Karmina mëson në New York për 21 Janarin

20 Janar 2016, 20:33Antena TEMA

Karmina ka udhëtuar me Zenin në New York . Udhëtimin surprizë ja bëri Zeni se nuk donte ta gjente 21 Janari në Tiranë.

-E lëmë që më 21 janar të mos jemi në Tiranë se e kam si ters. tha Zeni. Ikim ku të duash ti.

-Unë them në New York tha Karmina se nuk kam qenë ndonjë herë.

-Po shumë mirë ikim në New York.

-Po pse çfarë ka 21 Janari që nuk duhet të jemi këtu, pyeti ajo.

-Ashtu është një muhabet koti, tha Zeni i mërzitur.

-Nuk dua të hyj në gjërat e tua personale, por kam idenë se e gjeta tha ajo. Më 21 Janar duhet të kesh blerë Kalin që të mori ajo në Suedi.

-Jo jo nuk është punë kali, tha Zeni.

-Atëhere do jetë dita, që ke marrë macet në shtëpi.

-Jo jo nuk është as kjo, tha ai.

-Mos është dita që ke njohur ish…

-Jo jo i tha Zeni, po s’ka rëndësi mirë është të mos jemi këtu. Ti thuaj do ikim në një udhëtim pune.

Dhe kështu u bë.

Karmina u shfaq në Instagram nga New York, me gjoks të hapur dekolte, dhe me shënimin që është aty në një udhëtim pune.

Por përsëri nuk ishte e qetë, se donte të zbulonte çfarë ishte ky 21 janari.Nuk po e gjente dot.

Atëhere i shkruajti rojes së dyqanit që ka qenë roje i Zenit.

-Di gjë cfarë i ka nddhur Zenit më 21 Janar e pyeti?

-Oh le mos e pyet i tha ai. Jemi torturuar atë ditë. Ai mblodhi çantat dhe i bëri gati që nëse ndodhte diçka të iknim. U mbyll brenda me gruan dhe nuk doli deri të nesëmen në mëngjes. I binim derës herë pas here, t ëkuptonim a ishte mirë. Teta Lili filloi të lutej dhe thoshte o zot mos më gjen gjë fëmijët se ky popull është çmendur. Ça të them unë, tmerr e ka pas atë ditë.

-Ua e tmershme tha Karmina. Unë kam qenë e vogël se mbaj mend.

Pas kësaj Karmina e informuar i thotë Zenit.

-E mora vesh pse e ke bezdi 21 Janarin.

-Pse i tha Zeni?

-Paske ndenjë brenda me ish gruan gjithë ditën e gjithë natën. S’ke faj shpirt. Tmerr paska qenë.

1 komente në “Karmina mëson në New York për 21 Janarin”

  1. Il mediterraneo says:

    Bir o Dule ku e ngule i thone kesaj !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje