se ai as nje leter nuk di te hartoje aq ordiner, I rendomte e I paafte duket.