Pasi lexoi reagimin e Doktorit mbi rrahjen e Edi Ramës, Kaçit i lindi një ide brilante në kokë.
-Ky rast duhet shfrytëzuar, tha me vete. Nuk mund ta lë të më iki pa përfituar asgjë.
Dhe ja nisi punës. I kërkoi një kafe Doktorit dhe ai e priti me qejf të madh.
Pasi u përshëndetën dhe bënë disa biseda rutinë për gjërat e ditës, Kaçi i doli në temë.
-Doktor, kam reflektuar thellë, i tha Kaçi, dhe më rezultojnë disa gjëra makabre për Edi Ramën.
-Çfarë të rezulton Kastriot, i tha Doktori? Jam shumë kurioz të të dëgjoj.
-Ai ka pasur agjentët e fshehtë në radhët e tua, kanë ushtruar dhunë atëhere mbi disa opozitarë, që të të fajësonin ty, dhe pastaj ikën.
-Diçka kam kuptuar Kastriot. S’ke çi ban. Koha do vërtetojë gjithçka, që unë s’kam pasur dorë në asgjë të keqe.
-Ke shumë të drejtë, i tha Kastrioti. Tani po e mendoja kur më rrahën mua më 28 maj. Më kapën tek “Lidhja e Shkrimtarëve”, më tërhoqën zvarrë. E mbaj mend fytyrën, ishte Sali Shehu. Pastaj erdhi Paulin Sterkaj, ma futi dhe ai një shkelm duke më sha “bythq..”.
Tani po e mendoja gjatë dhe më rezulton që ata të dy janë me Edi Ramën. Që atëhere i ka pas fut Edi Rama në radhët e policisë, kur ishe ti president, për akte dhune, me qëllim që ta pësoje ti, d.m.th njerëzit të të fajësonin ty.
-E ke drejtë shumë, i tha Doktori. Njësoj si më 21 janar. Njësoj. Dhe më 21 janar dy oficerë që ishin me ne, dolën që kishin qenë agjentë, se u bënë socialistë pas 23 qershorit. Agjentë dhe vetëm agjentë. Ata e kanë bërë gjithçka.
-Paska qenë plehrë e madhe, tha Kaçi i hequr në fytyrë. Përfytyro që për vite të tëra më ka detyruar mua të të urrej ty. A ka krim më të madh se kaq?
-Kastriot, qetësohu. I ka jeta këto keqkuptime. Rëndësi ka që e ke kuptue të vërtetën. Dhe të tjerët do ta kuptojnë.
-Jo, këtë nuk ja fal vetes kurrë, tha Kaçi i mërzitur. Më ka poshtëruar si intelektual. Na ka detyruar të urrehemi me njëri- tjetrin, ndërkohë që po të ishim bashkë të dy që nga ’91, mund të kishim bërë çudira në këtë vend.
-Kastriot, …dakord…ke të drejtë…shiko, ai i ka bë këto gjëna, por ne duhet të shikojmë përpara. E ardhmja na takon ne.
-Ke të drejtë, i tha Kaçi.
“Pa dale pak-tha Saliu-me bere te reflektoj thelle…Mos valle edhe ti ke ardhur sa per te me bere mua pisin – pis dhe pastaj te ikesh perseri tek “ata”???…
“Te lutem,Doktor,nuk duhet te me prekni ne seder…Ne doni te sigurohij per besnikerine time ndaj Jush, me “prekni” perseri me ndonje shkop ne koke apo ne kurriz,ma prisni mishin me gershere,vendosmeni ne sqetulla veze te zjera…”…
“Te besoj!-i tha Saliu- Qenke vertet KOMUNIST i vendosur!!!”…
Dhe menjehere shikoi rreth e rrotull se mos e degjoi njeri… ?
PD qe atehere e hengri
Kur filloi te mblidhte te perzenet e PS
Si mund te votoje nje i djathte per ketàLuli duhet ta kete parasysh
Edhe 55 me shume i prish pune.