Babagjyshi i Vitit te Ri i shkruan Beqajt për telashet në spitale

1 Janar 2016, 21:23Antena TEMA

 

Nja dy arsye te vogla i pata, që t’u drejtova ty me kartoline të jem i sinqerte.

Se pari siç e di, unë jam shumë plak dhe nuk mund te bredh dot me thes mbi shpine te shperndaj dhurata per nevojtarët. Mosha e madhe, rruget e ngrira e me gropa, pastaj dhe keto punet e kuponit tatimor mi kane veshtirësuar punët.

E mendova gjate këtë punë dhe arrita ne perfundimin se eshte me mire që shpërndarjen e dhuratave ta jap me koncesion këtej e tutje dhe të marr paradhënie ndonjë përqindje sa të ndihmoj pensionin.

Po dhe aq e lehtë sa dukej kjo punë, nuk ishte.Mezi gjeta nje murator në Greqi që të bënte një firmë në Kosovë se nuk pranonte njeri. Habitem sa lehte i gjen ti keta tipa mor burre. Dhe direkt më kerkoi 40%.

Po prit mor djale te flasim njehere se kjo pune nuk ka dhe aq fitime, i thashë.

Pse kot punon ti? Po te duash me tha . Me 30% lë emrin ne dispozicion te Ministria më tha dhe ka plot konòesione.

Së dyti arsyeja pse tu drejtova ty, ishtë një arsye edhe më e fortë se e para. Kur po përgatisja dhuratat dhe hapa letrat qe me kishin derguar, se çfare do te donin t’ju sillja dhuratë, shumica e kerkesave kishte lidhje me shendetesine.

U çudita kur njeri me kërkonte nje batanije, njëri kalorifer, ilace me kërkonin , ngohje , dushe , leter higjenike, madje njeri me kerkonte edhe termometer, kurse njeri ishte me i papare fare me kerkonte oksigjen.

Ndaj dhe une vrapin e mbajte ne oborr të një spitali. Parkova slitën dhe ju dhashë drerëve një dorë bar të shlodheshin, kur me erdhi nje si polic privat.

-Ej plako, je ne terezi ti ku parkon? Parkimin e kemi ne me koncesion si firmë, ndaj tund paratë, ose shporru. Ne po u marrim leke personelit, jo ty nje cope pensionisti.

Desha te zbatoja traditen e te hyja ne spital nga oxhaku sic kemi bere nder vite por qe e pamundur. C’nuk kishte ne ate oxhak , bidona, kanoce, bebelina ,vetem bloze nuk gjeta gjurme gjekundi cka tregonte se kaldaja nuk qe ndezur kurre per vite dhe nafta kish shkuar ne ndonje makine drejtori dmth. Ndaj vendosa te hyj nga dera meqe nga oxhaku qe e pamundur.

Tek oborri takova nje zotni burre. Me dha dhe nje cigare.

-Cke dale me pyeti .Ke njeri ne spital?

-Jo po thashe te sjell ca ndihma…

-Kot je munduar. I kemi te gjitha.Nuk mungon asgje me tha.

-Po si keshtu keni batanije , ngrohje, termometra…?

-Mor po krejt i kemi.Na i ka sjelle shefi të gjitha. Na ka sjelle edhe rezonance edhe scaner edhe angiograf.. Do te besh nje rezonace falas?

-Jo skam nevoje per momentin, por mu beka shume qejfi.

-Ashtu posi me tha.Do bejme shtet apo do tallemi.

-Pyeta me pas per kete dhe me thane qe paskej qene drejtori i spitalit…

Vazhdova rrugen dhe shkova tek ai qe me kërkonte ngrohje .

-Je vone me tha e bleva vete nje nga keto rezistencat turke me shufra po ty te faleminderit gjithsesi me tha. Po deshe merr nje avull se ndezur e kam nate dite

-Kerkova ate qe me kerkonte oksigjen po me thane se sia kish dale dot diteziu kish nderruar jete.

Sa qe gjalle e blente me bombola tek nje privat se ne spital nuk kishte linje oksigjeni neper dhoma. Oksigjeni vinte vetëm në reanimacion dhe në sallen ku operohen.

-I qofte e lehtë balta i ngushëllova dhe vazhdova rrugen.

Shkova tek ai që me kërkonte termometer.

-Rrofsh qe ma solle tha, po pa kupon tatimor s’ta marr dot.

-Po une po ta dhuroj nuk po ta shes i thashe.

-Mire e ke ti, po keta per keto gjerat e vogla te fusin brenda e te hedhin celesat vetem per vjedhje te mëdha shpëton pa lagur. Duhet që ta ruaj kuponin tatimor deri 200 metra larg, po meqë une s’leviz dot me ben dëm, se te rrasin brenda. Pa kupon se dua.Do bëj si do bëj .Do ta marr me mend sa e kam temperaturen.

-Pyeta infermjeren e turnit keni termometer?

Kishim nje po na u thye para 1 jave .presim te na furnizojne

Po ceshte keshtu pse kaq keq jeni.. ?

-Kush tha se jemi keq? Ja do të të bëj një rezonancë ose scaner cfare do? Më parë s’kishim fare nga këto.

Pastaj shkova tek një pacient që më kishte kërkuar ca ilaçe të shtrenjta.

Më bëri përshtypje se fiste ashpër. Më tha se si i kishte blere të gjitha ilaçet e kimioterapise në farmaci dhe vetem i bënte në spital ngaqë nuk lejohej te beheshin ne shtepi.

E yakova dhe ja dhashë ilaçet. I mori pa hezitim fare. As më tha kuponi tatimor, as vrau mendjen për origjinën e ilaçit…

-Bravo të qoftë për kurajon i thashë se këta të tjerët që kam takuar kanë frikë të marrin dhe ndihmat, duhen os eme koncesion ose me kupon tatimor më thoshin.

-Rrofsh ti plako më tha, se siç e shikon këtu je tek pavioni Onkologjikut. Nuk e kemi hsumë të gjatë ndajse pjerdhim fare këtë qeveri.

 

 

 

2 komente në “Babagjyshi i Vitit te Ri i shkruan Beqajt për telashet në spitale”

  1. Elton says:

    Me vjen keq qe hidhni balte mbi njerez te ndershem si:
    Ilir Beqiri
    Alfred Cereri
    Edmond Cimbi
    Qe nuk jane vetem hajdute por dhe shpirt te zi me ne krye hajdutin Edi Rama se vetem sjane aq trima keta BEQIRA..haha.
    I uroj te gjithe ketyre nje 2016 me dhimbje barku e diarre dhe ai Fredi te zbardhet pak me shume se ishte nxire shume se di nga turpi apo nga pushime ne Bali e Jamaike.Prokuroria ju pret ne shkurt 2016..
    SUSKSE AUTORIT SHUME E BUKUR EDHE PSE E HIDHUR!!…

  2. Deus says:

    Mero, perfundimisht je I madh!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje