Pas lajmit se një deputet i PD nga Veriu i ka kërkuar Xhesikës ta mbajë “si vajzë sheiku” me pare, Muli u detyrua të bëjë një sqarim publik, duke përjashtuar veten nga kjo akuzë.
“Jam i detyruar të bëj këtë sqarim publik pas deklaratave të Xhesikës për një deputet të PD nga Veriu.
Aryeja përse po distancohem është se ka shumë insinuata sikur ai deputet jam unë. Kjo vjen nga fakti se duke qenë deputeti më i rëndësishëm i Veriut për PD, meqë vij direkt pas atij burrit në Qarkun e Kukësit, dhe meqë kam pas dhe eskortë, të gjithë mendojnë se unë kam tani eskorta me femra dhe i paguaj shtrenjtë.
E vërteta është se unë njoh plot këngëtare dhe modele, se jam marrë dhe me Forumin Rinor të PD, por kjo nuk ka lidhje me Xhesikën.
Më poshtë po rreshtoj arsyet përse nuk është fjala për mua.
Së pari unë nuk jam tip që i mbaj dashnoret me lekë, por i frymëzoj me intelektin tim. Ato vijnë me mua, se gjejnë zgjuarsinë, integjencën natyrale, dhe një profil të thellë kulturor, që femrat i tërheq si magnet.
Është ky kyçi i sukseseve të mija me femrat dhe jo lekët. Ato janë hollësira të parëndësishme, para personalitetit tim.
Së dyti edhe ata që aludojnë se mund ta kisha bë këtë sakrificë për PD, e kanë gabim, pasi PD ka plot figura të show bizz nga Librazhdi, biles një prej tyre këngëtare e mirënjohur që garoi dhe për kreun e Forumit Rinor të PD.
Kështu që ne e kemi të mbuluar Librazhdin me personalitete të kësaj fushe dhe nuk do të ishte e udhës të bëja dhe unë sakrificë tjetër.
Së treti është e pakuptimtë që në këto momente dramatike të PD, unë të lidhem me një person të show bizz me të cilën nuk diskutoj dot as për reformën në drejtësi dhe as për Byronë e Hetimit. Bile po ta vije re intervistën e saj, ajo fshehte detaje nga biseda, çka do të thotë se ajo në parim është kundër Byros së Hetimit. Me femra të tillë jo intelektuale, unë nuk lidhem kurrë dhe nuk pranoj as të kem shoqëri formale.
Së fundmi përjashtohen të gjitha mundësitë që ai person të kem qenë unë, pasi siç thotë dhe Xhesika në fund, ajo ka refuzuar duke i thënë shoqes së saj, se “ai nuk më pelqen”. Këtë nuk mund ta thotë asnjë femër për mua, dhe kjo është kryearsyeja që ai person nuk jam unë.
Me nderim
Qyqa dockete qene Serxho Mazneku me pallen e tij 1 milioneshte
O Mul kerkoja ate senin Grigjes,e ke kollaj fare ta jep me nji her.
Ka mundesi qe behet fjale per Paulin sterkaj se sic e pershkruan ajo here pd here ps, malok doc dhe i papelqqyeshem qe ne kallup
O Mero pse se thua troc se nga ai vend qe eshte ky idioti Muli vetem gomarica mund ti afroheshin. Tani eshte kethyer ne nje gomari qe e mban per kapistalli Berisha dhe sa here ja tund kapistalli pellet sa ska mut ti mbylle gojet.