Sandri heton diversionin e Fevzos me ritrasmetimin e 21 Janarit

21 Janar 2016, 21:20Antena TEMA

Ritrasmetimi i emisionit të Fevzos më 21 janar 2011, ka ngjallur shumë diskutime, pasi shumë nga personazhet e asaj dite, tani kanë ndryshuar qëndrim.

Për këtë, shumë nga personazhet i kanë telefonuar Sandrit, për t’iu ankuar për atë që ka bërë Fevzo, duke e nxitur të nevrikoset, se e ka bërë për t’i prishur punë Sandrit.

I pari e ka marrë Tur Zheji.

-Dëgjo, ka diçka që nuk shkon tek ky zelli i Fevzos, për të na treguar çfarë kostumi kemi pas pesë vite më parë. Kam frikë se e ka më shumë me kostumin tënd, se tonin. Ti e di vetë, por vjen erë kjo punë.

Pas kësaj Sandri u alarmua dhe filloi të pyesë në telefon shumë njerëz, se si u dukej ajo që kishte bërë Fevzo.

-Mua mu duk shumë mire, tha Majlinda. Ta marrë vesh mirë Doktori kush i del zot në ditë të vështira. Se ka mbledh një tufë bibash këtu. Ja p.sh, ku e kishte Gridën atë ditë? Asgjëkundi. Me siguri ka qenë në protestë, se atëhere ishte me PS.

Mesila: Unë me thënë të drejtën kisha një keqardhje për atë palmën, por kur pashë që Rama e rregulloi më mirë hyrjen, nuk kam vërejtje. Dhe po ta shikosh, për palmën kam protestuar.

Lubonja. Unë ua kam thënë që atë natë, dhe pas pesë vitesh ky muhabet do jetë “kush i vrau”, “kush nuk i vrau”. Duhet një sistem i ri, ndryshe nuk ec kjo punë.

Paloka: Unë them që është mirë që u thransmetua, por jam penduar që s’ka filmime kur kërcënova avokatin dhe Preçin të mos dilnin gjallë nga studioja.

Farua: Ka bërë një akt të lartë patriotik që e ritransmetoi, por duhet të hiqte atë pjesën që dukej sikur i kishte sjellë demonstruesit Toma.

Pas gjithë këtyre opinioneve, Sandri vendosi të marrë në telefon Rulin, si më i afti për këto vlerësime.

-Ore, si dal unë me këtë ritransmetimin e Fevzos për 21 Janarin, i tha Sandri?

-Ç’të të them unë biro, ti del njeriu më stabël, që nuk ke ndryshuar qëndrim që atëhere. Ke qenë me qeverinë, je akoma me qeverinë Gjithë të tjerët e kanë dredhur.

 

3 komente në “Sandri heton diversionin e Fevzos me ritrasmetimin e 21 Janarit”

  1. Adrian Kardhenesi says:

    Dua sot te palloj kete Blendi Fevziun, a e di njeri ku mund ta gjej???

  2. arusha says:

    Grigja ishte tu u shk….me land ndertusin.

  3. Alona Mustafaj says:

    O zoti Adrian, te lutem mo na ngri oreksin, me keto mollaqet e Fevzo qenit, se pastaj do t’i turren prapa per ta palluar gjithe shqiptaret?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje