Dhjete ngjarjet e vitit për presidentin

27 Dhjetor 2015, 19:30Antena TEMA

Presidenti Nishani ka pasur një vit më aktivitet të ngjeshur dhe tension të lartë politik. Gjatë këtij viti ai ka pasur shqetësime serizoe që janë reflektuar dhe në veprimtarinë e tij politike dhe atë si president.

Më poshtë po rendisim disa nga ngjarjet e vitit të presidentit.

1.Dhënia e Titullit “Nder i Kombit” , për Behxhet Pacollin, me motivacionin për luftën e paepur dhe rezistencën e treguar në përpjekje për t’u bërë president i Kosovës. Në letrën shoqëruse shkruhej: I dashur Behxhet. Kjo botë është e padrejtë. Unë nuk kam ëndërruar kurrë të bëhem president dhe nuk as kam dashur të bëhem kur më thane, por më bënë me zor. Ti ke ëndërruar gjithë jetën dhe çfarë nuk bëre që t’ia arrije asaj dite, por nuk të lanë as 40 ditë. Njerëz si ty meritojnë të jenë “Nderi i Kombit”.

2.Dhënia e dekoratës “Nder i Kombit” për Andon Zako Çajupin, poetin e Zagorisë dhe gjithë Shqipërisë. Në motivacionin e dekoratës thuhet se titulli i jepet për kontributin e dhënë në emancipimin e femrës shqiptare dhe luftës së tij për të drejta të barabarta me burrin. Në letrën shoqëruese për shoqatën Zagoria, ai ka bashkangjitur këngën e Kandarit, që e ka për zemër.

Grua po prishet kandari

S’eshte me ai i pari

Qe qendronte dite e nate

Gati si barut i thate

Qe punonte dimer e vere

Pa u lodhur asnjehere

Qe ishte i lehte si flete

Qe mbante kryet perpjete

Qe turrej si trim ne balle

Qe kapte zocken te gjalle

Qe rropatej neper shpella

Ku ishin me te thella

Tani s’e di se cka pesuar

Here here rri menduar

Kur ben ftohte e acar shume

Struket e bie ne gjume
… etj etj.

3.Presidenti Nishani çmon me dekoratën “Nderi i Kombit” fshatin Blliçe, Komuna Fushë-Çidhën në Dibër. Në letrën shoqëruese presidenti falenderon banorët e fshatit për mikpritjen dhe ushqimin e mirë që provoi.

4.Presidenti i Republikës i jep dekoratën “Nderi i Kombit” Rrapo Hekalit, pas vdekjes. Në letrën shoqëruse për dekoratën thekson se Rrapo Hekali ishte një nga këshilltarët e famshëm të Hekalit që kanë mbetur në kujtesën e kombit si patriot dhe trima të vërtetë. Pas kësaj, kryetari i Bashkisë Mallakastrës ju afrua tek veshi dhe i sqaroi se Rrapo Hekali nuk është këshilltar i Hekalit, por një kaçak antiturk, që nuk pranonte të paguante taksat.

Jari e tërhoqi menjëherë letrën e parë dhe shkruajti:

“Ja jap këtë medalje Rrapo Hekalit, i cili në betejën kundër turqve për mos pagim të xhelepes, është sot një shembull i ri frymëzimi kundër qeverisë, që po terrorizon popullin me taksa”.

5.Presidenti Nishani vlerëson aktoren e mirënjohur polake Anna Teresa Nehrebecka – Byczewska me titullin “Naim Frashëri”. Në letrën shoqëruse shkruan:

“Ana e meriton medaljen. E njeh një shoqe e gruas sime”.

6.Presidenti Nishani është i shqetësuar se po përgjohet. Ai parlajmëroi se përgjuesit do marrin përgjigjen e merituar.

7.Presidenti Nishani është i shqetësuar se i kanë zënë shezlongun në Dhërmi. Presidenti ka paralajmëruar se do të shkojë me pushime tek “Rëra e Hedhun” në Shëngjin dhe në shenjë proteste do digjet në diell, që shqiptarët ta kuptojnë çfarë po u bën Edi Rama.

8.Presidenti Nishani gjeti një çimkë në zyrën e tij dhe akuzoi dy rojet e tij kryesore si bashkëpuntorë të Edi Ramës. Rojet u rrahën me njëri- tjetrin dhe u larguan nga puna.

9.Bujari dekoroi Sali Berishën me medaljen e lartë “Nderi i Kombit”. Në letrën shqoqëruese shkruante:

“Nderi më i madh që më ke bërë ti mua, nuk do përsëritet në historinë e këtij kombi. Dhe meqë unë tani përfaqësoj kombin, ti që më ke bërë nder, je “Nderi i Kombit.”

10.Bujari i Presidencës thirri Bujarin e Kontrollit të Shtetit që të kërkojë shkarkimin e drejtoreshës që i zuri shezlongun Bujarit të Presidencës në verë. Bujari i kontrollit e zbatoi urdhërin. Drejtoresha jo.

2 komente në “Dhjete ngjarjet e vitit për presidentin”

  1. Arbjoni says:

    Me president idiot nuk ka pasur asnjehere ky vend, i rrethuar me gomere dhe gomarica, na turperoi fare budallai. E Edo, hiqe mer vlla, se na felliqet me kete koqe kandari.

  2. ledio says:

    11 eshte ulok dhe ka zgjedhur shef kabineti djalin e luterit …. nje gomar dhe spiun si i jati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje