Jari shtroi sot një darkë për gazetarët, me rastin e pas Vitit të Ri. Në fjalimin e mbajtur para tyre, ai nënvizoi disa arritje të shtyit shqiptar, falë udhëheqjes së tij në Presidencë.
“Të nderuar gazetarë, miq të mi.
Jam i gëzuar të deklaroj sot para jush një ndryshim të madh dhe të dallueshëm mes meje dhe qeverisë, lidhur me pritjen e gazetarëve për Vit të Ri.
Siç e dimë të gjithë, pritjen e organizuar nga Edi Rama për Vit të Ri e bojkotuan me letra të hapura shumë personalitete të medias shqiptare si Çim Peka, Tos Lubonja, Tan Fuga, si dhe me heshtjen e tyre dhjetra gazetarë të tjerë. Pritjen time, siç e keni pare, nuk e ka refuzuar me letër të hapur asnjë gazetar.
Arsyet janë të shumta.
E para, është se unë ndryshe nga qeveria dhe kryeministri Rama, nuk i tall gazetarët kur i thërras këtu, por për respekt të tyre qëndroj dhe në këmbë, megjithë vështirësitë, që siç e dini, kam për këtë çështje. Ky është një element i rëndësishëm, që tregon repsektin që unë kam për gazetarët.
E dyta, unë ndryshe nga Edi Rama, i lexoj gazetat dhe i shikoj emisionet që bëni ju, dhe konsultohem çdo ditë me Doktorin për t’i kuptuar se çfarë duan të thonë ato. Edi Rama as nuk ju lexon, as nuk ju shikon, por dëgjon cfarë thotë Fuga për ju.
E treat, unë ndryshe nga Edi Rama, kam kaluar një vit të vështirë nën terrorin e përgjimeve nga qeveria, dhe gazetarët më janë gjendur pranë, se kanë botuar çdo shqetësim timin në këtë drejtim. Qeveria ka pritur të zbulojë ndonjë gjë të rëndësishme që ta përdorë kundër meje, por unë që kur u njoftova se jam nën përgjim, nuk kam bërë asnjë punë dhe ata kanë ngel si peshku pa ujë.
Por mbi të gjitha, duhet të vlerësoj faktin që gjatë këtij viti janë shtuar shumë divergjencat mes qeverisë dhe Presidencës lidhur me mediat, dhe e vetmja pikë e përbashkët është qëndrimi ndaj Sandrit.
Mbi të gjitha duhet të falendroj atë pjesë të shtypit që mu gjend pranë gjatë këtij viti në një moment të vështirë të jetës sime, kur Edi Rama më zuri shezlongun në Dhërmi dhe nuk më la të shkoja, duke mbetur rrugëve dhe duke pushuar tek “Rëra e Hedhun” në Shëngjin.
Para se të vija në këtë sallë, thirra këshilltarin e shtypit dhe e pyeta se a ka ndonjë gazetar, që më ka refuzuar ftesën publikisht, siç janë kanë bërë Edi Ramës?
-Jo shef, asnjë letër publike nuk ka, më tha. Çim Peka donte të bënte një sqarim, përse do shkonte tek pritja e presidentit, por nuk e lejuam, se nuk e dinim si do reagonte Lubonja pas kësaj.
-Mirë keni bërë, i thashë, se ne jemi modestë dhe nuk vuajmë për lëvdata.
Tani meqë jemi këtu, desha t’u prezantoj dhe disa miq të mirë të gazetarëve me të cilët bisedoj sa herë jam vetëm. Kjo zonja këtu është parukieria e familjes sonë dhe nuk na ndahet në çdo pritje. Ky zotëria këtu është një miku im, ka restorant dha na dërgon herë pas here ushqime të gatuara me shumë shije. Ky zotëria tjetër ka një bar kafe dhe i ka blerë një palë syze të shtrenjta gruas dhe e kemi mik shtëpie. Kjo zonja tjetër është një grua me duar flori që di të bëjë thonjtë. Kam dhe dy miq të tjerë aty në fund, por po pijnë, mos t’i shqetësoj. Hajde gëzuar”.
Hahahahaha Cim Peka, Tos Lubonja dhe Tan Fuga. Tamam tre kapacitete te gazetarise shqiptare: i pari si demostrim i injorances dhe mediokritetit, i dyti si demostrim i intrigantit, dhe i treti si demostrim i batakciut qe e ka mbush gazetarine shqiptare me nje turme laraskash dhe lakuriqesh pa tru qe llapin e lepijne pa fund!