Niko Lesi e pëson prej Toni Blair

4 Janar 2016, 18:47Antena TEMA
Niko Lesi e pëson prej Toni Blair

 

Pas zhurmës që u bë ndaj Toni Blair-,it, se gjoja ka kërkuar informacione që nuk i takonin në ambasadën britanike në Tiranë, Nikos i ndodhi një hata me ambasadën tonë në Londër. Niko kishte shkuar të festonte vitin e ri, me djalin që ka student në “City” Universitet në Londër, dhe i duhej të gjente një restorant për të kaluar vitin e Ri. Për ti rënë shkurt, i bie telefonit ambasadës dhe i del një oficer dezhurn.

-Jam Niko Lesi i tha. Ke idenë ku mund të gjej një restorant të mirë, se dua të kaloj vitin e ri në Londër.

-Cili Niko je i tha dezhurni, ai i “Koha Jonë”.

-Nikolla i “Koha Jonë”, i tha Nikua.

-Ah ti je i Sandër Frangaj , patjetër i tha oficeri.

-Ore shkërdhatë kujt i thua je i Sandrit i tha Nikua. Ja kam blerë prap gazetën Sandrit s’kam punë me atë,…

-Aha nuk je me Sandrin më, d.m.th., i tha oficeri.

-Po ç’punë kam me Sandrin unë mo burrë, i tha Nikua.

-Më vjen keq i tha dezhurni, nuk të ndihmoj dot, e kemi të ndaluar.

-Si mo e ke të ndaluar, unë për restroant po të pyes, i tha Nikua i nxehur. A më njeh mua ti a po jo?

-Të njof pra, po e dija se ishe me Sandrin i tha dezhurni. Ti thua nuk jam.

-Po nuk jam pra ça të them tjetër.

-Mirë m’u përgjigj disa pyetjeve që kam unë, i tha dezhurni: Me kë ke qenë në zgjedhjet e vitit 2013, me Berishën apo Ramën?

-Me koalicionin e Berishës i tha Nikua. Kot shkova nga inati i Ramës, po më shumë kisha qejf Ramën.

-Nejse ke qenë me Berishën i tha dezhurni.

-Po, se Sandri më mori më qafë i tha Nikua.

-Dakord. Po në zgjedhjet e 2015?

-Nuk isha me Ramën ish ai pavarur i tha Nikua.

-Dakord. Cfarë mendon për ligjin e dekriminalizimit, duhet bërë apo jo?

-Duhet bërë i tha Nikua sa më shpejt. Po më gjej restorantin të thashë.

-Prit mos u mëzit, i tha dezhurni. Si mendon ti, ja ka pas me hile Edi Rama, Ilir Metës tek puna e CEZ.

– Po jo mo burrë qe punë e amerikanëve ajo, po mos më lodh, më gjej pak restorantin.

-Prit i tha dezhurni se nuk e kam aq të lehtë, se i ke konfuze përgjigjet dhe s’po të klasifikoj dot.

-Po ça klasifikimi do më bësh mua ti mo trap, po më thuaj ku ka një restorant se do ngelem pa vit të ri.

-Mos u nxeh zoti Lesi dhe një pyetje kam. A do shkoj kjo qeveri deri më 2017 a jo?

-Me tipa si ty kjo as në Qershor nk shkon tha Nikua po më gjej një restorant se më çave trapin.

-Më vjen keq zoti Lesi po e kemi të ndaluar të japim përgjigje për tipa si ty,- i tha dezhurni.

-Si mo e keni të ndaluar,- i tha Nikua. Unë po të pyes si qytetar shqiptar për restorant.

-Po por nga pyetjet që të bëra më rezulton se ke qenë njeri me pushtet në kohë të Berishës dhe je kundër qeverisë aktuale. Si i tillë, e kemi të ndaluar tu shërbejmë me informacion. A e ke parë ci ka bërë gazeta “Telegraf”, Toni Blarit, që ka kërkuar informacione k amabsada në Shqipëri? Dhe ai ku bie restroant “Parmigano” i ka pyetur, por ja bën problem. Më fal po nuk të jap dot përgjigje.

-Po prit mo se u talla në përgjgije i tha Nikua. Jam shok i Sandrit.

-A kështu po ndryshon puna tha dezhurni, por më duhet ta verifikoj ,ti bëj një herë telefon Sandrit pastaj flasim.

Dhe pas kësaj Nikua ngeli pa vit të ri. Me sa duket Sandri i kishte dhënë opinion negativ dezhurnit, dhe Nikua e pësoi nga precedenti Blair.

 

2 komente në “Niko Lesi e pëson prej Toni Blair”

  1. Petrit Zela says:

    Nikull Lesi per Gjgandin- Sander, mbetet nje top prej lecke..

  2. Uarda says:

    Humor supozohet te jete ky?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje