Gazeta britanike “Mirror” ka bërë një shkrim ku thotë se canabisi i Lazaratit përdoret për të financuar ISIS.
Kundër shkrimit reagoi ashpër Tritan Shehu, deputeti demokrat i shquar për qëndimet anti ISIS, dhe sqaroi se Lazarati është një fshat i çliruar nga bandat e drogës dhe nuk kultivohet më canabis.
“Lazarati nuk kultivon më kanabis, ai është çliruar nga bandat kriminale, që e krijuan atë veprimtari shkatërruese. Por kjo nuk do të thotë se atje kanë gjetur strehë e mundësi tashmë grupe terroriste… Lazarati sot vuan vetëm nga një gjë dhe ajo është përkujdesja shtetërore, mungesa e programeve zhvilluese, investimeve, gjë që e ka çuar atë vend aq të bukur në varfëri. Gjë kjo e zakonshme tashmë në Shqipëri”, shkruan Tritani.
Sapo e lexoi shkrimin Doktori, merr në telefon Tritanin.
-Kjo që ke bërë është një thikë pas shpine për Partinë Demokratike, i tha Doktori.
-Më vjen keq, po ashtu është, tha Tritani. Nuk kishte vërtet. Isha një muaj në fushatë, nuk kishte. Ja pyet dhe Iglin.
-Kjo që ke bërë është thikë pas shpine të them, i tha Doktori i prerë. Kaq të them unë. Ke poshtëruar Partinë Demokratike, Lazaratin dhe gjithë demokratët e Shqipërisë.
Tritani u hutua shumë. Nuk dinte si të bënte. Doktori ja mbylli telefonin.
Mori në telefon Genc Rulin si deputet të zonës së Lazaratit.
-Si t’ia bëj, si t’ia bëj, i tha? Kisha bërë një reagim për atë gazetën angleze dhe thoshja që “Lazarati nuk kultivon më kanabis, ai është çliruar nga bandat kriminale, që e krijuan atë veprimtari shkatërruese”. Më mori Doktori më bëri për një lek. Më tha na ke ngulur thikën pas shpine. Çfarë të bëj, se unë të vërtetën thashë?
-Ç’të të them unë djalo! Paske folur më mirë se Edi Rama, por në nëse atë e akuzuam sot se paguan gazetat angleze të flasin mirë për të, ty do të akuzojmë se të paguajnë gazetat angleze të flasësh keq për kohën kur Lazarati ishte nën pushtetin e bandave dhe mbillte canabis, se atëhere ishte koha e PD. Vetëm një autokritikë e thellë të shpëton, i tha Ruli.
-Po ça të them, ça të them, tha Tritani?
-Thuaj që je i paguar nga Rama, të bjerë rehat, i tha Ruli, se do të thotë “thellohu”, “thellohu”, e s’do gjesh rehat sa të të përjashtojë nga PD.