“Kaubojsi” ka vendosur të jetë kandidat për kryetar të PS. Në fjalimin hyrës që mbajti për marrjen e këtij vendimi, ai tha:
“Po marrë sot vendimin më të rëndësishëm të jetës teme, që të jem kandidat për kryetar i Partisë Socialiste për shumë arsye, disa prej të cilave, do t’i nënvizoj më poshtë.
Përpara se të merresha me politikë, unë mendoja se ky ishte një post shumë i rëndësishëm, që u takon njerëzve të mëdhenj të kombit, që kanë përkushtim dhe kulturë të madhe. Por kam vrejt se qyshkurse kam ardh në Tiranë, me u marr me politikë, kryeministri dhe kryetari i PS, ka ndenj më shumë jashtë shtetit, se brenda. Kjo më mbushi mendjen se posti i kryetarit të PS, që do të jetë njëkohësisht dhe kryeministër, është një post që i përgjigjet më shumë diasporës, pasi rri jashtë. Dhe në këtë fushë, unë mendoj se jam më i aftë se Edi Rama, pasi unë e njoh emigracionin më mirë se ai. Kjo më bindi së pari të marr guximin të kandidoj.
Së dyti, më nxiti shumë intervista e Blushit, që tha se në këtë parti bën karrierë, po të mos kesh lexu libra, po të jesh ndërtues, po të kesh bë ndonjë grabitje a vrasje, dhe po të kanë heq patentën.
Me thënë të drejtën, tre nga këto katër kushte i plotësoj, por nuk e kuptoj këtë Blushin që ka lexu libra, pse do me kandidu. Pastaj janë dhe do sende që duhen sqaruar, se këtu në PS, ta bëjnë për të madhe po ke vjedh ndonjë banesë apo ndonjë gjë në supermarket, por po vodhe miliona kur je ministër, po vodhe tendera librash, apo uniformash, të thonë intelektual. Ene kjo nuk është e drejtë. Jemi parti socialiste, taksat i kena progresive dhe fajin duhet me e pas progresiv, jo të sheshtë për të gjithë njësoj.
Edhe kjo puna e ndërtimeve duhet me pa. Se unë jam kaubojs ene ndërtimet i bëj në emër tim, këtu e në Milano, nuk jam si ata që futen mik me marr leje e marrin nga një kat. Ata demek quhen sekserë, ne quhena ndërtues, se pagujmë dhe sekserët, dhe taksat. Ene kjo s’është e drejtë, dhe Rama e Blushi duhet ta korrigjojnë.
Së treti, jam nxit në këtë vepër timen dhe nga një llaf që kam dëgju mfsheftas në korridore të PS, që nuk do ketë fare garë për kryetar në këtë Kongres, por vetëm për forume. Po qe kshu, dal dy herë i i fituar, edhe jam kandidat, edhe nuk jam humbës.
Duke qenë i vendosur t’i shkoj deri në fund kësaj rruge, uroj dhe dy rivalët e mi në garë, të respektojnë rregullat e lojës dhe të më dëgjojnë me vemendje kur flas”.
e kam degjuar dhe nga dikush tjeter qe thot se kryeministri ehte me shume jasht shtetit por them mjer ata qe nuk kuptojne se shyepia pa cati nuk vlen asnje grosh keshtu eshte dhe dalja jashte shtetit si catia qe nbon shtepine ajo mbron shqiperine nga ujqerit qe vazhdimisht kane tentuar qe ta hane.uqerit e brendeshem dhe te jashtem.i ashtuquajturi kauboj tani ti futet punes e ti kere shakate se pastaj i del boja.shtypi ate kerkon gallate.
M base ke dhe te drejt te mendosh dhe te veprosh po me fal e hengre nuk mjaftojne 1 miliarde $ per hakmarrje shqipetaresh mundohu te kuptosh o njeri me kapele