Sikleti i Kunatit pas sulmeve mbi Fevzon

9 Janar 2016, 20:41Antena TEMA

Pas sulmeve të Doktorit mbi Fevzon dhe Bushatin,  Kunatin e ka kapi sikleti se si duhet të sillet tani e tutje me ata. Fevziu shkon thuajse përditë në zyrën e Lulit, dhe flet me të disa herë dita. Bushati po ashtu ha dreka dhe darka me të. Tani qëndrimi ndaj këtyre dy armiqve shikohet si qëndrim ndaj Doktorit.

Për këtë, Kunati u kërkoi mendim shumë drejtuesve të PD, për të dhënë mendimin e tyre.

Luli: Ajo që thotë Doktori është padiskutim e drejtë dhe e rëndësishme, dhe unë kam përgjegjësinë time t’i thërras ata në zyrë dhe t’ua them të vërtetën në sy. Nëse duan t’ua them në drekë pune, ua them dhe në drekë pune.

Jozefina Topalli: Mu nuk më kan pëlqy kurrë ata njerz dhe Doktori ka të drejtë. Jan maska, por duhet me shtu se janë maska të maskës që kemi në PD. Gjithnjë e kam dit që ai po ja punon pas shpine Doktorit.

Ben Ristani: U bë çik e vështirë, por unë them se ka një zgjidhje vlla. Drekat Luli t’i lërë jashtë Tirane, mos ta shoh njeri. Ka një raki të mirë tek Reka.

-Nuk pranon Fevzua të hajë dreka jashtë Tirane, tha Kunati. Bushati se ka problem.

-Po mire, të shkojë t’ua japë në Durrës, tha Ristani, rëndësi ka që dhe ata të mos mërziten, por dhe Doktori të mos  mërzitet.

Ed Halimi: S’di ça të them, varet kush paguan drekën, ai e cakton vendin. Luli t’ua lërë atyre pagesën dhe nuk mban përgjegjësi për vendin.

Koordinatorja për Marrëdhëniet Seksuale në PD: Doktori ka të drejtë që revoltohet, që ata hanë drek direkt me Lulin. Unë them se duhet respektuar hierarkia dhe strukturat e parties, dhe ata duhet të kalojnë një herë nga unë.

Ruli: Nuk shikoj aq shumë rreziqe tek Luli nga kjo që ka bërë deri tani, por kujdes se Fevzua është shumë hakmarrës. Nga lajmet që unë kam, Fevzua do të dalë në emision i veshur me “ Dolce Gabana” këtë javë dhe ka për të plas sherri brenda Familjes.

1 komente në “Sikleti i Kunatit pas sulmeve mbi Fevzon”

  1. Burdullima says:

    Te lutem zoti Mero, mos u ngusni te jepni mendime pa pyetur nje nga tre majat e gazetarise shqiptare, ose zotin Qim Qim Peka, ose zotrine Tos Lu Lubonja, e fundja edhe prefesor Tan Fu Fuga. Ndryshe, te thenat e tua jane kot, do te deklarohen si te paverteta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje