Kunati i hutuar në përvjetorin e RD

5 Janar 2016, 21:26Antena TEMA

Kunati kaloi një natë të sikletshme në përvjetorin e “RD”. Çdo vit e ka bezdi këtë festë dhe ndonjëherë e adhuron Edi Ramën, që e mbylli fare “Zërin e Popullit”, por ja që zakoni ja do të shkojë. Çdo vit përgatitet, por ka disa gjëra që si kupton kurrë.

Kështu, gjithë oratorët flasin për ditën kur doli numri i parë i “RD”. Edhe Kunatit i kujtohet, por për keq. Mban mend kur erdhi babai i nxirrë në fytyrë dhe tha: “Këta ballistët e qelbur që kanë dalë, paskan nxjerrë dhe gazetë. Plehrat, t’i marrin të keqen shokut Enver”.

Këtë nuk e tregon dot.

Kështu, ky siklet e kap sa herë që shkruan fjalimin e Lulit për festën e “RD”.

Si fillim duhet ta niste me këtë moment, pra ku ishte Luli kur doli “RD”. Ai një herë i ka thënë, kam qenë kamarier në Rinas dhe e mora atje, një herë i ka thënë e kam vjedh në shtypshkronjë, një herë i ka thënë ka shpërndarë gazetën…dhe është i paqartë. Sidoqoftë, bëri si bëri, ja shkruajti dhe sivjet dhe po ja lexonte në zyrë.

Pasi kaloi këtë momentin e pare, dora filloi t’i rrëshqasë.

“…Themeluesit e RD ishin dhe pionerët e vërtetë të demokracisë. Frrok Çupi, si kryeredaktor i pare, ka dhënë një ndihmë të madhe në proceset demokratike. Mbaj mend babain tim që mezi priste të lexonte shkrimet e tij gjatë viteve 90-të…”

Këtu Luli u mendua pak.

-Shiko se e ke gabim më duket, tha. Do ta ketë lexuar tek “Koha Jonë” babi, se këtë më duket e kanë hequr pa ardhur në pushtet. Ishte me këta të majtët pastaj.

-Po mire, fut zëvendëskryeredaktorin, tha Kunati…Kush ka qenë?

-Filip Çakuli….

-Ky i Fiksit mo?

-Po, i tha Luli.

-Jo jo, hiqe dhe këtë.

-Fut gazetarët, kush kanë qenë…?

-Armand Shkullaku, Ben Blushi….

-Mos more, hiqi dhe këta.

-Fut fotografin, kush ka qenë?

-Ka qenë Dritan Kaba, po ai është me LSI tani.

-Lere fare, mos përmend emra, tha. Fol vetëm për politikë.

-Mirë, tha Kunati, dhe vazhdoi të shkruante.

“…Gazeta RD u bë një tribunë e mendimit të lirë për figurat kryesore politike të PD, të “etërve themelues” të saj, Pashko, Ceka, Hajdari, Imami, Zogaj etj”.

-Jo jo, prit, i tha Luli, se të pestë këta, gazeta i ka shpall spiunë të Sigurimit Shtetit. Bile disa dhe agjentë të grekut, sidomos Imamin. Shmangi këta emrat.

-Po mire, tha Kunait, më thuaj kush ka qenë kryeredaktor para këtij që kemi.

-Lere atë, se ka qenë 8 vjet, Astrit Patozi, po se ka merituar. Dhe Doktori është bërë pishman që e ka pas vënë.

-Po ça të shkruaj, tha Kunati, se s’ia kam shumë dhe idenë?

-Thuaj do duheshin 25 vite që PD të kishte mediat e saj të reja, tashmë të mbështetura fort nga Zeni, si “Civitas”….

-Jo jo, se më ka thënë Zeni mos ta përmend, tha Kunati. Por po vlerësoj gjeneratën e re të gazetave pro PD, tha Kunati…Kush na ka mbet?

-Ku di unë, po të pyes Rulin, se ky lexon gazeta.

-Kush lexohet më shumë nga opozita tani, i tha Kunati Rulit, se më duhet për fjalim?

-Nuk e di tamam djalo, me të dëgjuar e kam, por me sa di, kur tregon gjoksin Armina dhe dashnorin Sadija, tërbohet PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje