Kunati u gjet i befasuar dje nga intervista e Metës. Në kulmin e konfliktit me Lulin, Meta i doli në krah Doktorit për vilën në Lalëz, për akuzat ndaj Argitës, biles gati afër ishte dhe për Zenin, ndërsa për Lulin gati sa nuk përsëriti 200 milionshin e “Rrugës së Kombit”, të vrarët në bulevard , etj.
I tronditur nga kjo afërsi e papritur e Metës me Doktorin, Kunati i përgatiti Lulit një “Memo”, ku i shpjegonte gjithë arsyet e kësaj lëvizje të papritur.
E para sipas Kunatit mund të jetë një lajm i mirë, që Meta mund të bëj aleancë me Doktorin, por mund të jetë dhe lajm i keq se mund t’i vërë kusht që Luli të mos jetë kryeministër.
E dyta sipas Kunatit është lajm i mirë, që kjo punë e vilave mund të mos i përmendet as Lulit, por është lajm i keq, që ai nga frika ka ngelur vetëm me një apartament tek “Laguna Blu”.
E treta sipas Kunatit, është lajm i mirë që Meta komunikon me Doktorin, por është lajm i keq se flasin kundër Lulit.
E katërta sipas Kunatit, është lajm i mirë që Doktori mbahet akoma si burrë zakoni, që e mban fjalën, por është lajm i keq se kjo bëhet për të treguar që Luli të gënjen pa shkak.
E pesta është lajm i mirë që Meta është dakord me zotin Lu, për reformën, por është lajm i keq, se tani duhet të dalim ne kundër, pasi menduam se e kishim Metën aleat.
E gjashta është lajm i mirë, që Meta deklaroi se gruaja e tij ka biznes legal, pasi ka ndërtuar pallat në tokë të saj, por është lajm i keq, që Lulit i ka ngel trualli në kat të trembedhjetë të pallatit pa leje ndërtimi.
E shtata duhet konsideruar lajm i mirë që Meta është mërzitur nga raporti i OSBE ku nuk përmendej Luli, por lajm i keq është se akuzon Lulin si autor të raportit.
E teta, duhet para pozitivisht roli që ka Fariu në këtë histori dhe duhet ndihmuar me rrogat mujore të gazetës, me qëllim që të kthehet në agjent të dyfishtë, por duhet parë me dyshim nëse na thotë të vërtetën, pasi ai e ka zakon që nuk e thotë dot.
E nënta duhet parë pozitivisht që Meta nuk përmendi bizneset e Zenit dhe sidomos dyqanin e të brendshmeve që ka përballë shtëpisë së Metës, por lajm i keq është që mund të mos i kenë pëlqyer brekët që kanë blerë aty, se janë të ngushta.
E dhjeta sipas një mendimi që i mora Rulit për këtë çështje ai thotë: “Doktorit sjellja e mirë e Metës, i heq frikën , kurse sjellja e mirë e Lulit i heq shpresën, që mund të zihet me të”. Ndaj mos u lëkund nga rruga jote. Buzëqesh.
E njembedhjeta, ka shume gjasa qe gjate keti viti Luli t’ia kercase Fevzos, Farho ti hypi Metes dhe ai Cilit. Keshtu mbyllet pak zhurma ne Journalin e PD.