Kunati mbledh opinione mbi deklaratën e avokatëve të CEZ

27 Janar 2016, 20:19Antena TEMA

Pasi u bë publike letra e avokatëve të CEZ në të cilën ata dëshmonin se beteja për ta politizuar çështjen ishte politike dhe ishte bërë nga kundërshtarët e tyre, Kunati mblodhi me urgjencë një sërë opinionesh nga brenda PD mbi lëvizjen e rradhës që duhet të bënin.

Doktori: Faron mos ta shikoj më në zyrë. Më ka gënjyer tre herë rradhazi. Për të tjerat e kam thënë fjalën time në kohën e duhur.

Luli: E vërteta është se ne nuk duhet të tërhiqemi. Jo një herë, jo dy herë jo tre herë, por tridhjetë herë të dështojmë, ne sërish duhet të provojmë t’i përçajmë ata. Unë rrugë tjetër se si bëhemi shumicë nuk di. Këtë kam pas dhe në platformën time përballë Olldashit.

Jozi: Kjo asht një lojë e Lulit me fajësu Doktorin që ka dasht me mbrojt Metën. E vërteta asht se ai ka flirtu me Edi Ramën në Vjenë dhe don me pshtu tani. Po të jetë burrë ai largohet.

Ed Halimi: Ky më duket lajm i keq. Mirë që nuk kapëm ndonjë lek, por s’kapëm as ndonjë përçarje. Tersllëk i madh.

Paloka: E gjithë kjo bëhet pasi kjo qeveri do rrëzohet në fund të Janarit. Të tjerat nuk kanë rëndësi. Populli do ngrihet dhe do ta tërheqë zvarrë këtë qeveri. Dhe meqë këta e dijnë se u kanë ngelur dhe katër-pesë ditë, sajojnë gjëra të tilla.

Strazua: Unë kam rezervat e mia për Lul Bashën dhe do t’ia them hapur ta dëgjojnë gjithë shqiptarët. Ai nuk duhet të bjerë në kurthin e atyre që i thonë “puno natë e ditë, të rrëzosh qeverinë”. Ai duhet të bëjë kujdes për shëndetin pasi do na lërë opozitën rrugëve. Vura re se në ditët e ftohta nuk mbante kapele dhe tani që ka dalë dielli vishet hollë.Edhe nga gjumi zgjohet më herët. Kjo është e rrezikshme. Basha duhet t’i dëgjojë këto kritika dhe të reagojë me përgjegjësi. Me Ilir Metën merrem vet.

Ruli: Ca të them unë biro, na e tha Doktori po se besuam. Mos lodhemi kot tha se tek CEZ nuk ka gjë e di unë, por tek kjo e Tomës duhet ngulur këmbë, që t’i mbushet mendja Tomës që ka dash ta vrasë. Por ne, në përpjekje për të trimëruar Tomën të kthente pushkë, e trembem Tomën, se e besoi vërtet. Doktori nuk na ka faj. E tepruam vetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje