Protestë e rubrikës "Antena" ndaj Grigjës

16 Janar 2016, 19:26Antena TEMA

Redaksia e rubrikës “Antena brenda Familjes”, ka formuluar sot një notë proteste ndaj personazhit të saj Grigja, e cila në disa raste të përsëritura ka vjedhur tekstet e kësaj rubrike dhe më pas i ka përvetësuar duke i paraqitur si tekste të veta. E tillë është dhe intervista e saj e fundit tek një gazette, pas marrjes së vlerësimit si “Femra e vitit”.

Rubrika “Antena” kishte prodhuar një fjalim të saj disa ditë më pare, pas marrjes së çmimit, ndërsa Grigja sot ka kopjuar rubrikën dhe ka përvetësuar pa lejen e autorëve tekstin e saj.

Ja disa nga paragafet që Grigja na ka vjedhur. Së pari, përgjigjia e saj për garën në Durrës është e inspiruar nga “Antena”.

“Të gjithë që kemi prekur zgjedhjet në Durrës, qoftë në pozitat e kandidatit apo edhe të një qytetari të vëmendshëm, e dimë që rezultati i vërtetë do të kish qenë i ndryshëm nga aktuali. Pavarësisht kësaj, çdo fakt duhet pranuar ashtu siç është dhe me pjesën e tij të errët. Ajo çka nuk mund të mohohet se është fituar nga fushata dhe gara e Durrësit, është krijimi i një modeli fushate me standard dhe integritet. Ajo fushatë është vlerësuar dhe memorizuar si një fushatë me vlera qytetarie, integriteti dhe komunikimi të vërtetë.”

Ndërkohë, më poshtë Grigja vazhdon:

“Nuk jam tërhequr asnjë moment të vetëm nga impenjimi aktiv në parti. Frekuenca jo e shpeshtë në media mund të jetë perceptuar si një pauzë me publikun, por edhe kjo mendoj se vjen si pasojë e faktit që jam shumë aktive në media zakonisht. Aktualisht mbaj detyrën e sekretares për Marrëdhëniet me publikun, përpiqem të bëj maksimumin, por ajo çka synoj të mund të bëj më shume është që përpos angazhimeve të përditshme, koha të më lejojë të shkoj në qytete apo periferi në mbarë vendin, në dëgjesë konkrete të drejtëpërdrejtë të qytetarëve.”

Siç shikohet, këto përshkrime janë përdorur shpesh tek rubrika “Antena” për personazhin e Grigjës dhe përvetësimi prej saj, do të konsiderohet vjedhje e pasurisë intelektuale, dhe do të kërkojmë që ajo të na dëmshpërblejë, duke e detyruar të përsërisë 100 herë gjatë gjithë ditës, një fjali të thjeshtë në mënyrën dëftore të tipit “Luli është kryetar i PD”. Nëse arrin ta thotë, është e falur nga ne.

2 komente në “Protestë e rubrikës “Antena” ndaj Grigjës”

  1. Adrian Kardhenesi says:

    Futini Grigjes apo Grida Dumes manxhukun e doktorit dhe le te beje cti doje qejfi, se gati eshte SErxho Mazaneku.

  2. Edkari says:

    Kaq shume e ka ulur veten kjo gazete sa nuk e kupton qe eshte bo boze me Grigjen,
    Nejse morali personit ka si kusht dhe traditen e treves nga vjen padroni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje