Pas sulmeve të Doktorit mbi disa gazetarë të njohur në vend, Sandri u ul dhe i bëri një letër Doktorit, ku jepte mendimet e tij se si duhet të vazhdojë kjo fushatë.
“I dashur Doktor!
I kam ndjekur reagimet e tua të ditëve të fundit kundër këtyre k… që u duket vetja të mençur dhe i thonë vetes gazetarë. Me thënë të drejtën, ke gëzuar gjithë shqiptarët.
Sot më erdhi në zyrë Fevzo dhe më tha se ti e ke sulmuar ngaqë ai nuk të ka fol me gojë, tek festa e RD. Nuk dua t’ia di fare për këtë punë, por i kam thënë mos u merr me k…, se rri gjithë ditën me Bashën dhe Ed Ramën, dy njerëz kot, që s’të bëjnë asnjë punë. Bile ky Rama të bën ndonjë punë po deshi, por ai Luli, as di, e as do.
Për atë Bushatin më është bë zemra mal. I kam thënë dhe Fevzos, po e pashë në televizion më, eja më sillni cigare në burgun e Lezhës, se do ta vras. Kam njoftuar dhe fisin që jam në gjak me të. Kam urdhëruar dhe Fevzon t’i presë honoraret dhe mos ta paguajë për aq ditë sa ka qenë tek Opinioni. Tani Fevzo po ja mbajti, le ta marrë, por kam idenë që Fevzo është i kujdesshëm dhe nuk bën gabime të tilla. Deri tani të paktën nuk ka guxuar ta marrë. Nuk shkon kurrë deri në ekstrem ai.
Unë mendoj se ai Bushati meriton një përgjigje tjetër, se kur lexoja ato rreshtat kundër teje, më dukej sikur i kishte shkruar kundër meje, se kështu më thoshte dhe mua kur punonte tek Klani dhe Koha Jonë, tallej me ne që kishim ardhur nga fshati në Tiranë dhe më thoshte “ndërron 5 makina në javë dhe një palë çorape”.
Edhe atij Bolinos ja kishe bërë mirë, pavarësisht se s’ka punë me atë tenderin, por ai një tender me siguri që do ta marrë, prandaj ke bërë mire, se i ke dalë të keqes përpara. Po Bujarit të shkretë mos i bërtit, se nuk dinte gjë që e kishe armik, se atëhere që e ke sulmuar ti, ai ka pas punuar kamarier dhe nuk lexonte gazeta. Mu betua dje që nuk dinte gjë.
Por ajo që desha të të kujtoj unë, është të vendosësh një farë rregulli në PD pas reagimit tënd.
Pas këtij reagimi duhet që gjithë PD, përditë nga një të dalë e të mbrojë reagimin tënd. Vetëm këshu ai Luli e kupton mirë se ç’mund ta gjejë kur bën si çun i bukur duke ndenj dreka e darka me këta k…
Kam dëgjuar se ai po përpiqet ta shesë këtë sulmin tënd, si një lloj pavarësie që ka nga ty dhe që nuk të pyet për gjëra të tilla. Kjo është shumë e rrezikshme, se po bëtë këtë, atëhere morët fund. Kështu do ndahen gjithë mediat, kryeredaktori do bëhet me ty, drejtori me Lulin dhe Ramën, dhe nuk ka kuptim lufta. Ndaj nuk është mirë ta lejosh këtë situatë. Luli duhet të nxjerrë çdo ditë një nga një gjithë njerëzit e PD të thonë të njëjtën gjë, që ke thënë ti. Ja sot pashë Strazon, por ai është i qartë, del me kokën e vet, por të tjerët duhet t’i urdhërojë dikush. Vlerësoje drejt këtë, se po iu krijua ideja që tjetër thua ti, e tjetër bën PD, do shkojë shumë keq situata.
Të lumtë dora dhe goja dhe mos e rruj për këta k…,shumë mirë ua ke bërë
Të fala, Sandri!”
Hahaha. Bukur! Edhe Qim Peka nuk e shkruante dot me bukur letren per xhaxhane nga malcia, koleg me dhite e pyllit. Nuk di ne jane dakord ata dy emblemat e tjere te gazetarise, Tos Luba e Tan Fuga? Po kush e ruan per ata k….! Zere se jane si Qim Peka.