Pas darkës së Vitit të Ri që Rama shtroi për gazetarët , rubrika Antena mori dhe përshtypjet e tyre rreth atmosferës së mbrëmjes dhe mesazhet që përcolli ajo.
Në përfundim të saj, po japim një përmbledhje të tyre.
Së pari, mendojmë që gazetarët që morën fjalën përfaqësuan shtypin shqiptar dhe kryeministri përfaqësoi qeverinë.
Kështu, Lutfiu tani e tutje ka perspektivë të mbetet pa punë si gazetar, pasi sulmoi gazetarët me veshje luksoze dhe ora të shtrenjta, çka e bën të papranueshëm në emisionin “Opinion”. Sulmoi botuesit që kanë kërkuar leje ndërtimi dhe kanë marrë, çka e bën të papranueshëm në TV Klan, Panorama, Ora News, News 24, si dhe “Gazeta Shqiptare”. Sulmoi protokollin e Ramës për mos dërgim ftese për Adi Krastën, çka e bën armik me stafin e kryeministrit. Citoi ambasadorin Lu, çka e bën të papranueshëm tek “RD” dhe media të tjera të Shkëlzenit.
Me një fjalë, si dembel që nuk do të punojë, sajoi një sherr që të mos ketë mundësi të gjejë punë në të ardhmen dhe të ankohet për të “nxirë” Shqipërinë.
Kazhani shprehu zhgënjim tek Rilindja, në nivelin e zhgënjimit që ka “Top Channel”, por ka një shpresë që Ramës do t’ia marrë hakun Zaho. Kjo mund të na lërë nja 20 vjet në pritje, aq sa ju desh Zenit të rritej e të merrte hakun e gjithë shqiptarëve ndaj Doktorit, duke e katandisur kështu si e ka katandisur.
Tiço u tregua ndryshe nga dy të parët. Në vend që t’i mbyllte perspektivën vetes për ndonjë punë, ajo në fjalimin e saj, shpjegoi që ishte pa punë dhe kërkoi ndonjë vend pune part- time, pasi të shiste fustanet spanjollë për nuse. Një nga beqarët e tavolinës sonë, ju lut që më mirë t’i sillte një nuse spanjolle pa fustan, se sa t’i gjente një nuse shqiptare me fustan spanjoll.
Përveç këtyre që folën në podium, pati dhe të tjerë që folën me heshtjen e tyre. Kështu për shembull, drama që prodhoi deklarata e gazetarit Peka, që do të refuzonte ftesën, kishte bindur dhe Bushatin që të mos vinte në këtë darkë. Por, arsyeja e tij ishte e ndryshme nga ajo e Pekës. Një vit më parë, tek kjo darkë Rama i pat premtuar se nuk do t’i japë kurrë leje Sandrit tek “Laguna Blu” dhe nuk do të lejonte aty asnjë ndërtim.
-Pata frikë të vija sivjet, tha, se mos i bëja gjëmën ndonjë lagune tjetër.
Për më tepër që ai u zëvendësua denjësisht në sherrin me Ramën nga Ylli Rakipi, i cili e sulmoi Ramën tek pika e tij më e dobët, Fuga. Kjo është një shenjë, që vitin tjetër Fuga do bëjë një hap përpara në karrierën e vet.
Por njeriu më i çuditur nga kjo festë mbetet Baton Haxhiu, i cili e shpjegon kështu konfliktin e Ramës me gazetarët.
-Rama vëlla ka një problem. Këta gazetarët i duken të gjithë të paaftë, ngaqë ka qenë vet gazetar shumë i aftë. Kurse gazetarët kanë një problem, ngaqë ky Rama u duket kryeministër i paaftë, se e quajnë shok të tyre. Doktori i kishte ndryshe do muhabete.
Shënim: Rubrika “Antena” po interesohet të gjejë arsyet që e kanë shtyrë Edi Ramën të mos ftonte Sonilën, por nuk po ja del dot. Ju lutem na çoni sugjerimet tuaja.
Soniles, Rama donte ti niste ftesen, por askush nuk ja dinte adresen. Thone se ka disa muaj qe fshihet ne nje lagje te Shkupit, ne nje TV Maqedon. Edhe maqedonasit i ka kenaqur Sonila….
Rama Sonilen e ka shume xhan
ata qe e dine historine e dine
pavaresisht hatermbetjeve te vjetra per historite e tyre
kane qene shume “shoke” te ngushte me njeri-tjetrin
poe u zotua Luftiu qe ta gjeje sa me shpejte pasi e shpalli ne listen e korrupsionit te njesise antikorrupsion qe drejton
Mero ia ke gjet fiks Lutos
njeriu qe pasurohet duke ndenjur dhe duke bere dembelin
hahahah
lufti mavria
sia ka lejuar e shoqja, Linda