Doktori e nisi mëngjesin si zakonisht duke i telefonuar Lulit rreth orës dhjetë, orë ku mendohet se ai është zgjuar.
I ra telefonit disa herë, por nuk e hapi.
U hodhi një sy gazetave, ku shquante një intervistë e Jarit, që ëndrrën e tij më të madhe, kishte të pinte raki e të hante meze me Ramën, Metën dhe Bashën.
Nuk ju besoi syve.
E mori gazetën dhe filloi ta lexojë gërmë për gërmë. Për një moment i doli skena para syve. Në një sofër rumbullak, Jari ngre gotën e rakisë, dhe Rama, Meta dhe Basha thonë gëzuar.
Pastaj fillon muhabeti.
I pari flet Rama.
-Kushedi si do bëhet Doktori, sikur të na shikojë duke pirë raki bashkë
Jari nuk flet, po ul kokën.
-Doktori është njeri që të mirëkupton, u dëgjua Meta.
-Doktori do gëzohej shumë, tha Basha.
-Mirë mo mire, tha Rama, nuk thashë që do t’iu vrasë, por pak xheloz do bëhet.
-Me mua është në rregull, tha Meta, me ju e ka problemin. Me Jarin e ka, se ka qenë president, me Lulin e ka se ka qenë kryetar PD, me Ramën e ka se ka qenë kryeministër. Kryetar parlamenti nuk ka qenë, s’ka pse bëhet xheloz.
-Doktori është i madh sa ne të tre bashkë, tha Jari, se i ka bërë të treja këto detyra, dhe ngriti prapë dollinë.
Doktori po e mendonte këtë skenë ndërsa po rrinte në zyrë i vetmuar.
Befas u përmend.
Nuk mund të ishte e vërtetë. Si mund të hanin e pinin bashkë këta pa lejen e tij!
Mori në telefon Jarin.
-Jari ju dëgjon, u dëgjua në anën tjetër të telefonit.
-Dëgjo, ai ka rrahur Niko Peleshin, i tha.
-Kush, i tha Jari?
-Edi Rama…Po po, ka rrahur Niko Peleshin. Qytetari dixhital sapo më informoi.
-Të lajmëroj prokurorinë, tha Jari?
-Jo, nuk ka nevojë. Në fakt ai Niko e meriton të rrihet, por ta dish që ai ka rrahur Niko Peleshin.
-E kuptova, tha Jari.
-Jo, ta dish zotëri, se me atë njeri nuk mund të pish kurrë raki në një sofër e të hash meze, se ai ka dorë.
-Ju kuptova drejt, tha Jari, i pikëlluar për gabimin që kishte bërë, duke shpjeguar ëndrrën e tij.
Pas tij mori Lulin.
Kësaj radhe e hapi telefonin.
-Ai ka rrahur Niko Peleshin, i tha sa hapi telefonin.
-Si është e mundur, tha Luli. Është e sigurt?
-Shumë e sigurt, i tha Doktori, qytetari dixhital sa më informoi.
-Mos e ka bërë ai Taulant Balla, tha Luli gjithë mëdyshje.
-Jo zotëri, e di dhe Bujari, i tha.
Pas kësaj, Luli mori Jarin.
-Si është kjo puna e Niko Peleshit, i tha?
-Nuk e di saktë, i tha Jari, por e sigurt është që unë duhet të përgënjeshtroj intervistën tek “Koha Jonë”, se kam thënë që mezi pres të pi raki e të ha meze me Edi Ramën, Lul Bashën dhe Ilir Metën.
-Po si ta bësh?
-Ta bëj që me Edi Ramën nuk kam për të pirë kurrë raki e për të ngrënë meze, se ai të rreh siç ka rrahur Nikon.
-Mos duhet të distancohem dhe unë, tha Luli?
-Jo, mos u nxito, i tha Jari. E ka për mua, se po ta kishte për ty, do thoshte që Edi Rama ka rrahur Erion Veliajn.
Humor Bajat. Nuk te ben as per te buzeqeshur, pa e per te qeshur.
@Shahist
Futi nji tas Llallë
Në s’të bo me qesh
Mero këtë radhë
Ka bo nji “Jar me Lesh” ?
Haaaahhhhaaaaaahahahahaaaaaaaaaaaa!
E plote do te ishte sikur ti kishe shtuar dhe nje telefonate me Like Kufomen se te dy kane depulese per njera tjetrin por e si familje mafiozesh.
Ne vazhdim te shahistit
Po na vjen me dhi perseri
Moj bukuri.